back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Si u shpallën 19 kulakë në Rrethin e Shkodrës në 1951… – nga Vasel Gilaj

Gazeta

Shtypi shqiptar kundra Kulakëve
Shtypi shqiptar kundra Kulakëve
Si u shpallën 19 kulakë në Rrethin e Shkodrës në 1951…
nga Vasel Gilaj

Si u shpallën 19 kulakë në Rrethin e Shkodrës,
13 prej të cilëve nga Malësia e Madhe!

Ky vendim i datës 12 prill 1951, është një dëshmi e faktuar e diktatit ndaj popullsisë. Vendimi i Byrosë së Komitetit të Partisë së rrethit Shkodër, shënon 19 emra, 13 prej që i përkasin Malësisë së Madhe, të cilët duhet të damkosen me emrin. Kjo ishte vazhdimësi e veprimtarisë së sulmeve të paprecedentë ndaj personave, duke i etiketuar ata si kulakë. Kjo ishte një hallkë e luftës së klasave, e veprimtarisë asgjesuese të familjeve të mëdha dhe emrave me peshë në zonat e tyre.  

Dokumenti i shpalljes kulak, i 19 familjeve në Shkodër
Dokumenti i shpalljes kulak, i 19 familjeve në Shkodër

Kush ishin Kulakët?
Kulakët ishin shtresa më e lartë dhe më me reputacion në popull që ekzistonte në atë kohë. Ata nuk ishin vetëm të pasur, siç pretendohej, ata ishin njerëz me vizion, me reputacion, me virtyte dhe me emër të mirë.
Diktatori i konsideronte si shtresat më të rrezikshme. Në Kongresin e Parë të Kooperativave Bujqësore, në shkurt të vitit 1949, u përcaktua politika në lidhje me fshatarësinë, ku Enver Hoxha u dërgoi rretheve një promemorie që përcaktonte masat që duhet të merreshin ndaj kulakëve. Ai vinte në dukje se:
“Ne duhet të ruhemi nga rreziku që mund të gabojmë për çështjen, se duke menduar se i kemi reduktuar kulakët në fshat në një shkallë me fshatarësinë e varfër ose të mesme, në lidhje me tokën dhe me gjendjen ekonomike të tyre, ne kemi zhdukur kulakun si kulak, si klasë e fundit kapitaliste dhe këtej të harrojmë të bëjmë diferencimin e klasës në fshat”. Pavarësisht se nga të dhënat arkivore cilësimi i kulakëve nuk u bë mbi kritere politike, sepse rreth një e treta e tyre kishin mbështetur Lëvizjen Nacional-Çlirimtare apo kishin qenë dhe ish-partizanë, apo ish-anëtarë të komandove të vendit etj… në drejtimin ekonomik, lufta kundër kulakëve vendosi tatime të rënda, u mori atyre prodhimet bujqësore e blegtorale megjithëse ata ishin fshatarë me të njëjta të ardhura si familjet e tjera fshatare.
Lufta e klasave, e dirigjuar nga një spastrim denigrues dhe etiketës, nuk kishte për qëllim të krijonte barazinë ekonomike dhe të justifikonte ndarjen e barabartë të pasurisë dhe të të ardhurave. Diktatura komuniste sulmoi ata për të hequr qafe një rrezik potencial. Emri i mirë që ata kishin në zonat e tyre dhe autoriteti që zotëronin, nga komunistët shikohej si një kërcënim të krijimit të një pushteti paralel që do të sfidonte regjimin diktatorial që po instalohej në çdo qelizë të shoqërisë.
Ky vend Vendim i Byrosë së Komitetit të Partisë së rrethit Shkodër, në të cilin shënohen 19 emra, 13 prej që i përkasin Malësisë së Madhe, të cilët do të damkosen si kulakë, është një nga shumë vendimet që u morën jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë. Enver Hoxha duke eliminuar intelektualët, patriotët, të pasurit, të arsimuarit dhe duke linçuar njerëzit me autoritet dhe emër të mirë, do ta kishte më të lehtë të zbatonte politikat e tij të diktaturës dhe përndjekjes. Do të siguronte kështu dorë të lirë për të vepruar edhe atje ku disa eksponentë mund të pengonin ose të bënin të vështirë vendosjen e diktatit. Kulak nuk ishte thjeshtë një damkë në sytë e opinionit, ishte një shënjim mbikëqyrjeje dhe asgjësimi që do të vinte më pas. Atyre u privoheshin shumë të drejta, por kjo nuk ishte më e keqja që fshihej nën këtë maskë të luftës së klasave.

“Zani i Malsisë”, 28 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.