back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632 – nga studiuesi amerikan Edwin Jacques

Gazeta

Edwin Jacques - The Albanians
Edwin Jacques – The Albanians

Shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632

Studiuesi amerikan Edwin Jacques

Data e hapjes së shkollës së parë shqipe
del se është më e hershme se Mësonjëtorja e Korçës

Shkolla e parë shqipe është ajo e vitit 1638. Dhe ky fakt përmendet nga historiani amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present).
Edvin Zhak në librin e tij dokumenton se shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632.
Sipas këtij studiuesi, shkolla e parë, dhe jo e vetme e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632.
“Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.
Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Ai përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahinë jugore të vendit, prej Dhërmiut.
Edvin Zhak shkruan po ashtu se se në vitin 1877 në qytetin e Shkodrës kishte një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.

Marrë nga Portali Dijasot.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.