back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Si mund të jemi kaq të neveritshëm përballë vetes?! – refleksion nga Shpëtim Brehamaj

Gazeta

Shpëtim Brahamaj
Shpëtim Brahamaj

Si mund të jemi kaq të neveritshëm përballë vetes?!

refleksion nga Shpëtim Brehamaj

Dje u orvatën të përkujtonin 20 shkurtin, datën kur u rrëzua shtatorja e diktatorit të vdekur! Kjo datë, – u tha se – ishte data kur diktatura mori krisjen perfundimtare, por “litari mbi varr” e bëri punën e tij… 32 vjet më pas ende endemi mes diktatësh e diktatorucësh që mësimet i morën bindshëm në diktaturë dhe i zbatuan aq mrekullisht në d(hj)emokracinë alla shqiptare!!!
Kryetarë partish që me diktat drejtojnë partitë e tyre, të mëdha apo të vogla qofshin ato, drejtues institucionesh që drejtojnë si despotë pikërisht prej zyrave të shtetit, drejtues mediash që edhe ata janë në garë me sivëllezërit e tyre në politikë e administratë ndrydhin fjalën e lirë… Po çfarë rrëzuam vallë?! Po pse dreqin nuk mund t’i përafrohemi fqinjeve tanë së paku në mentalitetin shtetformues?! Po si mund të jemi kaq të neveritshëm përballë vetes…?! Pse ende duartrokasim paturpshëm në mitingje e fjalime despotësh, dhe nuk mundemi të dalim në sipërfaqe për të thithur ajrin e Lirisë.
Çuditërisht dhe paradoksalisht ky truall i bekuar, fekondohet me djallin dhe pjell vetëm djaj…
21 shkurt 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.