back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Si mundet Poeti, s’e ka ngritur ende zërin…” Sotir Kolea i shkruan poetit Gabrielle D’Annunzio

Gazeta

Sotir Kolea (1875-1952)
Sotir Kolea (1875-1945)

Si mundet Poeti, s’e ka ngritur ende zërin

Sotir Kolea i shkruan poetit Gabrielle D’Annunzio

Sot, patrioti, publicisti dhe koleksionisti Sotir Kolea
ka përvjetorin e ikjes nga kjo botë në 3 Korrik 1945.
Aktiviteti i tij patriotik ka qenë i madh përgjatë viteve kur rrezikohej pavarësia e Shqipërisë.
Po ju sjell sot këtë letër të tij, në kohën kur Italia kishte luftuar me forcë për të marrë Vlorën,
ndërsa ndihmonte Greqinë dhe Serbinë të merrnin pjesët e tjera të Shqipërisë.
Publicistika e tij e fortë demaskuese në revistën “L’Albanie”
që botohej në Lozanë në vitet 1915, deri në 1921,
zë vend të nderuar në median shqiptare.
Ndër to po ju sjell letrën që Kolea ja dërgonte poetit të madh italian,
por dhe të njohur për idetë e tij fashiste, D’Annunzio.

Sotir Kolea - Rilindasi i Fundit
Sotir Kolea – Rilindasi i Fundit
Lozanë, 27 qershor 1919
Kolonel Gabrielle D’Annunzio – Venecia

Zoti poet,
Ju keni ëndërruar për një Itali të madhe në të gjitha fushat, për një Itali të vlerësuar ndër të gjithë popujt e globit, të mëdhenj e të vegjël, dhe keni vënë të gjitha burimet e shpirtit tuaj në shërbim të kombit për realizimin e kësaj ëndrre, më legjitimja nga të gjitha ato, që një shpirt italian mund të konceptonte ndonjëherë.
Nderim për ju!
Por o poet, a beson se Italia do të jetë më e madhe nëse do ta ketë shkulur Vlorën nga atdheu i pambrojtur shqiptar? Po nderi i Italisë a do të shkëlqejë më tepër në periudhat e lumtura të historisë, sepse do t’i ketë rrëmbyer lirinë një populli të vogël e të dobët, që nuk i ka bërë kurrë keq dhe që ka arsye për të shpresuar një trajtim krejt tjetër?
Si është e mundur që patriotët e vërtetë, me mendje të kthjellta dhe të matur, lejuan të formuloheshin, në emër të një populli fisnik e thelbsisht të ndershëm, pretendime të tilla të mallkuara dhe në kundërshtim me parimet e shenjta që udhëhoqën në çlirimin dhe rindërtimin e unitetit kombëtar të Italisë?
Si mundet që poeti, i dhënë shumë pas të vërtetës dhe drejtësisë, s’e ka ngritur ende zërin e tij të fuqishëm për të protestuar kundër sulmit, që shtetarë, të verbuar nga synime të mbrapshta imperialiste, kanë projektuar kundër pavarësisë dhe integritetit të një vendi të vogël në mjerim?
A do të presë poeti mendjendritur që të tjerë, të huaj, të përmbushin një detyrë që u takon më të mirëve mes bijve të “Terza Italias”? (Italisë së Re)
A nuk e sheh poeti atdhetar që heshtja e tij lë vend për interpretime jo gjithmonë në dobi të vendit të tij!
Të huaj, të cilët për një kohë të gjatë u janë përmbajtur kufijve të një neutraliteti dashamirës, tashmë kanë ndryshuar mendim: disa herë këta të huaj miq kanë bërë që rubrikat e organeve ndër më të rëndësishmet e shtypit të vendeve neutrale të kumbojnë nga zgërdheshjet e tyre.
Edhe dje, z. Maurice Muret, bashkëpunëtor i autorizuar i organit më të madh të shtypit të këtij kantoni, kam përmendur Gazetën e Lozanës, ritransmetoi në editorial gabimin shumë të madh moral që i ka bërë Italisë politika e zotërinjve Orlando dhe Sonnino. Zoti Muret e mbyllte artikullin e tij mbi politikën italiane me konsiderata jo më pak se lajkatare. “Asgjë nuk është më e dëmshme për Italinë sesa mosbesimi i përjetshëm, objekt i së cilës ajo është”, përfundon z. Muret, dukshëm i kënaqur me këtë situatë.
A nuk kullon gjak zemra juaj?

Sotir KoleaKutia postare 17393
Lozanë
Gar

Marrë nga Muri i FB i Nini Manos, 3 korrik 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.