back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Shënime nga Rusia pjetërburgase – nga Parid Turdiu – (5 – 6 qershor 2018)

Gazeta

Shën Pjetërburg
Shën Pjetërburg

Shënime nga Rusia pjetërburgase

nga Parid Turdiu

(5 – 6 qershor 2018)

***
Nuk mund tё them se dita e parё nё Petёrsburg ishte e kёndshme, por qe interesante.
E para, bёnte ftohtё, shi dhe erё. Guida na tregoi njё barcaletё pёr verёn nё Petёrsburg: “9 muaj rrijmё me shpresё, tre muaj zhgёnjehemi.” Sot ishte vёrtet njё ditё dimri.
E dyta, ky ёshtё njё vend ndryshe. Kёtu shteti vjen pёrpara individit, dhe si rrjedhim çdo person zyrtar me uniformё, qoftё edhe portjeri i muzeumit ёshtё mё i rёndёsishёm se publiku. Janё si vlonjatё, u gёrthasin turistave!!
Nё Pallatin e Katerinёs binte shi me gjyma. Ajo – guida – e kishte program qё do na çonte tё vizitonim parkun e pallatit. Ne protestuam, nuk donin. As na pordhi fare. Na tёrhoqi zvarrё nёpёr shi se “kёshtu ёshtё urdhёri”. Portjerёt qafderra tё pallateve kujtojnё se janё pjesё e superstrukturёs kulturore tё Shtetit, se helbete, punojnё nё sektorin e kulturёs, kurse ne nuk jemi veçse disa tё huaj budallenj qё paguajmё pёr tё parё mrekullitё e tyre, dhe tё drejtohen me arrogancё “Futu n’rrjesht! Po tё kullon çadra. Dil pёrjashta shkund çadrёn!” (Krejt ndryshe nga xhentilesa e Suedisё)
Sa pёr “mrekullitё”, janё tё mbifryra. Kёta kujtojnё se çfarё kanё, por nuk janё ndonjё thagmё…
Qyteti ёshtё padyshim interesant, po nuk ёshtё i vjetёr, vetёm 300 vjeç. Ndёrtesat janё 200 vjeçare. Si pjesa cariste, ashtu edhe ajo komuniste, dёshmojnё pёr planifikimin e centraizuar tё Shtetit. Pjetri e pushtoi kёtё tokё, dhe i vrau pronarёt origjinalё dhe e kishte dyst tё vetёn. Prandaj dizenjoi rrugё, sheshe dhe parqe tё gjёra. Trojet pёr ndёrtesa ua falte oficёrёve tё vet, se donte tё vinin kёtu, qё tё krijohej njё oborr perandorak. Bile dha urdhёr qё asnjё ndёrtesё guri nuk mund tё ndёrtohej nё gjithё Rusinё, pёrveç Petёrburgut.
Bollёku i tokёs vihet re edhe nё blloqet socialiste nё periferi, jashtё qytetit tё vjetёr. Janё blloqe gjigande ndёrtesash, tip parafabrikate, me shume tokё bosh rretheqark. Helbete, ёshtё Rusi, toka ёshtё e shtetit dhe ka sa tё duash. Kanё njё sens planifikimi arkitektonik, por janё tё zhveshura e tё zymta.
Ndryshon Petёrsburgu nga qytetet perёndimore, qё i kanё ndёrtuar njerёzit, jo shteti, duke optimizuar pronёn private.
Petёrsburgu ёshtё interesant, disi irreal. ёshtё uniform, me pallate 200 vjeçare me 3-4 kate, pjesёrisht jo tё mirёmbajtura, kanale dhe rrugё tё gjera. Nuk ka qytet tjetёr si ky.
Njerёzit tё pabukur, tё pambajtur, me “rracё” tё papёrcaktuar si shqiptarёt, por disi me bjondushe, se jemi nё veri.
.
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)

***

Në fakt Petërsburgu është i jashtëzakonshëm.
Qyteti carist është shumë i madh dhe krejt i paprekur. Nuk ka pothuajse asnjë ndërtesë moderne, asnjë ndërtim pa leje, as qoftë edhe një kioskë apo tendë. Kjo e bën qytetin shumë formal, të ftohtë, me rrjeshta pa fund fasadash baroke prej stuko, mbi kanale të drejta me brigje guri, pa qoshka a vrima të improvizuara. Lokalet janë brenda në pallate, të padukshme nga rruga (imagjinoni ndërtesën e ish KQPPSH).
 
***
Qyteti sovjetik është monumental, me blloqe gjigande brutaliste e racionaliste, të ndërtuara jo pa shije, por jashtë proporcionit njerëzor – ndërtesa të stërmëdha të rrethuara nga hapsira të stërmëdha, ku njeriu duket si mizë. Rrugët janë xixë të pastra. Dritaret dhe ballkonet e qytetit sovjetik po kalben, duke i dhënë pamjen e e një kufome madhështore.
Nuk i përziejnë arkitekturat. Qyteti bashkëkohor sapo ka filluar, jashtë sovjetikut, me gratacielin e Gazpromit, stadiumin e ri për mondialin e futbollit dhe një megakompleks apartamentesh, që duken të vetmuara në hapsirën e gjerë të gjirit të Finlandës.
 
***
Sonte isha ne theatrin Aleksandrinski për të parë balet. Koha ishte ndalur 100 vjet më parë. Asgjë nuk kishte ndryshuar që kur llozha imperiale mbushej nga Romanovët, as kadifja e sedileve, as kostumet e balerinave, as skenografia prej butaforie të vërtetë.
.
Shën Pjetërburg - Teatri  Aleksandrinski (foto P. Turdiu)
Shën Pjetërburg – Teatri Aleksandrinski (foto P. Turdiu)
***
Gjithë ditën kam pyetur veten çfarë ka të çuditshme Petërsburgu?
Ngrirjen në kohë!
 
***
Është një kishë shumë e bukur në Petërsburg: Kisha a Shpëtimtarit mbi Gjakun e Derdhur. Është ndërtuar egzakt mbi vendin ku u vra me 1881 Aleksandri i II, Çlirimtari. Quhet kështu se çliroi bujkrobërit.
Brenda në kishë është ruajtur si vend i shenjtë kalldrëmi ku iu derdh gjaku dhe parmaku prej hekuri ku u mbështet i plagosur.
Një histori absurde pushteti dhe vulnerabiliteti. 2/3 e rusëve ishin skllevër të çifligarëve. Cari ishte aq i fuqishëm sa i çliroi thjesht me urdhër, pa nevojë për referendum a parlament. (I çliroi edhe Lincolni, por me vendim të Kongresit.) Aleksandri i II ishte liberal. Edhe Finlandës i dha autonominë.
Pavarsisht nga pushteti absolut ishte thjesht një njeri i brishtë si të gjithë ne. Kishte shkuar për të vizituar vëllanë e vogël Mihail në pallatin Mihaillovski. Në dalje të pallatit, në rrugën buzë kanalit ku po kalonte karroca për të shkuar në Pallatin e Dimrit, anarkistët i hodhën një bombë. Vetëm u dëmtua karroca. Kozakët e gardës deshën ta hypnin me nxitim në një karrocë tjetër, por ai, konfident në liberalizmin e vet, doli më këmbë për t’u folur anarkistëve: “Pse më hidhni bombë? Nuk jam kundër lirisë për popullin…!”
Ata i hodhën një bombë tjetër dhe ia këputën të dy këmbët. I transportuar në Pallatin e Dimrit, Aleksandri vdiq nga hemoragjia në sy të gjithë familjes së vet të mbledhur rreth tij, që nuk u besonte syve.
Kështu përfundoi Aleksandër Liberatori, njëlloj si Lincoln Liberatori.
“Bëj mirë që të gjeshë keq!”
.
Shën Pjetërburg - Teatri  Aleksandrinski (foto P. Turdiu)
Shën Pjetërburg – Teatri Aleksandrinski (foto P. Turdiu)
***
Pallati i Dimrit dhe Hermitazhi ishte impresionant.
Pallati i Dimrit ishte selia zyrtare e carëve për 300 vjet. Ngjitur me të ishte Muzeu privat i carëve, Hermitazhi. Tani muzeu përfshin edhe pallatin.
Hermitazhi përmban vepra të artistëve kryesorë klasikë europianë. Ato janë edhe në muze të tjera të botës, por e veçantë këtu është se sallat formale të Perandorisë Ruse janë ruajtur në gjendjen origjinale, që mua, si i afeksionuar pas historisë më emocionuan: Salla e Shën Gjergjit me fronin e carit. Uau! Zyra carit! Zyra e kryeministrit të Rusisë (që tani e ka drejtori i Muzeumit)…
 
***
Guida quhej Natalia. Ishte 40 vjeçe, me dy fëmijë, doktore e shkencave historike dhe pedagoge në universitet. Burrin e ka doktor. Fitojnë nga $1000 në muaj. Qeraja e një apartamenti dhomë e kuzhinë në qendër është $800. Kanë blerë një apartament me tre dhoma gjumi në një pallat historik. Kanë edhe një dacha në fshat. Prindët e saj kanë dy dacha, që asaj i bie t’i trashëgojë njerën.
.
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
***
Pronat nuk u janë kthyer pronarëve origjinalë. Apartamentet u janë privatizuar banorëve, si në Shqipëri. Guida tha: Eshtë e pamundur të kthehen pronat. Si mund të nxjerrësh nga shpia një që ka dy breza aty, për t’ia dhënë pronarit origjinal, siç ka ndodhur në vendet baltike?!
Gabim i madh!
I thashë: Si mund të lejoni miliarderë të rinj dhe të mos njihni pronarët e vjetër? Dmth pronësia në Rusi nuk qenka e shenjtë. Një ditë, si u është marrë të vjetërve do t’u merret edhe të rinjëve.
Në fakt rusët janë mësuar kështu.
Ata ishin një tribu luftarake. Tokat e Petërburgut ua morën finlandezëve, tokat e Detit të Zi, tartarëve. Eshtë vend shumë i pasur. Dolëm në katunde: Tokë pafund, e papunuar, bari deri në brez, ujë dhe pyje. As merret vesh se e kujt është… e shtetit… Ia jep Putini oligarkëve me PPP…!
.
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
***
Nuk e di si do të shkojë Rusia pas Putinit, se është një sistem piramidë që varet nga qeveria. Nuk është si Amerika, ku njerëzit vetëqeverisen.
 
***
Në fund guida e futi një paragraf propagandë putiniste: “Falemnderit që erdhët në Rusi. Po të konsiderojmë se çfarë shkruajnë mediat perëndimore për ne, treguat kurajo të madhe që erdhët. Siç e shihni nuk jemi njerëz brutalë e agresivë. Patë ushtarë të armatosur me automatikë? Patë prezencë të theksuar policore? Pra, mediat e huaja gënjejnë. Ju presim me dëshirë të madhe të ktheheni përsëri.” (Guidat punojnë me licencë nga shteti!)
 
***
Rusia nuk të krijon përshtypjen për e varfër…
Popullsia është si kotëmkot, diverse, një i hollë, tjetri i trashë, një i shkurtë, tjetri i gjatë… Jane grabitqarë, nuk janë si shqiptarët, mijëra vjet në troje të veta; janë sllavë, vritu në luftë dhe kap troje sa majtas djathtas. Askush nuk ka ia idenë se ku i ka rrënjët.
.
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
Shën Pjetërburg (foto P. Turdiu)
***
Po lundrojmë afër bregut drejt Estonisë. Pyje pa fund, plazhe të virgjëra. Sikur lëndë druri të shesin këta janë në rregull… Në mes të pyllit një projekt gjigand. Pastaj pyll 100 kilometra. Pastaj një central nuklear. Vetëm shteti i bën këto vepra kolosale në mes të humbëtirës. Kur zhvillimi vjen spontanisht nga njerëzit ka një shumicë veprash të vogla, jo një pakicë veprash të mëdha. Nuk e di si do të shkojë Rusia…
 
Marrë nga muri i fb i Parid Turdiut, 5-6 qershor 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.