back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Shkò Meshàr – Poezi nga Gjosho Vasija

Gazeta

Gjosho Vasija 2010
Gjosho Vasija 2010

Shkò Meshàr – Poezi nga Gjosho Vasija

“Meshari” i Gjon Buzukut, libri i parë i shkruem në gjuhën shqipe, u ekspozue për nji periudhë njimujore në eksponatet e Bibliotekës Kombtare… Ishte me të vërtetë nji emocion i veçantë me e pa at libër të randë, e të motshëm 500 vjeçar, aty mes xhamash ku dëshmohej e shkrueme nji gjuhë e lashtë, shumë e lashtë… nji gjuhë e vetmueme dhe e pashoqe e kësaj bote të madhe… Pikërisht ky fakt dhe kjo ngjarje e ka prekë edhe shpirtin e nji artisti si Gjosho Vasija, dhe ndoshta para lamtumirës së tij të fundit na ka dhurue kët perlë poetike kushtue Mesharit…
Të falemnderës Gjosho, për shumë të qeshuna dhurue prej teje, po në veçanti për kët dashni fisnike të shprehun aq amël ndaj gjuhës shqipe!
jozefradi…

Meshari origjinal 2012
Meshari origjinal 2012

Shkò Meshàr

Udha e mbarë se t’erdhi ora
me u kthye prap n’Vatikan,
ç’po na dridhet zemra e dora
tash që del prej vendit tand…

Nuk ke faj “Meshar” i Gjonit
jashtë të nxorri historia,
fjalët Tueja si ujë kronit
nuk i donte osmanllia.

E prandej mërgimin ndoqe
dole tej Adriatiku,
me u rradhitë me shokë e shoqe
n’Vatikan ku s’ish rreziku.

Udha e mbarë “Frytmadhi” Gegë,
s’ke ma leje, veç nji muej,
e dij, malli ka me t’djegë
mor për tokë, për mal e ujë,
n’pesqind vjet loti t’asht pjekë
tue ndej larg me vllazën Tuej.

Por me shpresë se për mbas sodit
ktu lirija do t’marrë shndet,
kà m’u zbutë kjo qenie e Zotit
e me t’mbajtë në gji të vet…

Udha e mbarë “Libër ngallnjyes”,
ke marrë vlerë n’gjithë botën mbarë,
mos harrò, kushdo që të pvesë
thuej Meshàr, un jam shqiptar.
Gjosho Vasija 8.12.2012

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Osmon Kaceli
    Me t’vërtetë perlë…
    Ashtu si thu ti Jozef, unë kam mbushë sytë me lot, kur ma recitoi me atë zà melodioz, e me pasionin që e karakterizonte Gjoshon! I shndritën sytë nga gëzimi, kur unë i shpreha pëlqimin duke ia quejtë “nji perlë poetike” që e meritonte Meshari”!

    (Marrë nga Muri i fb 4 prill 2014)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.