
Si funksionon zgjedhja e një Pape? Prapa skenave të Konklavës
1. Vendi vakant
Pas vdekjes ose dorëheqjes së Papës, Kisha hyn në një periudhë të quajtur Vendi Vakant. Gjatë kësaj kohe:
Të gjitha angazhimet e kardinalëve pushojnë së pasuri fuqi vendimmarrëse.
Camerlengu merr përsipër menaxhimin e përkohshëm të Vatikanit.
Organizohet funerali i Papës (nëse ka vdekur) dhe fillojnë përgatitjet për Konklavën.
2. Thirrja e Konklavës
Konklava thirret nga kardinalët me të drejtë vote:
Mund të marrin pjesë vetëm kardinalët me moshë nën 80 vjeç.
Ata mblidhen në Kapelën Sistine, një vend i shenjtë dhe simbolik.
Para se ata të fillojnë, betohen solemnisht se do ta mbajnë sekret, gjithçka që ndodh…

3. Votimet e fshehta
Procesi i votimit fillon dhe zhvillohet si më poshtë:
Çdo kardinal shkruan emrin e një kandidatit në fletën e votimit.
Mbahen deri në katër votime në ditë (dy në mëngjes dhe dy mbasdite).
Për t’u zgjedhur Papë, një kandidat duhet të marrë dy të tretat e votave të kardinalëve.
4. Sinjali për botën: Tymi
Mbas çdo votimi, fletët e votimit digjen:
Tymi i Zi = Asnjë Papë s’është zgjedhur.
Tymi i Bardhë = Habemus Papam! (Kemi një Papë)
5.Pranimi dhe shpallja
Kur një kardinal merr votat e nevojshme: Ai pyetet: “A e pranoni ju zgjedhjen kanonike si Papë Suprem?”
Nëse pranon, Ai zgjedh edhe emrëtimin papnor.
Menjëherë pas kësaj, kardinali protodeakon i shpall botës: “Habemus Papam!”, i ndjekur nga emri i zgjedhur prej Papës së ri.
Përgaditi për botim Jozef Radi
Marrë nga portali topic.news