back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shkrimet intelektuale që “sollën demokracinë” Jozef Radi

Gazeta

Jozef Radi 2000
Jozef Radi 2000

Shkrimet e intelektualëve që “sollën demokracinë” Jozef Radi

Jemi në fundvjeshtë të vitit 1989…
Në atmosferë ndjehet se komunizmi i ka ditët e numruara. Është krejt nji Perandori e Kuqe që tashmë po thërmohej prej vetvetes, prej dështimit total ekonomik, deri te çveshja e individit prej çdo vlere në emër të nji kolektiviteti absurd… Presidenti rus, Mihail Gorbaçov ka dhënë sinjalin e alarmit… dhe po përpiqej ta largonte kët përbindësh të përgjakur, shtatëdhjet vjeçar nga gremina e historisë… Katovica e Famshme, Gllasnosti dhe Perestrojka e tij janë vetëm diagnoza që shërbenin veç për të fituar kohë, pse asgjë s’mund ta shpëtonte të vdekurin klinik… Pra qe e vështirë… shumë e vështirë… pothuaj e pamundur… të shpëtohej Komunizmi dhe filozofia e tij e dështuar…
Me 9 Nëntor të 1989, mbas disa javësh protestash publike, qeveria e Gjermanisë Lindore shpall se do të lejoheshin vizitat në Gjermaninë Perëndimore. Mjaftoi ky lajm dhe nji turmë e madhe qytetarësh gjermanolindorë të vërshojnë për të kapërcyer në mënyrë demostrative Murin, dhe në shenjë simbolike duke rrëzuar pjesë të tij.
Rrëzimi i Murit shërbeu si simbol i Rënies së Komunizmit dhe Bashkimit të Gjermanive, i cili u realizua me 3 tetor 1990.
Mbas protestash të gjata popullore dhe rrebelimi masiv në qytetin e Timishoarës, në dhjetor të vitit 1989, Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij Elena, të mbështetur nga Sekuritade e famshme e tij, largohen me helikopter nga kryeqyteti rumun. Pranë Târgovishtes ata braktisin helikopterin, pasi janë urdhëruar nga ushtria, e cila deri në atë kohë kishte kufizuar gjithë fluturimet në hapësirën ajrore të Rumanisë. Çausheskët fillimisht kapen nga policia, dhe më pas iu dorzuan përfundimisht  ushtrisë. Ditën e Krishtlindjeve, me 25 dhjetor 1989, diktatori Çaushesku dhe e shoqja u gjykuan në nji shfaqje-gjyq dhe u dënua me vdekje nga nji gjykatë ushtarake duke u ekzekutuar në Târgovishte.

Çausheskët para ekzekutimit...
Çausheskët para ekzekutimit…

Në fillim të vitit 1990, Republikat Balltike me Lituaninë dhanë shenjën e shkëputjes nga Bashkimi i Madh Sovjetik, duke çuar deri në vitin 1991 në shprishjen totale të BRSS…
Të gjitha këto ngjarje dhe dinamika e mësipërme e ndryshimëve të mëdha ndiqeshin me ankth në Byronë Politike dhe e kishin vënë në alarm serioz krejt shtetin komunist shqiptar, i dalluar për egërsinë dhe krimet e shumta në dëm të popullit të vet… Sigurimi i Shtetit, arma më besnike e Partisë, ishte i gjithi në alarm të mbrojtjes së “fitorjeve të arritura” me gjak e sakrifica…
Pikërisht në këtë periudhe fillon të shfaqet nji fashë drite edhe në realitetin shqiptar… Sigurisht janë fjalë… por ne ishim vendi ku “Fjala e Lirë” qe dënuar s’i askund tjetër…!!
Prej 8 prillit deri më 16 shtator të vitit 1990, në shtypin e Partisë së Punës dhe levave të saj në mënyrë periodike u shfaqën nji seri shkrimesh, ku me nji guxim qytetar (sigurisht të “liçensuar” nga Partia e Punës), do të dëshmohej “hapja” dhe kundërshtimi i regjimit komunist më obskuratinst të Lindjes…
Ndër emrat e intelektualëve që “habitën opinionin” shqiptar për “guximin e tyre intelektual” janë ata të poetit Bardhyl Londo, Profesorit Ylli Popës, doktorit Sali Berisha, shkrimtarit Ismail Kadare, regjizorit Kujtim Çashku dhe disa të tjerëve me tone dhe vlera minore… Janë gjithsej gjashtë shkrime. Pesë shkrime i përkasin periudhës prill-qershor ’90 dhe nji shkrim i përket periudhës së shtatorit të këtij viti… Ndërkohë midis këtyre shkrimeve duhet të shënohet fakti se me 1 korrik ’90, nisi shpërthimi dhe hyrja masive nëpër ambasada i shoqëruar me largimin e pesë mijë qytetarëve shqiptarë, ndërsa në fund të gushtit Ramiz Alia u kishte shpjeguar Intelektualëve të Kryeqytetit, situatën që po kalonte regjimi duke kërkuar edhe mbështetjen e tyre…
Sot, mbas 23 vitesh, prej kësaj “fushate shkrimesh”, ne po i paraqesim autorët dhe shkrimet integrale, për të gjithë ata që s’i kanë lexuar këto shkrime, por edhe për të gjithë ata që i kanë lexuar, për nji rilexim të ri sot, për të gjykuar mbi të vërtetën e ndryshimeve politike në Shqipëri dhe frytet e këtij tranzicioni që s’i gjendet fundi…
20 tetor, 2013

Gazeta Zëri Popullit
Gazeta Zëri Popullit

Ja lista e shkrimeve që do të paraqiten gjatë kësaj jave…

Bardhyl Londo
Bardhyl Londo

-Thirrjet e gjakut

Poemë nga Bardhyl Londo

8 prill 1990

Prof. Ylli Popa
Prof. Ylli Popa

-Në kërkim të kohës së humbur

nga Prof. Ylli Popa

e shtunë, 28 prill 1990 –  e diel, 29 prill 1990

Sali Berisha
Sali Berisha

Intelektuali përballë detyrave të kohës…

Intervistë me mjekun e njohur Sali -Berisha,

autoritet shkencor brenda dhe jashtë vendit 

20 Maj  1990.

Ismail Kadare
Ismail Kadare

-Si e shkrova Eskilin…

Ismail Kadare

17 qershor 1990

Kujtim çashku
Kujtim Çashku

-Arti nuk pranon kompromis me mediokritetin

Kujtim Çashku 

17 qershor 1990

Sali Berisha
Sali Berisha

-Demokracia dhe humanizmi binom i pandarë

nga Dr. Sali Berisha 

16 shtator 1990

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

  1. Të tana këto shkrime kanë qenë me porosi të shokut Ramiz Alia, dhe këta manekinët e parë të pseudodemokracisë shqiptare… dhe tanë nji popull i mashtruem te ne 23 vjet… Turp për këta njerëz me fytyra të rreme. Prin agjenti serb…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.