“Shuhet” Legjenda e Kelmendit, Marash Mrnaçaj
Te enjten, 10 tetor 2019, në orët e paradites, në White Plaince Hospital, pushoi së rrahuri zemra e Legjendës së Kelmendit, atdhetarit antikomunist Marash Mrrnaçaj.
Në prani të Familjes së tij të dashur, e cila i qëndroi pranë gjatë të gjithë kohës së lëngimit, ai mbylli sytë dhe kaloi në amshim.
Iu prehtë shpirti në Paqë, njeriut qëndrestar, që u kthye në Legjendë, duke u arratisë nga Shqipëria Komuniste së bashku me familjen, kafshët e ngarkesës dhe bagëtitë.
Njoftimin për ndarjen nga jeta të Marashit, Diellit ia dha nipi i tij, anëtar i këshillit të Vatrës, Mark Mrnaçaj.
Në pritje të informacioneve për shërbimet funerale dhe ceremoninë e varrimit.
Pusho në Paqë Marash Mrnaçaj, shpirt i vuajtur dhe qëndrestar i paepur!
.
Gazeta Dielli
.
Ngushëllime familjarve të Marash Merrnaçajt
Familja Radi, ngushëllon sinqerisht gjithë pjestarët e familjes së madhë të zotit Marash Mërrnaçaj,
njeriun e sakrificave, kelmendasin e paepur, njeriun e palodhur, familjarin shembullor, malësorin zemërbardhë dhe gjithnji portë e hapur për çdo shqiptar që pati vështërsi të integrohej në Amerikë…
Ngushllojmë Markun, Diellën dhe Marijen për humbjen e Axhës së tyre të dashur, që ua lehtësoi me sa mundi ditët e vështira të interrnimit dhe vuejtjeve të gjata…
I lehtë i qoftë dheu kelmendasit krenar Marash Merrnaçaj, mik i shtrenjtë i Lazër Radit dhe i krejt familjes së tij…
me respekt Jozef Radi
.