Në fakt në këtë pikë fshihet një ndër enigmat më të mëdha të historisë europiane, ku dhe shqiptarët dashur pa dashur janë të përfshirë: A ekziston konflikti europian Lindje-Perëndim dhe kush janë aktorët e tij? Tre herë Lindja e ka “sulmuar” Perëndimin duke lënë gjurma të theksuara historike: pellazgët – sllavët – otomanët dhe që të tre kanë ndikuar domosdoshmërisht vetëm mbi shqiptarët dhe paraardhësit e tyre. Nga kjo domosdoshmëri ka lindur dhe konflikti historik midis popullates autoktone dhe të ardhurve, gjë e cila ose është fshehur ose është tjetërsuar. Nga ky konflikt rezulton se dhe kundra kujt kanë luftuar shqiptarët dhe paraardhësit e tyre. Përmasa e këtij konflikti është fshehur me marifet pas epokës së Kastriotit duke u anashkaluar konflikti historik real midis paraardhësve të shqiptarëve dhe shqiptarëve me të ardhurit. Prej këtej merr përgjigje dhe pyetje se kundra kujt kanë luftuar shqiptarët ndër shekuj pas vdekjes së Heroit të tyre Kombëtar, fakt i cili është shtrembëruar politikisht mbas 1945 (analiza historike e kësaj ngjarje nuk mund të mbështetet mbi produktin intelektual një shekullor të shtetit shqiptar).
Ndërsa përgjigja e pyetjes së të kujt riti të krishterë ishin Kastriotët është e lidhur me kohën që merret në referencë, pasi vetë Kastriotët, sipas rrethanave historike të krijuara, e kanë ndërruar formalisht fenë disa herë (pesë herë nga shek. XII-XV: katolik-ortodoks-musliman-ortodoks-katolik). Kështu që t’i përgjigjesh saktë kësaj pyetje duhen ditur më përpara këto rrethana për t’iu përshtatur sa më plotësisht diskutantëve të kësaj teme me pohimin se i kam lexuar me shumë vëmendje pretendimet e gjithseicilit, dmth:
a-Cila ishte historia e Ballkanit përgjat shek. XI-XV-të, cila ishte lidhja e saj me Krishtërimin Fetar dhe atë Institucional?
b-Vilët ishin Kastriotët, nga e kishin prejardhjen, ku kishin jetuar, kur fillonte historia e tyre?
c-Cila ishte dinamika e riteve fetare në Gadishullin Ballkanik, si kishte lindur Krishtërimi, si ishte zhvilluar kjo formë monoteiste, sa forma kishte Ortodoksia e Krishterë, si kishte ndikuar mbi popullatën autoktone? Kush forme monoteiste ka ndikur domosdoshmërisht mbi popullatën shqipfolëse, në këtë rast, përveç katolicizmit dhe ortodoksisë, kam parasysh edhe islamizmin doktrinar.
d-Cila ishte dinamika sociale e popullatës autoktone, në çfarë faze të zhvillimit ishte në raport me komshinjtë e vet, sidomos me serbët, bizantinët, vllehët e helenët?
e-Si përputhej popullata autoktone qoftë me familjen Kastrioti, qoftë me Krishterimin Institucional?
Unë e kuptoj shumë mirë që e gjitha kjo kërkon një studim të hollësishëm, por di gjithashtu se ne shqiptarët e viteve 1954-2018 jemi të indoktrinuar deri në palcë, kështu që të mund të kuptosh përgjigjet e rrethanave të mësipërme duhet ndërruar palca sociale që zotërojmë prej mbi gjysëm shekulli (në këtë rast duhet mësuar më përpara se si ndërrohet palca, apo me çfarë zëvendësohet). Por e keqja më e madhe e kësaj pune është se jemi të lidhur me prindërit tanë duke e pasur të pamundur shkëputjen nga e kaluara; dmth indoktrinimi ynë nuk është vetëm arsimor, por dhe familjar e edukativo-autodidakt. Do të mundohem të anashkaloj pikërisht ndikimin familjar mbi diskutantët e kësaj teme në FB, edhe pse e di shumë saktë se prindët tanë në këtë drejtim nuk na kanë thënë kurrë të vërtetën dhe të saktën edhe pse përgjigjet e këtyre rrethanave, edhe pse të manipuluara, ndodhen përgjithësisht në librat universitarë të katedrës së historisë. Me sa duket diskutantët nuk janë të aftë t’i përbashkojnë ato me temën që po diskutojmë. Por, nga ana tjetër, sido që të jetë e vërteta shqiptarët për hir të pozicionit biologjiko-natyroro-shoqëror janë të detyruar ta përmbysin të gjithë atë që konsiderohet si shkencë e historisë nëqoftëse duan të kuptojnë përse Europa ka mbi 1300 vjet që lufton dhe kërkon t’i kthejë në anën e vet shqiptarët (kjo është dhe arësyeja përse Kisha e Shenjtë Katolike e Romës e ka pronën e vet Gjergj Kastriotin), gjë të cilën e kanë bërë edhe otomanët prej 700 vjetësh (mbi këtë fakt është mbështetur konflikti imagjinar midis shqiptarëve dhe otomanëve, kur në fakt konflikti historik ka qenë midis shqiptarëve dhe serbëve, kundra të cilëve shqiptarët kanë luftuar mbi 300 vjet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kjo luftë nuk ka mbaruar akoma).
a-Të flasësh për historinë e Ballkanit, në funksion të popullatës autoktone, përgjat shek. XI-XV nuk mund të lësh menjanë Kryqëzatat, sidomos kryqezatën e tretë dhe të katërt me një ndikim vendimtar mbi këtë popullatë, pasi mbi mbeturinat e këtyre kryqëzatave është krijuar imazhi feudal i së vetmes popullatë autoktone të gadishullit Ilirik. Në librat universitare të historisë mbi epokën mesjetare europiane shkruhet:
.
Kryqëzata e parë (1096-1099) ….
Kryqëzata e dytë (1147-1149) ….
Kryqëzata e tretë (1189-1192) u vendos mbas marrjes së Jeruzalemit nga Saladini më 1187. Me thirrjen e papës Gregori VIII mbretërit e Europës organizuan kryqëzatën kundra Saladinit. Mund të quhet më madhështorja nga të gjithë kryqëzatat. Tre mbretërit më të fuqishëm të Europës: Rikardi i Anglisë (1157-1199), Augusti i Francës (1165-1223), Frederik Barbarousse (1122-1190) i perandorisë Gjermane marshojnë në emër të fese së Krishtit dhe ndeshen me ushtrinë e Saladinit, sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë (1171/1174 – 1193). Rrethimi i Akrës qe konkluzioni i kësaj kryqëzate: Filipi kthehet në Francë, Frederiku pushton Siçilinë, ndërsa Rikardi pushton Qipron dhe më 1197, shpall një mbretëri latine.
Kryqëzata e katërt (1202-1204) u vendos nga papa Inoçenti III. Ndërmeret dhe udhëhiqet nga Bonifaci I ose i III (- 1207) kryetari i mbretërisë Latine dhe Boudouini I nga Flandra (1171-1206) që në vitet e kryqëzatës qe perandori latin i Orientit. Kryqëzata e IV filloi me pushtimin e qytetit Zadar (Zara) në bregdetin dalmat i cili ishte bërë rival i rrezikshëm i Venedikut në Adriatik. Ky i fundit mori përsipër transportin e kryqtarëve në Jeruzalem, por ajo u drejtua më 1203 në Kostandinopojë, të cilën e pushtoi më 1204, duke krijuar perandorinë Latine, e cila u quajt kështu për ta dalluar nga ajo bizantine.
Kryqëzata e pestë (1217-1221) ….
Kryqëzata e gjashtë (1228-1229) ….
Kryqëzata e shtatë (1248-1254) ….
Kryqëzata e tetë (1270) …..
Kryqëzatës e nëntë (1291) …..
Në historiografinë botërore, pra edhe në atë shqiptare, kryqëzatat janë paraqitur si përleshje midis formave fetare, por është anashkaluar shtrirja e invazionit arab drejt Europës nga Gjibraltari pikërisht përgjat kohës së ekzistencës të Kryqëzatave duke fshehur faktin se gjithçka është bërë për të mos lejuar tjetërsimin e popujve europiane drejt islamizmit mesjetar, siç përfundoi gadishulli ballkanik më vonë, fakt i cili është përdorur për të ndërtuar konfliktin imagjinar midis shqiptarëve dhe otomanëve (edhe Inkuizicioni për këtë qëllim është vënë në funksion).
Këto kryqëzata në thelb kanë qenë të parëndësishme për popullatën autoktone të gadishullit, por qe rëndësia e tyre u bë e konsiderueshme pas vitit 1945, kur historiografia komuniste ishte e detyruar të pranonte ekzistencën e një shoqërie të organizuar në shtetin feudal dhe pastaj kapitalist për të justifikuar praninë e revolucionit socialist (në këtë pikë teoria marksiste nuk përputhet kërkund me dinamikën sociale të shqiptarëve duke pasur një sfazim social mbi 10.000 vjeçar; e gjitha kjo sipas metodikave të sotme analitike që nuk marrin parasysh ndikimin e njeriut mbi njeriun, pasi në realitet sfazimi është mbi 2 milion vjet, duke nxjerrë në dukje një anomali shkencore: mosha sociale e shqiptarëve të sotëm është shumë-shumë më e vjetër se mosha biologjike e gjetjeve antropomorfe, që duhet nënkuptuar sikur Njeriu te kete lindur perpara kafshëve, gjë krejtësisht e pamundur në asnjë përmasë; atëhere mbetet të rregullojmë parametrat analitikë të analizave historike të shqiptarëve dhe të postulojmë mbi ekzistencën e mbeturinave antropomorfe shumë-shumë më të vjetra se të gjeturat, të paktën në gadishullin e soëm ballkanik).
Për këtë u përdorën pikërisht mbeturinat e këtyre kryqëzatave, që u vendosën në këto troje duke formuar imazhin e rremë të një organizimi feudal shqiptar. Studiuesit shqiptarë të historisë të të gjitha niveleve dhe të të gjithë kohërave (në këtë rast kam parasysh: Aleks Budën, Kristo Frashërin, Pëllumb Xhufin, Neritan Cekën, studimet e të cilëve mbi shtetin imagjinar ilir dhe arbër janë një përmbysje e realitetit historik të përjetuar në atë kohë) ndodhen në një pozicion tepër të dyshimtë me përfundimet e tyre kur u atribuojnë shqiptarëve të sotëm një paraardhje feudale, skllavopronare deri në organizim shtetëror kur në fillim të shekullit të XX-të shqiptarët dispononin: besimet pagane në fazën e Kulteve të Natyrës në brëndesi të monoteizmave të huazuara, familjen patriarkale në fshatra të kushtëzuar me formën monogame të familjes ndër qytete, të drejtën zakonore të pashkruar nëpër fshatra të kushtëzuar me Statutet e qyteteve (por në këtë pikë është fshehur fakti se të gjitha krahinat shqiptare i transformuan Kanunin e Lek Dukagjinit dhe të Skënderbeut në kanune krahinore: Luma, Dibra, Lura, Benda, Laberia duke përjashtuar Mirditën-Pukën, Matin dhe Dukagjinin; – ky është fakti kryesor që përcakton se prejardhja e afërt e Kastriotëve ishte nga Mati dhe jo nga Dibra), pronën fisnore në fshatra të kushtëzuar me pronën private ndër qytete, barazinë gjinore nëpër fshatra të kushtëzuar me sundimin e burrit në familje nëpër qytete, – të gjithë këto elemente sociale të një rendi shumë-shumë parashtetëror (shkencat e sotme sociale nuk kanë të qartë akoma ekuacionin e lindjes dhe zhvillimit të strukturave sociale të Njerëzimit deri në fazën që formohen rendet shoqërore, problem ky i paprekur ende seriozisht). Diferenca e elementeve sociale në zhvillimin e tyre përkatësisht në qytete në raport me fshatrat tregon se jeta sociale në fshatrat shqiptare ishte autoktone dhe shumë pak e ndikuar nga Bota e civilizuar që e rrethonte atë. Kjo përjashton diferencimin e zhvillimit social në brendësi të kësaj popullate fisnore dhe gjetjen e shkakut përse ka atë pamje formale (në këtë rast kam parasysh librin e Robert Elsie-s “Fiset Shqiptare”, Tiranë 2017, ku pranohet se fiset e Jugut ishin më të zhvilluara se fiset e Veriut pa dhënë asnjë shembull dhe fakt konkret; pikërisht ky është një shembull i antihistorizmit në këtë shkencë). I them të gjithë këto për të argumentuar faktin se qytetet shqiptare të sotme nuk janë produkt i zhvillimit autokton, por i influencës së perandorive më të mëdha të Njerëzimit mbi të vetmen popullatë autoktone të gadishullit Ilirik duke filluar nga pellazgët, helenët, romakët, bizantinët, kryqtarët, otomanët e deri tek popujt e mëvonshëm europianë, sidomos austro-hungarezët, italianët dhe grekët, gjë e cila ka krijuar imazhin e gabuar mbi shkallën e zhvillimit social të shqiptarëve të sotëm. (kjo është pika kryesore që duhet ndrequr në historinë e shqiptarëve).
Më e rëndësishmja e asaj që ka ndodhur përgjat Kryqëzatave (1096-1291) është qëndrimi i “mbeturinave” të këtyre kryqëzatave në territorin ballkanik dhe marrjen e drejtimit politik të gadishullit nga ana e tyre. Kjo ka vlerë jo vetëm për shqiptarët e mëvonshëm, por dhe për vetë besimin fetar të krishterë ku bashkëekzistenca e Katolicizmit me Ortodoksinë nuk ka qenë një përjashtim, por në përputhje me bashkekzistencën politike të bizantizmit me “mbeturinat” e këtyre kryqëzatave ku dhe të ashtëquajturit feudalë shqiptarë nuk i kanë shpëtuar këtij dualiteti të domosdoshëm për ta, por krejtësisht të panevojshëm për popullatën autoktone. Në këtë rast spekullohet me raportin midis imponimit politik dhe dinamikës reale autoktone të popullatës vendase. Asnjëherë historiografia shqiptare nuk e ka paraqitur saktë gjendjen sociale të parashqiptarëve (shek. XI-XV) dhe shqiptarëve (shek. XVI-XX), por eshte mbeshtetur ne kete imponim duke e paraqitur si thelbin e zhvillimit te parashqiptarëve dhe shqiptarëve, kur në fakt ka qenë një rast i izoluar dhe i papërkthyer në domosdoshmëri për faj të faktorit Kohë dhe të parametrit shpejtësi zhvillimi të lidhur me të.
Analizën e asaj që ka ndodhur në Gadishullin Ilirik përkundrejt ideve fetare mund ta analizojmë në tre forma, që gjithsesi nuk janë të njëjta në përfundimet e tyre. Problemi shtrohet: cila është lidhja e zanafillës së Krishtërimit Fetar me Gadishullin Ilirik? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi pikërisht sipas tre formave: Teologjike, Filozofike dhe Historike. Diskutantët e temës sonë kanë përdorur formën Teologjike pa i ditur as përmbajtjen dhe as përputhjen me botëkuptimin e tyre real, kur pranojnë se Krishtërimi ka lindur para 2018 vjetëve (ky është tipikisht një pohim teologjik), pa e ditur se mendimi filozofik ka shprehur tjetër pikëpamje, kur mendimi historik merr lidhjen e ngjarjes me ndikimin e drejtëpërdrejtë mbi Njeriun. Kjo të detyron të bësh pyetjen: Cila ishte lidhja historike e Gadishullit Ilirik (Ballkanit) me Krishtërimin Fetar dhe atë Institucional?
Ky këndvështrim i jep përgjigje qenies së shkencës dhe historisë në zhvillimin e Shoqërisë Njerëzore. Analizën e fenomeneve Natyrore e bën Feja, por analizën e zhvillimit të këtyre fenomeneve e bën Shkenca dhe këtu qëndron ndryshimi parimor midis Fesë dhe Shkencës. Po kështu analizën e fenomeneve sociale e bën Feja, por analizën e zhvillimit të Shoqërisë Njerëzore e bën Shkenca e Historisë; pra Historia është ndryshimi i Shoqërisë Njerëzore në planin Kohor duke na çuar në përfundimin se ekziston Koha Shoqërore si forma më e lartë e ndryshimeve të Botës Lëndore (Zoti, duke qenë i Përjetshëm, e ka të pamundur të zbërthehet në Kohë nga Njerëzimi, por Shoqëria Njerëzore duke qenë e përkohshme është e varur nga kjo Përjetshmëri duke na çuar në përfundimin se është e nevojshme përcaktimi i përmasave të kësaj përkohëshmërie në planin aplikativ). Por kjo nuk është e mjaftueshme për rastin e lidhjes së jetës në Gadishullin Ilirik me Monoteizmin e Krishterë, sepse vjen një moment dhe nuk kuptojmë lidhjen e jetës sociale me Besimin Fetar në Racën e Bardhë në raport me gjithë Racat e Tjera. Pikërisht vendosja e Parimit të paritetit në raportin Institucion Fetar – Politik përcakton veçorinë e Racës së Bardhë në zhvillimet globale pas shekullit të XI-të. Shqiptarët duhet ta kuptojnë arsyen të lidhur me këtë pikë përse Gjergj Kastrioti-Skënderbeu përben një pikë kulmore përgjat zhvillimeve politike të Europës në shek. e XV dhe përse figura e Heroit tonë Kombëtar është e ngritur në peidestalin e Historisë nga Kisha e Shenjtë Katolike e Romës dhe jo ndryshe.
Sipas Teologjisë, Krishtërimi Doktrinar ka lindur në Lindjen e Afërme dhe është i lidhur me hebraizmin nëpërmjet Dhjatës së Vjetër. Kalimi nga Dhjata e Vjetër në Dhjatën e Re përbën dhe dinamikën e kalimit të Krishtërimit nga Lindja e Afërme në Europë dhe Lindja e Krishtit përben dhe lindjen e Kohës Moderne – Viti 1 Pas Krishtit (duke mos qënë teolog ndoshta dhe gaboj me këtë përfundim). Por në këtë pikë rezulton një pasaktësi iluzore matematikore (është e tillë pasi është e paargumentuar) të lidhur me mohimin e politeizmit doktrinar dhe arsyen përse përdoret 1 Pas Krishtit në kalimin nga 1 Para Krishtit, kur në mes ekziston 0 (mos vallë në këtë pikë fshihet përfytyrimi se asgjë nuk fillon nga hiçi dhe vetë Doktrina e Krishterë e ka një zanafillë tipike?!).
.
Por sipas Filozofisë, sidomos të shek. të XIX (them këtë shekull sepse shqiptarët janë edukuar për mbi 50 vjet me filozofinë e shek. të XIX) babai i Krishtërimit është stoiku Filon dhe mendimi filozofik heleno-romak. Pra për shqiptarët duhet të jetë e papranueshme që Krishtërimi ka lindur vetëm në Greqinë Antike. Në artikullin e F. Engelsit: “Bruno Baueri dhe krishtërimi i hershëm” fjalë për fjale është shkruar se Bruno Baueri “provoi në përgjithësi se krishtërimi nuk u importua nga jashtë, nga Judea dhe iu imponua botës greko-romake, porse ai të paktën në formën e tij si fe botërore – është produkti më karakteristik i kësaj bote”.
Pra, në këtë pikë Teologjia dhe Filozofia e shek. te XIX nuk përputhen në përfundimet mbi këtë temë, por Historia e trajton problemin pak më ndryshe, pasi nuk merr për bazë atë që është shkruar, por ndikimin konkret mbi ngjarjen aktuale dhe ngjarjet e ardhshme. Në këtë mënyrë Historia e Krishtërimit të Hershëm (shek. I-VI) ka në themel dy emra të lidhur me Epirin dhe Ilirine:
Papën epirot Shën Eleuteri (175-189), i cili lidhi qytetin e përbotshëm, Romën, me Krishtërimin Institucional me 172 Pas Krishtit.
Shën Eusebion, ose Emërshenjti i Ilirisë (343-420) “i njohur me apelativin venerues Sanct Hieronymus”; i cili pat qënë sekretar i papës spanjoll Damasi I (366-384), autori i Doktrinës së Krishterë në hapat më të para.
Këto dy emra shenjtorësh kanë në mes aktin historik të trashëguar në mënyrë domethënëse nga vendimi juridik i perandorit të fundit (306-337) në Romën e Madhe Perandorake: Kostandini i Madh (270-337) i Ilirisë Pellazgjike (termi Iliri Pellazgjike nuk nënkupton prejardhjen e ilirëve nga pellazgët, siç spekullohet, por vazhdimësinë e jetës së ilirëve nën drejtimin social të pellazgëve dhe e gjitha kjo për një kohë tmerrsisht të gjatë – ndoshta 35.000 vjet pa ndonjë domethënie të mëtejshme, por përcaktues i faktit që lidhja iliro-pellazge të ishte shumë-shumë më e hershme se zanafilla më e afërt e helenizmit): -330 Pas Krishtit. Por në këtë pikë ekziston një dyshim, duke e quajtur falls dhe “Donacion të Kostandinit” Trashëgiminë e Shën Pjetrit (Jacqyes Le Goff, Mesjeta në zanafillat e identitetit europian, Laterza, Roma 1996, f. 13).
Pra gadishulli Ilirik është i përfshirë në procesin e Lindjes së Krishtërimit Doktrinar dhe Institucional jashtë dinamikës së brendëshme të botës iliro-epirote edhe pse vetë ishte brenda zhvillimeve politike heleno-romake. Pra ka një mospërputhje, brenda botës fetare, midis botës politike dhe botës autoktone të gadishullit Ilirik, prej nga rezulton përfundimi se Besimi Fetar në botën ilire është dypërmasore dhe e pa kontestuar në asnjë përmasë. Në këtë rast mbetet e pa argumentuar përputhja e formës fetare me pjesët përkatëse të popullatës autoktone që jetonte në gadishull. A nuk kemi të drejtë, në këtë rast, të ngremë hipotezën se popullata autoktone nuk ka asnjë lidhje me monoteizmin e krishterë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe mbetet për të zbuluar mënyrën e lidhjes së mëvonshme të formës fetare me popullatën autoktone, dhe e gjitha kjo pas vitit 1054, kur u krijua Katolicizmi dhe Ortodoksia. Unë pretendoj se kjo ka lidhje pikërisht me origjinën e largët të Kastriotëve.
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.