back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Shlyejni emnin tim, prej poshtërsive tueja! – Letër dërgue Dr. Pashko Camaj – nga Idriz Lamaj

Gazeta

Idriz Lamaj
Idriz Lamaj
Shlyejni emnin tim, prej poshtërsive tueja!
Letër dërgue Dr. Pashko Camaj – nga Idriz Lamaj

I përndershmi Dr. Pashko Camaj!
Siç e dini, unë (Idriz Lamaj) jam përjashtue zyrtarisht nga Vatra, së bashku me nji grup vatranësh, në shkurt të këtij viti.
Simbas fjalorit të përdorun në tekstin e përjashtimit, botue në Faqen Zyrtare të gazetës Dielli, me 12 Shkurt 2024, Drejtuesit e Vatrës na kanë përjashtue, tue na cilsue me shkrim si: “njerëz pa moral, injorantë, tradhtarë, banditë, kafshë…” dhe shprehje të tjera fyese, fyerje të cilat nuk i prisja kurrë nga Drejtuesit e sotëm të Vatrës.
Për fjalë të tilla fyese, që ju keni përdorë në tekstin e përjashtimit tim, kam marrë shumë shkrime dhe telefonata; natyrisht nga miq, shokë e dashamirë që kam, të cilët kanë shprehë zemrimin e tyne të thellë për fyemjet e përdoruna prej jush. Tue qenë i vetëdijshëm, se ato fjalë fyese ma shumë ulin moralin e atyne që i kanë shkrue n’atë mënyrë, se moralin tim. Unë nuk kam ba asnji reagim me shkrim ndaj përjashtimit tim nga Vatra.

Doktor Camaj,
në numrin e Janarit të gazetës Dielli, dalë në qarkullim nga fundi i Shkurtit të këtij viti, emnin tim nuk e keni shlye nga faqja e gazetës, ku radhitet në listën e emnave të Këshillit Drejtues të Vatrës. Edhe në mbledhjen e fundit që keni zhvillue në Boston, Mass., me 17-të Mars, po të këtij viti, me keni rehabilitue nga përjashtimi… Ju lutem miqësisht, shlyjeni sa ma parë emnin tim nga gazeta Dielli, dhe nga shkrimi në të cilin shkrueni edhe për rehabilitimin tim.
Këtë letër mund t’ia dërgoni edhe Dr. Elmi Berishës. Këtë letër unë do t’ua dërgoj vetëm pesë (5) vatranëve të përjashtuem në të njejtën ditë bashkë me mue dhe Presidentit të Nderit të Vatrës z. Agim Rexhaj. Kur ta shlyeni emnin tim, iu lutem mos shkrueni në gazetë se unë “kam dhanë dorëheqje”. Unë nuk kam dhanë dorëheqje nga Vatra. Ju me keni përjashtue zyrtarisht me fyemjet ma të ulta; ato fyemje të ulta nuk rehabilitohen në atë mënyrë që mendoni Ju. Shlyejni emnin tim dhe çdo gjà, nga ana ime, kalon në heshtje.
Doktor Camaj, Ju e dini fare mirë se unë kam dhanë kontributin tim për Vatrën dhe për Diellin pa ndërpremje, prej vitit 1967, deri me 12 Shkurt 2024, ditën që Ju me keni përjashtue nga Vatra, me nji gjuhë fyese që kurrë nuk e prisja nga ana e Juej.

Idriz Lamaj
N. Y., 20 Mars 2024,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.