back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shfajësimi s’na lehtëson, përkundrazi na turbullon akoma më shumë… – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Shfajësimi s’na lehtëson, përkundrazi

na turbullon akoma më shumë…

nga Elona Caslli

Është e rehatshme të thuash se në historinë 30 vjeçare të postdiktaturës, ne si shoqëri nuk kemi pasur asnjë faj. I gjithë faji ka qenë veçse i politikanëve, që na kanë drejtuar dhe kaq. Ne si shoqëri jemi krejt e pafajshme dhe faji fillon dhe mbaron tek udhëheqësit tanë.
Lind pyetja: Me kë ndërvepruan udhëheqësit tanë për të ardhur dhe për të qëndruar në pushtet?! Me veten e tyre nuk kanë ndërvepruar, pasi po të kishin bashkëpunëtor veçse veten e tyre, nuk do të qëndronin një ditë në pushtet. E pra, ka segmente të ndryshme të shoqërisë që kanë ndërvepruar dhe mbështetur sistematikisht udhëheqësit tanë.
Për të qenë më konkrete në këtë vëzhgim:
Edi Rama & George Soros
Edi Rama & George Soros
-Kryeministri fyen gazetarët dhe ne themi: -Pse nuk u ngritën gazetarët nga salla të iknin dhe ta braktisnin Kryeministrin?!
-Kryeministri vë në rresht stafin akademik të universiteteve në vend dhe ne themi: -Pse nuk u ngritën pedagogët nga salla të iknin dhe ta braktisnin Kryeministrin?!
-Kryeministri vë në rresht mjekët në oborrin e spitalit dhe ne themi: -Pse e takuan dhe nuk e braktisën mjekët Kryeministrin?!
-Kryeministri i vë në rresht studentët, me të famshim Pakt për Universitetin dhe ne themi: -Pse nuk e rrëzuan Kryeministrin studentët?!
-Kryeministri vendos rregulla absurde për fëmijët në shkolla dhe e kthen këtë të fundit me turne dhe ne themi: -Pse i zbatojnë rregullat mësuesit dhe pse nuk revoltohen?!
-Kryeministri dhe kabineti i tij e plaçkit këtë vend ditën për diell dhe ne themi: -Nuk ka drejtësi në këtë vend. Prokurorët janë të gjithë të shitur.
-Kryebashkiaku e gjymton Tiranën në çdo skaj dhe ne themi: -Ku është shoqata “Tirona”?! Ku janë Tironsit?! A thua se ky kryeqytet nuk na përket të gjithëve!!
E pra, i bëjmë të gjitha pyetjet e mundshme veçse pyetjen: “Ku jam unë?!” – nuk e bëjmë ndonjëherë.
Nëse Kryeministri do të refuzohej nga të gjitha segmentet që përmenden më lart, nuk do të qëndronte 24 orë atje ku është.
.
Post Scriptum: Nëse duam ta shfajësojmë veten, mund ta bëjmë, por kjo nuk na kthjellon.Veçse na turbullon. Edhe faji ka hierarki! Nuk mund të kemi të gjithë të njëjtin faj, sikundër nuk mund të jemi të gjithë të pafajshëm.
.
Marrë nga Muri i Fb i Elona Casllit 29 shtator 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.