back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Shkodra nuk është pronë private e askujt…

Gazeta

Kulla 37 kateshe e Shkodres...
Kulla 37 kateshe e Shkodres…

Benet Beci
Shumë interesant dhe shpresëdhënës takimi me rreth 20 arkitektë ndërkombëtarë, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar dhe jurinë për Rozafa Tower, organizuar nga Rozafa Group, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama,tē gjithë shumë entuziastë për të ardhmen e Shkodrës.
Juria shpalli fitues projektin e studios spanjolle “Segalscano dhe FRPO” që prezantoi një projekt shumë inovativ, i cili jo vetëm do të jetë një pikë e re moderne reference për qytetin, por dhe do të rrisë e përmirësojë cilësisht dhomat e hotelerisë e sallat e konferencave, në përgjigje të rritjes së kërkesës turistike në qytet.

Deputetja Greta Bardeli
Deputetja Greta Bardeli
Shkodra nuk është pronë private e askujt
reagim nga deputetja Greta Bardeli Gjoni

1.Asnjë vendim pa u dëgjuar më parë zëri i qytetarëve të Shkodrës!
2.Shkodra nuk është pronë private e askujt dhe kullat nuk mund të vendosen sipas dëshirës të Kryeministrit!
3.Kanë 1 vit që përveç 1 cope hekuri të ndryshkur në hyrje, asgjë tjetër nuk i kanë ofruar Shkodrës!
4.Qytetarët e Shkodrës e kanë të pamundur të marrin leje zhvillimi, janë bllokuar!
5.Qytetarët e Shkodrës e kanë të pamundur të marrin çertifikatën e pronësisë, janë bllokuar!
6.Të gjitha këto mund të merren vetëm me urdhër të Kryeministrit, jo duke zbatuar ligjin!
7.Qytetarët e Shkodrës vendosin, jo Edi Rama dhe kasta e tij e korruptuar kokë e këmbë.

#shkodraepara
#jokulla
#nekrahteqytetareve

Protestë kundra Betonizmit të Shkodrës
Protestë kundra Betonizmit të Shkodrës

Beci i Ramës, ngul kullën e betonit si heshtë në zemrën e Shkodrës

Në një vit nga marrja mafioze e detyrës, sot është koha të shohim mashtruesin e shkodranëve në veprim, duke i ofruar kullat shumëkatëshe që do t’i zënë frymën Shkodrës.
Sot bashkë me mentorin e tij politik, që nuk del asnjëherë nga lloji, në një spektakël me rregji, në mungesë të plotë transparence, pa marrë mundimin për t’u konsultuar asnjëherë as me specialistët as me qytetarët e Shkodrës, u ofron kullën 35 katëshe si një heshtë në zemër të qytetit.
Vasali i krimit në Shkodër Beci, sot na ofroi skandalin e radhës që do ta vuajnë në vite brezat e këtij qyteti.
Sot u pa se sa e njeh historinë e Shkodrës, sot u kuptua qartë se nuk njeh aspak Kolë Idromenon dhe vizionin e tij, arkitektin e këtij qyteti që sot po e betonizon, Edi Rama dhe “ushtari” i tij Benet Beci për arsye korruptive!
Sot shkodranët e panë sjelljen e neveritshme të atij që nuk e lidh asgjë me këtë qytet e në vend që të mbrojë interesin e qytetarëve, zgjodhi t’i serviloset e të mbrojë interesat e padronit të tij dhe krimit që e zgjodhi.
Mafia e ndërtimit e drejtuar nga Rama sot nisi të lulëzojë edhe në Shkodër, në shërbim të atyre që vodhën zgjedhjen e shkodranëve.
Ja përse u duhej Shkodra, për ta vjedhur, shkelur dhe tjetërsuar. I fundit qytet që kishte shpëtuar nga jargët e babëzisë së hajnave me pushtet, i fundit qytet, qendra e të cilit ngjante me një qytet perëndimorë arkitektura dhe historia e të cilit duhej mbrojtur me fanatizëm, ra në duart e babëzisë së padijes, injorancës dhe krimit që nuk njeh çka asht e bukura!

Ps. Projekti për ndërtimin e kullës është në kundërshtim me të gjithë kushtet zhvillimore të përcaktuara në Planin e Përgjithshëm Vendor, Bashkia Shkodër, miratuar me vendim të KKT nr.5, datë 16.10.2017, i ndryshuar, i cili parashikon si lartësi maksimale në kate 7+2, si dhe nuk respekton të gjithë treguesit e tjerë teknik të përcaktuar në këtë plan si dhe në Planin e Detajuar Vendorë të kësaj njësie.

Marrë nga Muri i FB, Bardh Spahia, 16 korrik 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.