back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Shën Nëna Tereze, Mrekulli feje dhe dashurie – Album filatelik me parathënia nga Dom Lush Gjergji

Gazeta

Nene Tereza - Ne pullat Shqiptare
Nene Tereza – Ne pullat Shqiptare

Shën Nëna Tereze, Mrekulli feje dhe dashurie

Parathënia nga Dom Lush Gjergji

“Nënë Tereza në pullat shqiptare”
album dygjuhësh shqip-anglisht
libri i ri me autor studiuesin, Hysen S. Dizdari
 
Gjatë jetës dhe veprimtarisë së bujshme të së Lumes Nënës Tereze pati shqyrtime, vrojtime, vlerësime të ndryshme, por me një theksim dhe tipare të përbashkët, që mund ta shprehim edhe kështu: mahnitja, nderimi, falënderimi ndaj flijimit të saj në të mirë dhe në dobi të varfërve ndër më të varfër, të sëmurëve ndër më të sëmurë, të gërbulurve, të atyre që ishin në buzë të vdekjes, në mbrojtje të jetës njerëzore kudo që ajo ishte në rrezik.
Këtë e kishte thënë dhe zbatuar me shumë përpikëri dhe dashuri Nëna Tereze me këtë parim: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”.
Ajo ishte mike e pashoqe e të varfërve, të mjerëve, të pashpresëve, të gjithë atyre që vuanin në trup apo në shpirt. Me dashurinë e saj e ka gjetur “mjekimin” apo “barin” kundër çdo sëmundjeje: Dashurinë në veprim. Kuptohet, në trajtimin e tyre, ajo ua kishte dhënë vetveten, jetën, dashurinë, ua kishte kthyer shpresën. Ky aspekt cekej në analizat e saj kur thoshte: “Asnjë sëmundje, as gërbula, nuk mund ta shëmtojnë njeriun, që unë mos të njoh në ata vëllain apo motrën time, edhe më tepër, vetë Jezusin”.
Pa këtë fe dhe dashuri Nëna Tereze s’kishte pasur mundësi as 24 orë të jetonte dhe vepronte në mesin e të gërbulurve, të atyre që janë në buzë të vdekjes, të varfërisë dhe mjerimit të paparë në Kalkutë, në Indi, në botë. Shumë njerëz s’kanë fuqi as t’i shohin me sy, jo më t’i prekin me dorë dhe zemër njerëzit e tillë, edhe më pak të jetojnë dhe veprojnë në mesin e tyre, siç ka bërë Nëna Tereze dhe vazhdojnë guximshëm “Misionaret e Dashurisë”.
Nene Tereza - Ne pullat Shqiptare (pjesa e pasme)
Nene Tereza – Ne pullat Shqiptare (pjesa e pasme)
Nëna Tereze kurrë nuk ka pasur fonde as për veti, as për motrat e saj, por ka jetuar si të varfrit ndër më të varfër. Edhe kur e mori Shpërblimin Nobel për Paqe në Oslo, më 10 dhjetor 1979, bankat norvegjeze i ofruan kamata të larta, nëse ajo do të kursente dhe afatizonte mjetet në bankat e tyre. Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e vendosur: “Kur të varfrit e mi do të kenë xhirollogari bankare, atëherë edhe unë, ne do t’i kemi… Unë me këtë Shpërblim do ta ndërtoj “Qytetin e Haresë” për të gërbulurtë Kalkutës dhe të rrethit… Ne jetojmë plotësisht të varura nga Provania e Zotit dhe bamirësia e njerëzve…”.
Shën Nëna Tereze është Misionarja e parë në 2000 vjet të krishterimit dhe të njerëzimit kishte vetëm një qëllim: flijim, dhurim dhe besnikëri nda Zotit – Dashuri dhe vëllait apo motrës Njeri. Ajo më pat thënë kështu: “Pasi e kuptova se Zoti është Dashuri, unë s’duhet të bëja më asgjë, përpos t’u dhuroja dhe dëshmoja njerëzve këtë Dashuri”.
Ja, kjo paraqitje ndoshta na ndihmojnë ta kuptojmë botën, jetën dhe veprimin e Shën Nënës Tereze, që është shprehur në mënyrë artistike nëpërmjet botimit të monografisë të Hysen Dizdarit “Nëna Tereze në pullat shqiptare”.
Ajo edhe neve na porosit: “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim” dhe vazhdonte: “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes” duke përfunduar kështu: “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.