back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Si e shpëtova Arkivin e Policisë Rrugore të Vlorës në ‘97 – nga Myrteza Poshi

Gazeta

Vlorë - Mars 1997
Vlorë – Mars 1997

Rrëfimi i Myrteza Poshit është një dëshmi e ndërgjegjes së lartë qytetare
dhe qëndrim prej njeriu institucional i një nëpunësi
që e ndjen se shteti duhet të mbrohet nga barbaria, pa asnjë kusht!
Për këtë, ai meritonte të vlerësohej si një shembull i lartë qytetarie,
ndërkohë që është larguar nga puna!!!
jozef radi

Me mikun tim, Arben Fadil Lami, në Stadiumin e Vlorës
Me mikun tim, Arben Fadil Lami, në Stadiumin e Vlorës
Si e shpëtova Arkivin e Policisë Rrugore të Vlorës në ‘97
nga Myrteza Poshi
Ngjarje e jetuar – shkurt-mars 1997

Në fund të vitit 1996, sapo e kishim restauruar godinën e Policisë Rrugore në Komisariatin e policisë Vlorë, me ndihmën e dy-tre biznesmenëve vlonjatë.
Aty u sistemua në rafte të reja gjithë dokumentacioni i dosjeve të mjeteve, lejeve të drejtimit, në dosje të reja të rregullta me një indeks mjaft të saktë për atë kohë.
U lye dhe u mbulua me llamarinë të valëzuar edhe objekti e kishte lezet ta shihje.
Dhe duke qenë se ishim në ballë të godinës qëndrore, ndërtesa i jepte pamje të bukur edhe Komisariatit të Policisë.
Por në janar, në qytet filluan trazirat, dhe në fillim të shkurtit gjendja u acarua më shumë! U pa puna. Duhej menduar për dokumentat që të ruheshin. Dhe unë që isha në funksionin e shefit të kartotekës së policisë rrugore, po edhe me detyra të tjera si në qarkullimin rrugor në qytet po edhe në linjat jashtë qytetit.
Turmat filluan të vinin herë pas here përballë Komisariatit, po kur gjëndja u agravua shumë, mora një vendim personal, sepse aty nuk e kishte njeri mendjen për dokumentacionin, i cili ishte shumë i rëndësishëm dhe me vlera, aq më shumë që nuk ishte i hedhur në ndonjë databazë për ruajtje.
Inisiativën e mora vetë, me kokën time. Mora një polic qarkullimi, Halim Mehmetin, dhe me mjetin e tij privat i morëm nga kartoteka gjithë librat e indekset e lejeve të drejtimit si edhe librat e regjistrimit të automjeteve, një kompjuter të ri, që sapo ishte vënë në punë para një muaji, si dhe gjithë targat e reja dhe ato çfarë përbënin rrezik djegie, pra gjithçka që mund të humbte origjinën.
Dolëm nga Komisariati, për fat se dy minuta më pas erdhi turma e rebeluar, por ne tashmë e kishim marrë drejtimin për në rrugën transballkanike dhe shkuam urgjent në shtëpinë time, te pallati ku banoja, diku afër shkollës “Ismail Qemali”.
I nxorrëm nga makina i futëm tek dhoma ku flinte djali im (10 vjeç) ku me kujdes i sistemuam të gjitha.
U ndjeva tejet i lehtësuar dhe e falënderova shumë edhe Halimin. Ai iku, kurse unë vazhdova në shtëpi me rregullimin e dhomës.
Turma ndërkohë i kishte vënë flakën zyrave të policisë rrugore. U bë alarm i madh, shumë rrëmujë, e nuk merrej vesh se kujt po i vinte rradha për t’u djegur.
Mora në telefon oficerin e rojes, dhe i raportova për çfarë kisha bërë, më falënderoj, por i thashë kujdes mos ta marrin vesh që i kam unë në shtëpi dokumentacionin e policisë rrugore se po ta merrnin vesh e pësoja unë…!
Mbas dy muajsh duheshin sjellë përsëri në komisariat, ku u sistemuan sipas inventarit, dhe çdo gjë u vu në rregull, përveçse kompjuterit që gjatë transportit diçka ishte difektuar… dhe shefi i teknikës dhe radio-telefonisë, një farë oficeri mediokër D. B., më vuri në ngarkim 3000 lek për difektin…!!
Në korrik, më përjashtuan nga rradhët e policisë, ndërsa ky D.B. vazhdon punë, e deri më sot është po aty…
Mos ardhtë më ajo kohë dhe ato ngjarrje!
Sepse jo pak ngjarje më kanë mbetur në kujtesë nga ajo periudhë…

Marrë nga Muri i FB Myrteza Poshi, 12 mars 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.