Shqiptari Ortodoks që jetoi para kohës së tij
nga Col Mehmeti
Llazar Jakov Siljani âsht i pari shqiptar
që shkroi për shkakun kryesor të retardimit kulturor shqiptar.
Për kënd tjetër pos për analfabetizmin.
I lindun në vitet 1870, në Krakornicë të Rekës së Epërme, ky shqiptar ortodoks në fëmini përfitoi pak arsim në shkollën bullgare në Dibër, kurse si i rritun e kreu Liceun francez në Plovdiv të Bullgarisë.
Kjo, po e po, e bân si shqiptarin ma të rrallë të asaj kohe, por edhe nji soj të veçantë psikologjik.
Ai u bâ pjesë e atyne që ishin “Peaky Blinders” të kohës së vet, rinia alla-dostojevskiane e Plovdivit me prirje nihiliste e dispozicion anarkist e terrorist.
Llazar Siljani ishte pjesë e “Grupit të Gjenevës”, nji grumbull të rinjsh të shkolluem që bânin konspiracione anarkiste e violente me Mihail Gerdzhikovin në krye.
Te libri i Petar Mandzhukovit “Predvestnitsi na buryata” (Lajmëtarë të stuhisë) kallxohet sesi Llazari e vllau i tij Mihajli, kryen nji aksion si te “Peaky Blinders”: dhunë, revole e rrëmbim.
Sidokoftë, brenda Llazarit banonte edhe nji shqiptar i miredukuem siç shihet te libri i tij që e botoi në bullgarisht “Kush janë shqiptarët dhe gjuha e tyne” me 1910. Ai aty e thotë që “bezpismenosta” (analfabetizmi) i ka bâ shqiptarët trullana e pa rol historik, madje të tillë që kanë qenë hajri i të tjerëve dhe e zeza e vetes:
“Ata shqiptarë që mbetën në vendin e vet nuk kanë luajtur farë roli të rëndësishëm historik si popull i pavarur, për shkak të analfabetizmit të tyre. Përkundrazi, ata luftuan për turq e grekë, të cilëve ua zgjeruan territoret, kurse vetë u katandisën në fortifikatat e tyre të paqasshme natyrore, ku edhe sot i hasim si ndryshk arkeologjik”
Origjinali: “Ostanalite po mestata si albanci, ne sa igrali nikakva važna istoričeski rolja, kato samostojatelen narod, po pričina na bezpismennostta im, a sa vojuvali za smetka na turcite i gŭrcite, teritoriite na koito se razširjavali, a samite te, sa se sgŭstjavali iz nepristŭpnite estestveni ukreplenija, deto dnes gi namirame kato arheologičeska nahodka…”
Burimi: Lazar Siljani, “Koi se dnešnite albanci i tehnija ezik? (istoričeska spravka)”, Izdava Al. Pavlov Sofija, 1910, f. 3.
Marrë nga Col Mehmeti, 24 dhjetor 2024