back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shëngjini, fotografuar nga Kel Marubi në fillim shek. XX dhe një dokument i Kadastrës së Venedikut…

Gazeta

Shëngjini, fotografuar nga Kel Marubi në fillim shek. XX
Shëngjini, fotografuar nga Kel Marubi në fillim shek. XX

Shëngjini, fotografuar nga Kel Marubi* në fillim shek. XX

dhe një dokument i Kadastrës së Venedikut

Sipas kadastrës së Venedikut për krahinën e Shkodrës, viti 1416-1417, në fshatin e Rrencit në malin e Shëngjinit (Renesi in la Medoa) 13 shtëpi dhe kryefamiljarët ishin:
Martin Matriza (kryetar i fshatit),
Andre Matriza,
Gjergj Balashi,
Zarri Balashi,
Martin Renesi (Rrenci),
Nikollë Renesi (Rrenci),
Martin Mesi,
Andre Bardhi (i madh),
Andre Bardhi (i vogël),
Alesio (Llesh) Bardhi,
Lazër Bardhi,
Morich Radi,
Nikoll Suma.
Burimi: Sime Ljubiç, “Starine”, Vol XIV, botim i vitit 1882.
Familja Matriza ishte nga Rubiku, dhe e kanë marrë emrin nga mali i Matrizës ku ndodhet kalaja me të njëjtin emër, e ndërtuar në fillim shek. VI. Familjen Bardhi, sipas dokumenteve të shek. XV, e hasim në disa vendbanime të zones së Rubikut (Rubik, Velë, Katundi i Vjetër, Spiten, etj). Sipas traditës, Bibajt e Kryezezit (Rubik) emrin më të hershëm e kishin Bardhi. Radi është një nga fiset e vjetra të Oroshit, një pjesë e të cilit kishte migruar që herët në Kosovë, etj. Suma është ndër familjet e vjetra arbërore. Në dokumentet e shek. XV, e hasim në zonën e Rubikut, Malaj, Selitë, Drisht, Shkodër, etj. Në vitet 20 të shek. XV, Andre Suma ishte Ipeshkëv i Dioqezës së Arbërit. Sipas traditës, Sumajt e vendosur në zonën e Lezhës (Manati, etj, nga fillim shek. XV) janë me origjinë nga Gjegjani i Mirditës.
*Një foto me kishën e Shën Gjon Pagezorit (San Giovanni di Medua) dhe me portin e Shëngjinit e përdorur si kartolinë. (Zef Përgega)
.
MIRDITA: Histori dhe aktualitet
Marre nga Faqja e FB e Ben Mirdites, 20 shtator 2020
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.