back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Si xuni fill Lahuta e Malcis – nga Pashk Bardhi (1941)

Gazeta

Vepra e Fishtës "Lahuta e Malcis"
Vepra e Fishtës “Lahuta e Malcis”

Si xuni fill Lahuta e Malcis

nga Pashk Bardhi (1941)

[Parathanie e botimit të dytë, Romë, 1958]

Pashk Bardhi,
Pashk Bardhi,
At Gjergj Fishta ende si xans në Bosnje i ka shijue e i ka çmue fort vjerrshat jogosllave. Dy vjerrshtaret kroat Kaçiq e Martiq i kishte prorë neper dorë, jo ma pak vjerrshtaret klasikë latin e italjan, të cillët ende si xas s’i lshojte kurr duerësh. Me gjith këta, ndonse un, si kolegë i tij, mbasi këthyem në Shqypni u mundova sa here me i a mbushë menden të bajte nji veper poetike kombtare, tuj marrë per shembull kangët e popullit, atij s’i mbushej mendja. I habitun teper mbas klasikësh, nuk e mendojte se mujtte me dale në za me nji veper poetike popullore. Në të ri të vet ka pasë qitë vjerrsha popullore gazi, (të cillat mjerisht nuk i ka shkrue), e ishin aq të bukura, qi bajshin me u shperthye në gaz. Prej këso vjerrshash un e shifshe prirjen e tij per vjersha popullore.
Ndodhin ka’i herë në jetë të njirit do punë qi, ndonse në vedi të vogla, u napin shkas punvet të mdhaja. Kështu i ndodhi edhe At Fishtës me “Lahutë të Malcis”.
.
At Gjergj Fishta (1871-1940)
At Gjergj Fishta (1871-1940)
Në vjetë 1902, At Leonard Gojani, famullitari i Rapshës në Hot, duel prej famullijet, e At Fishta kje çue si xavendës famullitari per pak dit. Atje u njoft me Marash Ucin, burrë i vjeter e malcuer n’e moçme. Ky per gjith ditë shkojte me e pa At Fishten e i çojte ka tri hudra. Marash Uci per At Fishten ishte fort simpatik, pse i kallxojte punë të moçme e lufta qi kishin ba Malcorët me Malazez, e sidomos luften te Ura e Rrzhanicës, në të cillen kishte marrë pjesë aj vetë.
Këtu At Fishta muer rasë per me shkrue blenin e parë të “Lahutës së Malcis” – Te Ura e Rrzhanicës. – At here un ndodhëshe në Zarë si mësues i gjuhës shqype nder Arbneshë të Borgo Erizzo-s. Në veren e vjetit 1904, erdha në Shkoder per vakanca. Lexoj këto vjerrsha t’At Fishtës, të cillat më pelqyen fort, e i thaçë me i botue. Por aj nuk i dha shum randsi fjalvet të mija, e më pergjegji: “Le të rrijnë nji herë. Tash shofim ma vonë…”
(…)
Mbas vakancash ktheva në Zarë. Ishem në korrispondencë të padame me Faik Konitzen, qi at here botojte të perkohshmen “Albania” në London. Në nji leter qi mora prej tij, me pvette pse Shoqnija “Bashkimi” tash do kohë nuk kishte botue asnji veper. I pergjegja se shoqnija kishte gadi per botim do vepra, por i mungojshin mjetet. At here Faiku me çoi 200 frag e me shkruejte se ato të holla i a kishte çue Ministrija e Punvet të Jashtme e Austro-Ungaris per me botue do vjerrsha të Filip Shirokës, por, mbasi ky vjerrshat s’i kishte ende gadi per botim, m’i çojte mue, qi me to t’u botojte ndonji veper e “Bashkimit”. Un me nji herë i shkrova Emzot Doçit dhe At Fishtës qi të m’i çojshin ato vjerrshat qi ky kishte shkrue nden titullin “Te Ura e Rrzhanicës”. Vjerrshat më kjenë çue e un u kujdesova me i botue në shtypshkrojen Vitaliani në Zarë.
Por këtu ndesha nji pengim pse, mbas ligjet, do t’u diftojte vendi i shtypshkrojës ku u botojte libri, punë qi mujtte me ba me ra në sy para qeverijet turke, e cilia ndalote çdo liber shqyp, pose asish qi ishin krejt fetarë. M’ato dit Emzot Doçi u gjindte në Vjenë, kryeqytet i Austro-Ungaris. I shkrova tuj ju lutë të folte në Ministrin austro-ungare, a thue kishte me mujtë ne ket rase me u lanë mbas dore kjo ligjë. Me pergjegji të shkojshe me u marrë vesht me Mëkambsin Mbretnuer të Dalmacis, i cilli mbi ket çashtje ishte i lajmuem prej ministrijet. Ishte at herë Mëkambës Mbretnuer i Dalmacis Nardelli, dalmatin, te i cilli un shkova me u marrë vesht mbi ket punë. Më tha se ligja s’mujtte me u lanë mbas doret, por t’i thojshe shtypshkrojsit qi emnin e vendit e të shtypshkrojës, në vend qi me e shkrue në faqe të parë të librit, ta shkruejte në fleten e mbrame, në të cillen mos t’u shkruejte tjeter. Kjo fletë mbasandej mujtte me u pre prej meje, perpara se të fillojshe me i shperda librat.
Kështu duel në dritë bleni i parë i “Lahutës së Malcis” e, ndonse gjith lavdi e ndera i perket At Fishtës, nji grimë per nderë do t’i a dijmë edhe Marash Ucit, pse, mos t’ishte perpjekë me te, ndoshta At Fishtës nuk i ishte mbushë mendj a me shkrue “Lahuten e Malcis”.
Porsa duel prej shtypit, me nji here e çova në Shqypni e e shperdava nder Albanologjë e nder Shqyptarë jashta Shqypnijet. Gjithkund kje prite me entuzjazem. Studentat shqyptarë në Vjenë kjen aq fort entuzjazmue, qi thojshin se kishte kenë mirë me e proponue At Fishten per çmimin Nobel.
Abati Prend DoçI (1846-1917)
Abati Prend Doçi (1846-1917)
Prej këso lavdesh At Fishta merr zemer e në vjetë 1907, botoi në Sarajevë pernjiherë me “Anzat e Parnasit” të dytin ble të “Lahutës së Malcis” – Oso Kuka – Lavdi e entuzjazmi kjen të njinjishem si per të parin ble.
Per me diftue se At Fishtës ende nuk i ishte mbushë mendja plotsisht se mujte me dale i permendun me “Lahutë të Malcis” po diftoj ket anekdotë:
Në vjetë 1907, nuk më bjen në mend se në çë muej, nëper liqe të Shkodrës kthejte prej nji udhtimi, qi kishte ba në Vjenë, Abati i Mirditës Emzot Doçi. At Fishta, At Bernardin Shllaku, ma vonë Ipeshkev në Pult, e un i duelem perpara ku ndaloi vapori. T’emzot Doçit i erdh mirë e, kur hîmë në hinder per me ardhë në qytet, e thirri At Fishten me ndejë brî tij e i kallxoi si në Vjenë të gjith profesorë e studenta e të gjith ata qi u mershin ndopak me gjuhë shqype ishin t’entuzjazmuem per “Oso Kuken” e lavdet qi kishte ndie prej sish, nuk dijte me i shprehë. At Fishta e pveti: “Po per ‘Anza të Parnasit’ Monsignore, shka thojshin?” Emzot Doçi i pergjegji: “Aq ja’u ka marrë mendt ‘Lahuta e Malcis’, qi s’u bjen në mend per “Anza të Parnasit”. More P. Gjergj, vjerrsha si ‘Anzat e Parnasit’ ata kan lexue mjaft në gjuhë tjera; por ‘Lahuta e Malcis’ asht nji gja kombtare krejt e jona. Pra, P. Gjergj, vijo me punue në ‘Lahutë të Malcis’, pse ke me i lanë namë vedit e nji kryeveper literatyrës s’onë kombtare…”
Kështu At Fishta muer zemer, vijoi botimet mbi “Lahutë të Malcis”, e sot kemi edhe na nji epope kombtare të shkrueme mjeshtrisht.
.
At Pashk Bardhi O.F.M,
Shkodër, 24 Kallnduer 1941.
.
(Skanimi: Heroi i Punës Socialiste, Shkumbin Brestovci. 
Përpunimi: Heroi i Punës Kapitaliste, A. M.)
.
Marrë nga muri i FB i Agim Morinës, 3 tetor 2021
 .

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.