back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Siguresat e djegura të një shoqërie… – nga Iva V. Grillo

Gazeta

Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu
Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu

Siguresat e djegura të një shoqërie…

nga Iva V. Grillo

Në një ditë si e sotmja kur republika parlamentare zëvëndesohet nga një“republikë” policore, duket qartazi se shoqërisë shqiptare i janë djegur siguresat kryesore që bëjnë të mundur mbarëvajtjen dhe funksionimin e demokracisë.
Me sa duket tani ka mbetur vetëm të themi përshpirtjet e rastit për:
1.Institucionin e Presidentit… ndjesë pastë… i cili e ka për detyrë të shprehet në momente kyçe për vendin e demokracinë, por ka vendosur të kthehet në një mumje
2.Parlamentin shqiptar… ndjesë pastë… i cili ka pushuar se funksionuari si tribunë ku përfaqësohet vullneti i gjithë shqiptarëve dhe ka zgjedhur të veprojë si kamikaz i një grupi të strukturuar kriminal
3.Drejtësia…ndjesë pastë… e cila ka përfunduar si ish Sigurimi i Shtetit, një mashë e rëndomtë në duart e regjimit.
4.Intelektualët… ndjesë paçin… të cilët kanë futur kokën në rërë dhe vazhdojnë merren me sofizma për seksin e engjëjve, shoqëruar gjithnjë këto me foto selfie
4.Shoqëria Civile…ndjesë pastë… e cila ose vepron si garniturë e një regjimi, ose fshihet prapa ferrave në momentin që duhet të ulërasë
5.Aspirantët e rinj politikë… (ndjesë paçin)…  si opozitarë sepse si djem e çupa të reja e paçin jetën e gjatë), të cilët për turpin e tyre nuk kanë gjetur as kohën dhe as mundësinë për t’u shprehur për sulmet e paprecedente që po i bëhen demokracisë, ditën për diell. Mesa duket diktatura nuk është aq e rëndë kur sheh ëndrra me vetën të ulur në një kolltuk politik…
Institucionet e shtetit dhe të demokracisë kanë rënë.
Tani ka mbetur siguresa e fundit: Qytetarët!

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.