back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shembja e Teatrit Kombëtar në 2020, çmenduria e fundit e duetit Rama&Veliaj – nga Aleks Kapllaj

Gazeta

17 maj 2020 - Shembja e Teatrit Kombetar
17 maj 2020 – Shembja e Teatrit Kombetar

Shembja e Teatrit Kombëtar në 2020,

çmenduria e fundit e duetit Rama&Veliaj

nga Aleks Kapllaj

Mbrojtja e Teatrit nga AMT, është simbol i qëndresës dhe ndërgjegjësimit qytetar, i demokracisë për të reaguar e mbrojtur kudo në Shqipëri, trashëgiminë kulturore, arkeologjike, artiktektonike dhe historike, që ka vendi ynë, si vlera e identitetit dhe qytetërimit të lashtë të popullit tonë, në të gjitha kohërat.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është për shumë shqiptarë një ndërgjegjësim kulturor e demokratik edhe për mbrojtjen e vlerave të tjera kombëtare si ajo e Durrësit mijëravjeçar, që u betonizua edhe aty ku kishte pjesë të qytetit antik, të mbuluar nga koha dhe braktisja e qëllimshme e institucioneve të gjitha kohërave, pa u konsultuar me arkeologët e vendit, apo ruajtjen e kolonave të Apollonisë e braktisur nga ministria përkatëse dhe e lënë në mëshirën e fatit të vandalëve apo të agjentëve atmosferikë, si dhe ruajtjen e identitetit të vilave të italianëve që i kishte projektuar arkitekti Giulio Bertè, që janë shembur për t’i lënë vendin ndërtimit të grataçelave, lavatriçet e bandave kriminale të trafikut dhe kultivimit të narkotikëve, të prostitucionit e trafikut të njerëzve dhe të armëve, një pjesë të cilëve Rama i futi në parlament, në polici dhe në drejtimin e bashkive.
Aleks Martin Kapllaj
Aleks Martin Kapllaj
Në historinë e njerëzimit, asnjëherë nuk ka ndodhur që shkatërruesit e veprave të trashëgimisë kombëtare të jenë qeveritë e vendeve përkatëse. Atë s’e bëjnë as pushtuesit, në shumë raste. Por kur babëzia e qeverive të korruptuara është e pangopur dhe e pandalshme, për fitime, ata janë gati të shesin edhe vendin e tyre e jo të rrafshojnë në kulmin e Pandemisë, me 17 maj, ora 4 e 36 e mëngjesit të vitit 2020, Teatrin e projektuar dhe ndërtuar nga viti 1938 (28 tetor) deri në vitin 1943, nga arkitekti Giulio Bertè, Drejtuesi i Zhvillimit Urbanistik të Tiranës.
Kur injoranca shkatërruese e tyre, shkon deri atje sa, Erjon Veliaj, njëri nga vendimmarrësit e shembjes së tij, deklaron para aktores italiane Muti, (ku krenaria e tij e pavend, se këtë ndërtesë e kemi dhuratë nga pushtuesit fashistë italianë, (nuk ka pushtues të mirë) tregon inferioritetin e një njeriu mediokër, i paaftë, i padenjë as për detyrën e administratorit të një pallati, maksimumi mund të bëjë një portier pallati), se ndërtesa ku ai ka vite ku projekton, organizon dhe urdhëron shkatërrimin e identitetit të kryeqytetit tonë me betonizimin e tij, pra ndërtesa e Bashkisë, sipas Veliaj, është ndërtuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur në fakt punimet kishin mbaruar në vitin 1931, në kohën e mbretit Zog. Niveli i ulët i tij dhe i Ramës, të cilët vendosën fatin e shkatërrimit të Teatrit tregon edhe pasojat tragjike, që kanë ata në keqqeverisjen e vendit, që në bashkëpunim me një grup njerëzish të oborrit të “mbretit lakuriq”, grabisin në mënyrë strukturore të gjitha të ardhurat e taksapaguesve shqiptarë, të cilët në mënyrë reciproke mbajnë pushtetin politik dhe ekonomik të vendit tonë.
Megjithatë nuk e mendoja se do të arrinin deri aty. Sepse shpresoja, që arkitektët që punojnë me Ramën, do të ndërhynin ta bindnin atë, për vendimin e tij të gabuar, sepse ai vendim shënon edhe fundin e tij politik.
Tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë, të të gjitha bindjeve politike, të djathta dhe të majta e shohin Ramën, si një njeri të dalë jashtë kontrollit, pa një ekuiliber mendor në lartësinë e detyrës së tij dhe se rrezikshmëria ekzistenciale për vendin tonë, është e dukshme për çdo shqiptar, nëse fatet e vendit, qoftë edhe për disa muaj, do të vazhdojnë të jenë në dorë të një njeriu me probleme do të kishte pasoja për të gjithë ne.
Por, ky vit do të jetë vit i ndryshimeve pozitive për fatin e Shqipërisë me rikthimin e demokracisë me 25 prill, që përkon edhe me një vjetorin e mitingut të 2 marsit të 2020, i organizuar nga i vetmi istitucion jashtë kontrollit të Ramës, kur komisioni parlamentar i ngritur nga ai, për shkarkimin e presidentit dështoi me turp, sepse Komisioni i Venecias e konsideroi antikostitucional.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.