back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Shuhet Shërbëtori i së Keqes… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Shuhet Shërbëtori i së Keqes…
nga Adriatik R. Dosti

Ndaj dhe ju idhtaret e tij besnikë ndër vite keni gjithë “të drejtën” e mundëshme sot që të qani e të fryni sytë, të enjteni së qari… të ulërisni e të shkulni flokët e të çirrni faqet… madje edhe të vini shirit të zi në krah e “sipas zakonit” edhe të mos hani e të mos pini, e të hapni Mort…
U ka ikur sot dhe njëherë e përgjithmonë Gjeniu juaj… shkrimtari i madh, koka dhe vlera e kombit… gjigandi i letërsisë shqipe, siç e quanit ju… talenti i rrallë i penës …etj etj… ndaj qani e mos pushoni, Ok!
E kur të keni kry punë krejt me zakonet e adetet e rastit mos harroni të bëni “për të ndjerin” e shpirtin e tij edhe një hallve… Ok…
Por veç mos harroni kurrë se pa qënë së pari Njeri kurrën e kurrës nuk mund të jesh dot dikushi në asnjë fushë të jetës edhe sikur supertalent të jeshë… e pra ja që ai Gjeniu juaj që kur lindi, për aq sa jetoi e derisa vdiq përpos plot çmimeve, vlerësimeve, nderimeve e dekoratave pa fund që ju i dhatë ju ndër vite [sepse juve ju shërbeu – e kurrë kombit e popullit te tij]… kurre as ishte, as u bë e as ka për të mbetur në kujtesën e kombit e popullit te cilit i takon – Njeri.
Ai ishte, mbeti dhe u largua nga kjo bote si Shërbëtor i së Keqes… si shërbestari besnik i të gjitha pushteteve dhe i të gjithë pushtetarëve në pushtet… ishte e vdiq një Self Fish unikal… që si rrallë kush mendoj për bythën e vet e jo për kokën e trupin e këtij kombi, siç jeni munduar për dekada me radhë ta përligjni ju…!
Sot iku nga kjo botë besniku e shërbëtori i Diktatorit e i Diktaturës… Iku ai që edhe në ditët e fundit të jetës së tij ju tha shqiptarëve se… Shqipëria sot nën udhëheqjen e Edi Ramës po jeton ditët më të mira të historisë së saj kombëtare[???]…
Iku ai që relaksohej si kërkushi tjetër teksa e gjerbte kafen e mëngjesit me të “mirën e të mençurën” Elisë…

Kadaretë, Ramët dhe Macroni
Kadaretë, Ramët dhe Macroni

Iku ai që s’foli kurrë për Teatër-prishësit… për Tiranë-shkatërruesit, për shqiptarë-përzënesit… për bandito-pushtetarët… për hajduto-qeveritarët, për antishqiptarët e tradhëtarët e vërtetë të këtij kombi e të këtij populli… etj etj….
Iku ai që la pas Dy Shtëpi Muze të ndërtuara nga ata të cilëve ju shërbeu si pak kush…!!
Po në te tjerët ?
Ne “antiKadaretë” siç na quajnë rëndom idhtarët e ti… sot sikur ndjehemi disi më ndryshe… më të lehtësuar e me pranë Zotit…
Sepse të paktën korifeun tonë kombëtar Fishtën nuk do të na e shajë më dot një sharaman i lindur si ai që iku sot nga kjo botë…
Sepse Rugovën e mençur e patriot nuk do të na i përgojojë dot më veç për keq një altoparlant i prishur i llojit Kadare…
se mbi Martin Camajn, mbi Ernest Koliqin, mbi Arshi Pipën e shumë figura të tjera të denja kombëtare nuk do të mund të hedhë dot më baltë… një i vdekur si ky që iku sot…
Sepse në armiqtë e tij e të klasës të paktën nga sot e mbrapa nuk do na ndjekë më nga pas urrejtja e tij e frikëshme…
As Qeni i Kufirit nuk do të mundë më të na shqyejë dot… as Shqiponjat që fluturojnë lart nuk do të lodhen dot më për të gjetur se ku t’i kërkojë rrënjët e Partisë së tij Malua me shokë…
As vargjet këllirë për Baba Stalinin nuk do të mund të na i recitojë më dot kërkushi… e as Dimrin e vetmisë së madhe të Komandantit të Malos nuk do të na i lexojë më kërkushi e as e as pa fund… ne Malin me të këqija që ai Gjeniu juaj i la pas trashëgimi këtij vendi e këtij populli…
Iku ai që mori në qafë jetë njerëzore… iku nga kjo botë një Mëkatar i madh e i pa penduar kurrë.
E më së fundi… radha e gjatë dhe e herëshme e pritësit për Nobel-in aq shumë të ëndërruar… sot u gdhi me një radhë-pritës më pak!!
Iku dhe doli nga radha Shërbëtori i së Keqes… Përgjithmonë!

Marre nga Muri i FB A.R.D, 1 korrik 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.