Shkolla dhe Shoqëria Jonë…*
nga Ardiana S. Prishtina
nga rubrika e kangëve
Arsimi në Kosovë asht në gjendjen që asht, ndër të tjera sepse, krejt po dojnë me dijtë, e me kallxu që po dijnë, e kurrkush s’po don me kuptu. Kurrikula, strategjia, bla bla bla…
Në fakt, na po i edukojmë fëmijët qysh në fillore që me kuptu asht diçka që t’ndodh kur të rritesh. dmth. kuptimi asht diçka që t’vjen me moshë. “Hajt se kur të rritesh e kupton”; “I vogël je ti me e kuptue.” “Ec bre, çka kupton ti, picimuli.” dhe krejt kjo vuloset natyrisht me kurrikula, strategji, udhëzime, notime bla bla bla… Dhe natyrisht, krejt kjo nji rrenë e madhe. Ose qysh kishin me na korrigjue në shkollë: nji gënjeshtëëër.
Qysh jemi dëshmitarë vet, kur të rritesh prap nuk kupton, jo, nuk kupton, nëse s’je mësue me kuptue si i vogël. Dhe a e din pse, se për me kuptue duhet kurreshtje dhe guxim me ba pytje të budallavta, pra guxim mos me dijtë. E në shkolla tona, nëse diçka të mësohet gjatë rrugës tue u rritë, asht që me pasë kurreshtje asht marre, e me bo pytje të budallavta asht nana e marres.
Prandaj nr. 1: nuk bojna pytje hiç, dhe mundohemi krejt senet me i zgjidhë tue dhanë përgjigje.
Prandaj nr. 2: nuk zgjedhim gati kurrgjo, eh, kahnjiherë e kena fatin zgjidhen do sene vet, sa me na pshtu prej vetes.
Për mos me hy ma thellë e me i ra shkurt, nëse kishim me e ba kangë problemin e arsimit në Kosovë ajo kishte me tingllue, sipas meje, kështu:
“e di, e di, e di, e di, e di, e di, e di, e diiii, e diiii, e di, e di, e di, e di, e di, e diiiii, eeee diii, e ddiiii, e diiii, e di, e di, e di, e di, e di.”
dhe natyrisht kangën e dijmë krejt gjithashtu.
“Mëso shum për ate çka të intereson ma së shumti, në mënyrën ma të padisciplinume, ma të parespektueshme dhe ma origjinale që asht e mundshme”. ka thanë Richard Feynman. (ku? vete gugllin? lehtë e gjen: goodreads, citimi i dytë. nashta s’ia kam qëllure bash me përkthim. korrigjomë.)
Shkolla jonë ta ndalon bash këtë. Shkolla jonë asht krejt e kundërta e kësaj. Dhe në fakt kjo ndalesë fillon qysh në shpi. Aty ku fëmijës ia mësojmë kangën e parë: “mos, mos, mos, mos, shujë, mos, shujë, mos, mos, mos, shujë, shujë, shujë!”
.
E çka po du me thanë un me kte asht: po nuk e ndryshuem ma së pari komplet botëkuptimin tonë ndaj edukimit e arsimit, dhe po nuk provuem veç pak me e kuptu zhvillimin e fëmijës, kot e kena me kurrikula “moderne” e me strategjija të reja, e budallakina të tilla.
Shkolla ose bahet nji vend ku fëmija mundet me u formu komplet si njeri, ose ka me dështu çdo herë me mësu për nime najsen të randësishme naj fëmi, p.sh: me dyshu, me dashtë, me rezistu, me përballu, me u tutë, mos me u tutë, me kundërshtu, me dështu, me fitu, me u rritë, me kriju vlera, me ndryshu vlera, etj. E un nuk e di çka t’duhen krejt tjerat, nëse nuk i ke këto.
Qysh duhet me u dokë botëkuptimi jonë për shkollën e rrjedhimisht qysh duhet me u shtramue sistemi arsimor në Kosovë, nëse dojna që aj me qenë i suksesshëm asht e thjeshtë: jo si tempull i dijes, por si xhungëll e kuptimit;
Shkolla duhet me qenë nji vend ku fëmiu humb në kurreshtjen e vet. Si në xhungëll ma. Paramendone lezetin e madh kur e gjen veten kohë mas kohe, veç për me e humb prap, e me e gjetë prap, e humb prap, e gjetë prap, e humb prap, e gjetë prap.
Nji udhëtim pafund. Paramendone nji libër të tillë tash në dorë t’nji fëmije. Edhe? A po e sheh edhe ti nji fëmi që lexon me qef?/ a.s.p. për këtë kuptim e moskuptim
p.s. rrota u shpikë moti
*Titulli redaksional nga radiandradi