back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Si u helmua Mit’hat Frashëri… nga Gëzim Llojdia

Gazeta

Mit'hat Frasheri i ri (1880-1949)
Mit’hat Frasheri i ri (1880-1949)

Si u helmua Mit’hat Frashëri… nga Gëzim Llojdia

“Ehu flamur i vjetër/ ehu flamur i ri/
mërgimtar në dhe të huaj,/ mërgimtar në qiej të zi../
Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/ Fatlum, o Lumo, Drita jote/
Ti frymë e fundit Frashëri/ Vakef për ne, për Shqipëri”

Ky është një varg i poemës “Drita jote” e gjeniut të kombit Mit’hat Frashëri. Diademë ose guri i xhevahirit është i kostueshëm në të vërtetë ata janë të fshehur në shpirtra njerëzor dhe shkëndijimi i tij është marramendës. Një diademë i këtillë shqiptari ishte edhe Mit’hat Frashëri. Aguar në lindje. Në farën e jetës Frashëri. Ndrit hapësira. E maleve të gjelbër. Të ulur në prerin e vetmisë. Mijëra vite e i pritëm rilindasit. Atëherë, Frashëri, sigurisht që ka ekzistuar. Në suaz të maleve kishte ruajtur formën e vet. Dokumenti i parë që sjell dëshmi. Këtu në këtë vendbanim Frashëllinjtë janë vendosur aty nga 1710. Dokument ky i prurë nga koha, rreth viteve 1901, nga pinjolli i Frashëllinjëve Mit’hat Frashëri. Ky personalitet i madh shqiptar u shua jashtë trojeve tona, në tokën e premtuar. Në shtëpinë e studiuesit Fahri Shaska, në Skelë të Vlorës, bëmë këtë bisedë lidhur me “ditëikjen e gjeniut të kombit” siç e ka përkufizuar Uran Butka.

Kryesia e Kongresit te Manastirit
Kryesia e Kongresit te Manastirit (Mit’hat Frasheri e Gjergj Fishta ne qender)

-Zoti Shaska kur mbylli sytë gjeniu i kombit shqiptar në tokën e premtuar? Shpirti i këtij njeriu të ndriçëm u shkëput ditën e hënë, dita 3, vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në Neë Jork, Hoteli Winthrop.
-A keni ndonjë dëshmi të njerëzve të cilët i kanë qëndruar pranë në kohën e shtegtimit yllësor të Mit’hatit? Është dëshmia e Talat Karagjozit që unë e disponoj në gazetën Flamuri që thotë: “Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur… Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë ndonjë punë dhe për çudi. E gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si ishte më tha se i ishin marrë pak mendë dhe nuk hëngri drekë, mbasi nuk ndihesh mirë.
Nga ora 13 mbasdreke fillon të shqetësohet, të fërkoj gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokër me pak ujë, por pa dobi, sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në klinikë dhe në shtëpi, por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mit’hatit që t’i thërrisnin një mjek të huaj, mirëpo frashëlliu nuk e ka miratuar këtë propozim. Dr. Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar se deri më mbrritjen e Dr. Lacit, Mit’hati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçartë.
Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë, Mit’hati i frashëllinjëve, ky burrë i shquar e kombit ka kujtuar miqtë e Ballit Kombëtar.

Mit'hat Frashëri dhe rinia e emigracionit shqiptar
Mit’hat Frashëri dhe rinia e emigracionit shqiptar

A mbahet mëndë ndonjë shprehje e tij në këto çaste para ikjes së përgjithmonë? “Tani biri im, që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë, për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë.
Çfarë ngjau më tej në orët e asaj dite? Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr. Laci, Ilia Chapulari, Nuçi Kota. I është bërë një injeksion. Dr. Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz. Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte, por a ishte atak. Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z. Dosti. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë një gjumë të qetë, por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit. Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bën një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut. Në orën 9.10 minuta përsërit të njëjtën veprim, çfarë ka përshkruar Talat Karagjozi. Lajmërova doktorin dhe nga ana tjetër afrohem te shtrati i flas, e luaj por nuk përgjigjet, mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime, hap sytë ma bën me shenjë të ulem dhe vuri dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapët si ishte mbaron menjëherë…
Si ishte ceremoniali për gjeniun e kombit shqiptar? Është për t’u admiruar se ndonëse ne mërgim i ndjekur nga regjimi, të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit dh si dhe kanë folur për veprat e tij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin djalin e Abdylit të madh për në shtegikjen e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ku u vendosur trupi i Mit’hatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim duke shprehur pikëllimin e madh, për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh, Mit’hat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti. Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizatat, grupe, personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, – ish senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr. Bistrev ish deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bullgar, Zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”. Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa, At Paul V. Rado.

Mit'hat Frashëri e Abaz Kupi - Londër 1949
Mit’hat Frashëri e Abaz Kupi – Londër 1949

Një vit me vonë në një numër shtator-tetor 1950, në Nr 9-10 shkruhet: “Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë…” ku midis të tjerave thuhet: “Një vit më parë nën qiellin e muzgut të Nju Jorkut, trashëgimtari i denjë i Frashëllinjëve, Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare, ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni, pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, Mit’hat Frashëri, shuhet, fiket për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mit’hatin: “Iku e s’kthehet më/ qepallat i mbylli në vetmi/ e mbeti fytyrë e pa zë/ me buzë që s’flasin më/ me duar që s’dridhen më/ të ikë Sherbestar i kombit/ e s’kthesh më…”
Përkujtim i bame në Radio Londrën: “Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Mit’hat Frashëri, ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie. Nji mot, që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lirë me i thye kokën agresionit komunist. Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit, që shkrimi energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës, për një Shqipni të lirë, të lumtur dhe të nderuar… Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mit’hatit. Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame qendra e të gjithë atyre shqiptarëve, pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëni me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë, për t’i dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mit’hatit që nga 7 prilli i 1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik…
Ehu flamur i vjetër/ ehu flamur i ri/ mërgimtar në dhe të huaj,/ mërgimtar në qiej të zi..// Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/ Fatlum, o Lumo, Drita jote/ Ti frymë e fundit Frashëri/ Vakef për ne, për Shqipëri.
Shpirtrat ne nuk i kemi parë dhe s’kemi asnjë mundësi t’i shohim. Ato janë shpirtra. Shpirtra, që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell. Shpirtra, që rrojnë. Shpirtra që vijnë. Për frashëllinjtë ka qënë një bekim për të sjelur përparim, mirësi e zhvillim kombit të tyre. Në librin e madh, qindra, miliarda fletësh të Perëndisë, tre djem ishin përcaktuar nga Zoti, për të ardhur në jetë në katundin Frashër, në familjen e feudalit ushtarak të zhveshur nga timari, Halid Bej Frashërit. Të tre fletët një gërvimë i përshkonte. Fletët sidoqoftë ishin të padepërtueshme. Shiu si njomte as era s’i rrihte. Ndonëse embrioni i lules ishte riformuar nga e para. Kjo ishte shkruar në librin qindra milionë fletë të Perëndisë. Kështu ndoshta ishte shkruar dita e Frashëllinjëve në librin e Perëndisë. I këtij trungu dhe i kësaj peme është Mit’hati. Mit’hati është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim perëndimor. Gjurma e tij është e rëndë dhe e thellë në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor.
Marrë nga http://www.shqiperia.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.