Si e krijoi Perëndia Gruan
(nga Gojdhënat e popujve)
Kur Perëndija e Zjarrit desh të krijojë gruan pa me dëshpërim se të gjithë materialet i kishte harxhuar për krijimin e burrit…
Atëherë për të krijuar gruan e vrau pak mendjen, dhe u shty të marrë:
ecjen e dredhur të gjarpërit, të dridhurit e barit të njomë,
hollësinë e kallames, freskësin’ e trëndafilit, lehtësinë e gjethit,
syrin e zorkadhes, shkëlqimin e rrezeve të diellit,
paqëndrueshmërinë e erës, ëmbëlsin’ e mjaltit, ashpërsinë e tigrit,
flakën e zjarrit, zërin e bylbylit dhe dinakërinë e dhelprës…
Kështu me të gjitha këto bashkë krijoi gruan,
më të bukurën e krijesave të sajë,
e cila stolis botën dhe shtëpinë…
.
Marrë nga “Revista Minerva”