Shkolla e mesme profesionale Charles Telford Erickson
“priti” sot nxanësit e shkollës që mban emrin e tij
Golem, Kavajë, 27 shtator 2021
Sot nxënësit e shkollës Profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem të Kavajës, e kanë filluar mësimin duke nderuar themeluesin e shkollës së tyre të vitit 1925, e që mban emrin e Tij, njeriut që i kushtoi jetën e tij dhe të familjes, Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Vendosja e këtij busti ka odisenë e vet, pasi ka në qendër një punë të palodhur, sistematike, pasionante në kohëzgjatje, që i kam kushtuar asaj figure të ndritur të kombit amerikan dhe jo vetëm atij. Pas botimit dhe prezantimit të librit me titull “Ch. T. Erickson – Jeta dhe Vepra në Shqipëri dhe për Shqipërinë”, promovuar për nder të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë, iu vura punës për përjetësimin e veprës së Tij në një bust prej bronxi. Ajo vepër u realizua falë bashkëpunimit me:
1.Zonjën Matilda Çanaku – Drejtore e Shkollës;
2.Skulptorin Kreshnik Xhiku – autori i Bustit të Skënderbeut në Londër, (përveç veprave të tjera);
3.Nipin e Erickson-it, z. Paul Erickson Jr. – dhe antarëve të familjes, pasardhës që jetojnë në ShBA, si në Washington D.C, Oregon, Boston, New York, California, Florida, etj. Lista e tyre gjendet në pllakën anësore te piedestalit;
.
Ceremoni më të bukur për fillimin e shkollës se ata nxanës nuk besoj të ketë patur në këtë ditë të fillimit të vitit shkollor në Shqipëri.
Sqarim: Përmendja e emrit të Charles Telford Erickson, këtij amerikani që shkriu jetën për Shqipërinë, ka qenë i ndaluar me vendim personal të Enver Hoxhës në veprën e tij: “Rreziku Anglo Amerikan për Shqipërinë”.
Pyetje: Kush janë pro dhe kundra – amerikanët në Shqipëri? Ata që iu ngrenë monumente amerikanëve që kontribuan për Shqipërinë, apo pasardhësit e atyre që e ndaluan përmendjen e emrit të tyre për 50 vjet?!
Proud to be Albanian!
.
Marrë nga muri i FB i Mal Berishës. 28 shtator 2021