Silfioni – Bima e Zhdukur me veti të mëdha kurative
Gjendet në Turqi bima që kushtonte më shumë se ari para 2000 vitesh.
Sipas të dhënave të Plinit, delet e dhitë kullosnin në kullotat ku rritej silfioni. Delet i zinte gjumi pasi e hanin dhe kjo shkaktonte teshtitjen e dhive. Ja çfarë shkruan Plini: “Lëngu i kësaj bime quhet “lazer” dhe është shumë në modë për qëllime mjekësore, por edhe për qëllime të tjera, duke u shitur në të njëjtin çmim si argjendi.
Jul Çesari grumbulloi shumë argjend dhe silfion gjatë qeverisjes së tij. Kërkesa e lartë për vetitë kurative të saj bëri që kjo bimë të zhdukej.
Në Kapadokia të Turqisë janë gjetur disa bimë dhe sipas shkenctarëve që bënë analizat e bimës, vërtetohet plotësisht që bima ka veti të mëdha kurative dhe bëhet fjalë për të njëjtën bimë që u zhduk në antikitet.
Edhe në monedhat e argjendit është përdorur silfioni i gdhendur në to.
Marrë nga Muri i FB Alban Cakalli, 17 gusht 2023