back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Lazër Radi: Shqipëria në vitet ‘30

Gazeta

Shqipëria në vitet ‘30
Kopertina e librit Shqipëria në vitet ‘30

“Shqipëria në vitet ‘30” – Kronikë e përjetueme nga Lazër Radi

Libri u botua pa redaktim, Tiranë 1998 1000 kopje (fq. 264)

Vitet ’30, mbeten nji periudhë e artë në kulturën dhe letërsinë shqipe.
Autori i librit, Lazër Radi i ndodhun në vorbullën e atyne viteve, jep krahas kontekstit historik edhe nji pjesë të vërtetave të veta, për të cilat iu desh me heshtë për ma shumë se nji gjysë shekulli. Ky libër do të ishte ma i plotë, sikur ta kishte ndihmue koha dhe mosha. Megjithatë asht nji nga dëshmitë ma interesante dhe ma autentike të asaj kohe, vlerat dhe personazhet e së cilës do të shkatrroheshin në mënyrën më barbare, prej vandalëve të rinj…

“…Autori nuk është aspak inferior ndaj kolegëve të viteve ’30. As i magjepsur nga fama që u dha e arthmja, as i zhgënjyer nga nënflevtësimet e padrejta apo fragmentet e harresës… Më habit fakti se autori nuk vuan nga ndonjë kompleks i mosmirënjohjes apo i fatit të vet të keq. Në këto kujtime ai shfaqet i gjerë, zemërbardhë, i urtë dhe pasionant i ndrojtur…
…më shumë se kritik aty ndjehet jurist. Do të thoja se nën optikën e juristit është parë kjo vepër. Pakëz ftohtë! Ashtu siç i duhet historisë.
Vepra është me interes dhe shkruar me sigurinë e një shkrimtari…” v.zh.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.