back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shkrimtarëve gegë që nuk shkruejnë gegnisht – nga Gjokë Vata

Gazeta

Gjokë Vata
Gjokë Vata

Shkrimtarëve gegë që nuk shkruejnë gegnisht

nga Gjokë Vata

Gazeta “shqiptare” në numrin e saj të datës 5 korrik 2016, botoi nji interviste të marrun nga Preç Zogaj. Ndër të tjera shkrimtari, a por poeti na thotë: “Më ka vrarë e vijon të më vrasë thellë në shpirt e folura invadente, dhuna ndaj gjuhës ndaj lëmimit të saj nëpër shekuj në kërkim të formave të komunikimit që lejojnë dialogun dhe stolisin të drejtën…” S’pari due ti ve në dukje ktij zotnisë se dlirja e shqipes nga fjalt e hueja nuk do t’lejonte fjalën “invadente” në vend të pushtuese e kjo dukuni negative asht ba pjesë përdorimi nga disa, e madje edhe gazetarë e gjuha jonë ka nevojë me u mbështetë në fjalët shqipe që i xevëndsojnë fjalët e hueja e përdorimi i bollekshem i fjalve të hueja kërcnon rrezikshëm ngecjen e gjuhës shqipe mrenda kufijve të padëshruem. E poeti Preç Zogaj sigurisht e din se nuk ka asnji gjuhë në botë me shkelje kaq mizore të së drejtës gjuhsore sa shqipja jonë. E nuk mund të ketë çudi kaq të madhe sa ktë që e shkakton ujdisja e disa shkrimtarve gegë me dhunën e urrejtjes komuniste kundër gegnishtes që asht edhe njikohsisht kryekput kundër shkencës gjuhsore e ktë urrejtje edhe kundër kryeveprave të letërsis shqipe.
Cila urrejtje mund ta kryente ktë masakër gjuhsore përveç asaj urrejtje që asht sinonim me komunizmin. E shkrimtarët gegë që shkruejnë në shqipen e kongresit politiko-gjuhsor janë miratuesat e ksaj urrejtje. Ky miratim a i nderon ata e ato e shkrimet e tyne? Fama e dhanun për hir të urrejtjes së gegnishtes nga urrejtsat e saj asht turpi i atyne që e japin e stërturpi i atyne që e pranojnë. E dihet mirë se zanafilla e vlersimit të shkrimeve të shkrimtarëve gegë që shkruejnë në shqipen e kongresit nga kundërshtarët e gegnishtes bahet me shtue zellin e ktyne shkrimtarëve ndaj përbuzjes së gegnishtes. Shkrimet e nji shkrimtarit gegë në shqipen e kongresit përbajnë tri fyemje seicila ma e randë se shoqja. Fyemje ndaj thesarit ma të madh gjuhsor, fyemje ndaj krijimtarive ma të mdha në letërsinë shqipe e të autorëve të atyne krijimtarive, e fyemje kundër sedrës së vet që e pyet të zotin: “Megjithse gegnishtja asht e kushteve ma të përshtatshme për të shprehunit e frymzimeve letrare, cili shkrimtar jugore shkruen në gegnisht? Përgjegja e ksaj pyetje e detyron ndërgjegjen e ktyne shkrimtarëve me e lanë bosh folenë e sajë në zemrat e tyne. E frymzimi pa bashkpunimin e ndërgjegjes në vend të artit ban pseudoart të ngjashëm me pseudoartin e realizmit socialist. Kush mundet me i folë shkrimtarit gegë që nuk shkruen gegnisht aq bindshëm për gegnishten sa veprat e letërsisë shqipe? Nuk ka as nuk mund të ketë shkrime të shkrimtarëve gegë që nuk shkruejnë gegnisht të asaj larmie gjuhsore që të dhuron gegnishtja. E kjo e vërtetë na kujton thanjen: “Hallati punon e i zoti lëvdohet” Atëhere cili asht justifikimi i braktisjes së gegnishtes nga braktisësat e saj? Poeti që m’i dha shkas ktij shkrimi pyet: “Çka do të jemi po ta humbim gjuhën?!” “Çka mund ta bajë ma të qartë paralajmrimin ogurzi të humbjes së shqipes së nxjerrja jashtë ligji e gegnishtes në të cilën janë shkrue rreth 75% e veprave të mdhaja letrare, kur dihet se veprat letrare po mbajnë gjithmon gjallë edhe greqishten e vjetër e latinishten e jo ma gegnishten që flitet nga 75% e popullsisë shqiptare.
Prandej shkrimtarët gegë që shkruejnë në shqipen e përdorimit të sotëm po të shkruenin në gegnisht nuk do t’i banin nderë gegnishtes, por vehtes që do t’i rreshtonte me të mdhejtë e gegnishtes dhe do ti bindte plotësisht e përfundimisht se kongresi politiko-gjuhsor i 1972-shit s’asht tjetër veçse treguesi i përpjekjes së dështimit ma të turpshëm, qoftë edhe për faktin se nji gjuhë e folun nga 75% e popullsisë që vazhdojnë me ja trashëgue brezat njani-tjetrit asht gjuhë e asaj gjallnie të pavdeksisë. Veprimi që nuk i prin justifikimi nuk i përket urtisë as së drejtës, e pra cili asht justifikimi i shkrimtarëve gegë që e kanë braktisë gegnishten? Heshtja e ksaj përgjegje asht krejt e ngjashme me matin e shahut…
.
Marre nga muri i fb i Gjokë Vatës, 12 Maj 2021.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.