back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shuhet poeti Nobelist suedez Tomas Transtromer

Gazeta

Nobelisti i 2011 - Tomas Transtormer (1931-2015)
Nobelisti i 2011 – Tomas Transtormer (1931-2015)

Shuhet poeti Nobelist suedez Tomas Transtromer

Poeti dhe fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, suedezi Tomas Transtromer, vdiq të enjten në moshën 83 vjeçare, njoftoi sot shtëpia e tij botuese, Bonniers.
Transtromer, i cili konsiderohet si mjeshtër i metaforës dhe një nga poetët më të rëndësishëm skandinav të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore – vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, tha zëdhënësja e shtëpisë botuese Bonniers Anna Tillgren.
Në koleksionet poetike të famshme, si “Dritare dhe Gurë” të vitit 1966, Transtromer ka përdorur metafora duke pasqyruar mendjen misterioze të njerëzve.
Puna e tij është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë, dhe ka pasur ndikim të madh te poetët nëpër Evropë, Lindje të Mesme dhe Amerikë.
Në vitin 2011 ai u shpërblye me Çmimin Nobel për Letërsi.
http://www.evropaelire.org

[youtube]https://youtu.be/CfW9DTN2BtE[/youtube]

Çmimet e fituara Tomas Transtromer

Çmimi i Poezisë “Bonnier”
Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë “Neustdadt”
Çmimi “Oevralids”
Çmimi “Petrarca-Preis” (Gjermani)
Çmimi “Kurora e Artë e Mbrëmjeve Poetike të Strugës”
Çmimi Suedez i Forumit Ndërkombëtar për Poezinë
Çmimi i veçantë “Lifetime”, prej koordinatorëve të “Griffin Trust for Excellence in Poetry” (2007)
Çmimi Nobel i Letërsisë, 2011

Tomas Transtromer (1931-2015)
Tomas Transtromer (1931-2015)

Harqe Romake poezi nga Tomas Tranströmer

Brenda në kishën e stërmadhe romake turistët ngushtoheshin
në gjysëmerrësirë.
Hark pas harku hapte grykën pa skaj e pa mbarim.
Disa dritë flakësh fjafurinin.
Një engjëll pa fytyrë më shtrëngoi
e më pëshpëriti në tërë trupin:
“Mos u turpëro pse je njeri, ji krenar!
Brenda teje hapet hark pas harku në pafundësi.
Ti nuk mbaron kurrë, dhe ashtu duhet të jetë.
“
Unë u verbova nga lotët
dhe më nxorën në pjacën që vlonte nga dielli
bashkë me Mr e Mrs Jones, zotin Tanaka dhe sinjora Sabatini
n
dhe brenda në ta hapej hark pas harku në pafundësi.
(përktheu Shqiptar Oseku)

Imzot! poezi nga Tomas Tranströmer

Disa herë Jeta më përplaset në sy mes errësirës.
Është një ndjenjë, sikur derdhet turma nëpër rrugët
e qorrta dhe të kujdesit, në udhë e sipër, për një thagmë,
ndërsa i padukshëm jam dhe shtatëngritur.

Ndërkohë që djali bie i dërmuar të prehet,
duke ia dëgjuar zemrës së vet çapërëndat.
Larg, tepër larg, gjersa të shkyçen rrezet
e agut, dhe e errëta portë të hapet.

Nuk jam zbrazësi, jam hapësirë
Kapërcimi i mureve është i mundimshëm, të sëmur,
por është i nevojshëm.
Bota është një. Muret ama…
Dhe muri është pjesë e vetvetes –
e di, s’e di, kështu është për të gjithë,
përveç fëmijëve të vegjël. Për ata nuk ka mure.
Qielli i kthjellët është hepuar mbi mur.
Ngjan me një urim në boshllëk
dhe boshllëku kthen fytyrën drejt nesh
duke përshpëritur:
“Nuk jam zbrazësi, jam hapësirë!”
Shqipëroi: Grigor Jovani
http://www.peshkupauje.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.