back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Shqipëria 1911-1914 – nga Romeo Gurakuqi

Gazeta

Romeo Gurakuqi - Shqiperia 1911-1914
Romeo Gurakuqi – Shqiperia 1911-1914

Shqipëria 1911-1914

nga Romeo Gurakuqi

(Botim i vitit 2012, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes
së Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti i Historisë Bashkëkohore,
pranë UET, dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave)

Për realizimin e kësaj vepre është punuar nga viti 1995-2012.
Një pjesë e punës është zhvilluar paralelisht kur po shkruheshin edhe: “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914”
Nuk ka asnjë mbivendosje me pararendësin); dhe “Shqipëria dhe Çështja Shqiptare 1918-1921”
Këto tre librat mbulojnë projektin tim individual për rishkrimin e historisë së Rilindjes së Epërme, të Pavarësimit të Shqipërisë dhe janë të bazuar mbi burime arkivore të papërdorura deri atëherë nga studiuesit, bazuar mbi një studim të krahasuar të arritjeve të ngjashme mbi periudhën të studiuesve të huaj.

Historiani Romeo Gurakuqi
Historiani Romeo Gurakuqi

Përmbajtja e librit ‘Shqipëria 1911-1914’ është si vijon:

Në Pjesën e parë, trajtohen këto tema:
-“Kryengritjet Shqiptare të Viteve 1910-1911”,
-Gjendja në Shqipërinë e Epërme gjatë vitit 1910 – mars 1911;
-Qëndrimi i Malit të Zi, Serbisë dhe Austro-Hungarisë ndaj Shqipërisë;
-Kryengritja e Malësisë së Madhe, mars-gusht 1911;
-Diplomacia ballkanike dhe europiane mbi Kryengritjen e vitit 1911;
-Shqipëria e Epërme pas Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, rrjedhojat në planin shqiptar;
-Ndërlikimet ndërkombëtare dhe Projekti Austro-Hungarez i Principatës Autonome të Shqipërisë;

Pjesa e dytë përmban këto tema:
-Pavarësia shqiptare dhe çështja e caktimit të kufijve të shtetit të ri shqiptar 1912-1914;
-Shqipëria në vitin 1912
-Organizimi i Qendrës Drejtuese të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë fundit të vitit 1911 dhe fillimit të vitit 1912;
-Përgatitja e kryengritjes së përgjithshme;
-Një vlerësim mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912, në Kosovë dhe në Maqedoni;
-Vilajeti i Shkodrës në rrjedhen e vitit 1912;
-Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë;
-Zhvillimet ushtarake në Shqipëri në fund të viti 1912 dhe muajt e parë 1913;
-Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913 dhe çështja shqiptare;
-Qëndrimi i Mbretërisë së Malit të Zi ndaj çështjes së përcaktimit të kufirit veriperëndimor të Shtetit Shqiptar në Konferencen e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912-maj 1913);
-Rrethimi i Shkodrës;
-Traktati i 30 majit 1913 dhe vendimi i 29 korrikut 1913 mbi statusin e Principates se Pavarur dhe Neutrale, nën garancine e Fuqive te Medha.
-Problemi i Shqipërisë së Jugut në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, – Shqipëria e Jugut në vitin 1913;
-Vendosja e Shkodrës nën kontrollin e autoriteteve ndërkombëtare, maj 1913-dhjetor 1913;
-Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit;
-Mbretërimi i Princ Wied-it;
-Kryengritja Fshatare e Shqipërisë së Mesme gjatë mbretërimit të Wied-it;
-Përpjekjet e Austro-Hugarisë dhe Fuqive të Mëdha për të vendosur autoritetin e shtetit të ri shqiptar dhe caktimin e kufijve të tij në terren;
-Fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe copëtimi i autoritetit shtetëror në Shqipëri.

Sivjet, me rastin e 110 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike i është propozuar ribotimi i Monografisë, të cilës i është shtuar në përmbajtje, studimi mbi jetën politike, ushtarake dhe shoqërore gjatë vitit 1915 deri në muajin shkurt të vitit 1916, kur Austro-Hungaria vendosi nën kontroll ushtarak, administrativ dhe qeverisi në mënyrë të qytetëruar, pjesën më të madhe të trevave shqiptare deri në fund të vitit 1918.

Deri në ribotim, Libri gjendet në versionin e fundit (828 faqe) në Amazon

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.