back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Skeda biografike e Shyqyri Borshit (1895-1945)

Gazeta

Shyqyri Borshi në rininë e vet
Shyqyri Borshi në rininë e vet

Skeda biografike e Shyqyri Borshit (1895-1945)

Shyqyri Borshi u lind në Shkodër më 14 janar 1895, vdiq i pushkatuar më 14 prill 1945.
Oficer karriere, ndër themeluesit e xhandarmërisë e policisë shqiptare, si dhe aktor, regjisor, muzikant.
I biri i avokat Nuri Borshit (Gapi) dhe i Hafize Hejbeli Çobanit.
Shyqyri Borshi mbasi kreu shkollën 7-vjeçare në Shkodër, shkoi në Stamboll në shkollën ushtarake.
Me t’u kthyer në vendlindje në vitin 1913, mbas një qëndrimi të shkurtër u nis për në Bari Itali për të ndjekur shkollën ushtarake të oficerëve të këmbësorisë italiane, sipas marrëveshjes së qeverisë së përkohshme të Ismail Qemalit me Mbretërinë Italiane për rindërtimin e institucioneve të shtetit shqiptar.
Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u dërgua në Verona në Frontin Italo-Austriak, me graden n/toger deri në mbarim të luftës vitin 1918.(Medalje nderimi e Vitorio Venetos)
Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore qëndroi në Itali në Verona ku krijoi një orkestër për muzikë klasike (muzikë dhome) të cilën e drejtonte vetë dhe luante në violonçel.
Me kthimin në atdhe në vitin 1919 u dërgua në batalionin nr. 10 të këmbësorisë në Luginën e Vjosës.
Më 28 nëntor 1919 së bashku me të atin Av. Nuri Borshi, të vëllezërit Ali, Sezai dhe Kadri Borshi dhe djemtë e familjes Gurakuqi në Shkodër, ndërmorën heqjen e flamurit serb dhe francez që ishte vendosur mbi kalanë Rozafat në Shkodër, ku vendosën flamurin shqiptar me shqipen dykrenore, gjë për të cilën u arrestuen nga forcat franceze-serbe dhe u liruan pas 5 ditësh.
Ndërkohë u kthye në batalionin nr.10 dhe më vonë e emëruan komandant i Garnizonit në Mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës, janar 1920 ku mbajti dhe një fjalim.
Në qeverinë e porsadalë nga Kongresi i Lushnjës, u emërua Sekretar i ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hoxhë Prishtina dhe më vonë sekretar i ministrit të Arsimit dhe Kulturës. Gjatë kësaj periudhe, Sh. Borshi u mor dhe me aktivitet kulturor-artistik si aktor dhe regjisor në Shkodër.
Në qeverinë e Fan Nolit në vitin 1924 u emërua këshilltar ushtarak. Me dështimin e kësaj qeverije u dënua me vdekje për pjesëmarrje në qeverinë e Fan S. Nolit. Pas 1 viti kryeministri Ahmet Zogu i fali jetën dhe e ftoi të bashkëpunonin për të mirën e Kombit. Në “besë” u dorëzua dhe u emërua Komandant i garnizonit në Korçë, Pukë, Shkodër, Tiranë. Në vitin 1931, Shef i Departamentit Ushtarak të Mbretërisë shqiptare, deri në vitin 1939.
Në vitin 1927 u martua me Adlije Haxhin dhe lindën dy djem, Qazim dhe Luan Borshi.
Pas 7 prillit 1939, punoi në Ministrinë e Mbrojtjes, karabinieri e më vonë kuestor, nëndrejtor e më vonë drejtor i policisë shqiptare 1942-1943. Si rezultat i presioneve që vinin nga Roma, në qershor 1943 dha dorëheqjen dhe doli në pension si prefekt në dispozicion.
Gjatë periudhës si drejtor i policisë ndihmoi dhe liroi nga burgu disa nga eksponentët e luftës nacionalçlirimtare si Qazim Kapisyzi, Pjetër Bullati, Baba Faje Martaneshi, Ramiz Alia etj…
.
Gjyqi Special - Kryetar seance Koçi Xoxe
Gjyqi Special – Kryetar seance Koçi Xoxe
Me mbarimin e Luftës, nuk e ndjeu të nevojshme të ikte, apo të arratisej. Megjithatë u arrestua dhe këta persona të cilët i ndihmoi apo liroi nga burgu “nuk deshën” apo “nuk mundën” të dëshmonin në gjyq për këtë akt, bile njeri prej tyre Q. K. tha “e kemi të ndaluar”.
Shyqyri Borshi u dënua nga “gjyqi special” me vdekje, u ekzekutua me pushkatim së bashku me 16 intelektualë të tjerë, më datë 14 prill 1945 te Kodra e Priftit në Tiranë.
Menjëherë filloi persekutimi për familjen, ku gruaja Adlije Borshi vdiq nga zemra në vitin 1950.
Të bijtë, Qazimi dhe Luani edhe pse të persekutuar,vendosën të qëndrojnë në atdhe dhe të punojnë duke krijuar makineri elektroteknike, sisteme prodhimi nga galvanizi e te elektrobobinazhi, sisteme automatike të kontrollit të makinerive, fabrika deri tek elektronika… U dëbuan nga Tirana në vitin 1956 për në Shkodër, ku persekutimi vazhdoi deri në vitin 1991.
.
Marre nga Albanian Historical Society, 31 Dhjetor 2020 
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.