back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Skeda Biografike Gjon Shllaku (Wikipedia)

Gazeta

Prof. Gjon Shllaku (1923-2003)
Prof. Gjon Shllaku (1923-2003)

Skeda Biografike Gjon Shllaku (Wikipedia)

Gjon Shllaku (Shkodër 24 mars 1923 – 16 gusht 2003) ka qenë seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë, francezë.

Jeta
Leu djali i dytë i Prelë Shllakut dhe Pinës së Hilë Temalit, mes Lecit dhe Luigjit. Gjyshi i tij kishte rënë nga fundi i shek. XIX prej Logut të Gegajve të Shllakut në Shkodër, i ati kishte qenë blegtor në toka të marruna me qira. I ati i vdes qysh kur Gjoni ishte 1 vjeç, si rrjedhim duke mos e njohur të atin. Rritet jetim tek daja Ndoc Hilë Temali.
Tri klasët e para të fillores i kreu në shkollën françeskane, ndërsa klasën e IV-t dhe të V-të në shkollën shtetërore tek “Dugajtë e reja”. Më pas, më 24 shtator 1935 deri 9 dhjetor 1945, studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë1], zotëron mirë greqishten e lashtë, latinishten, frëngjishten dhe italishten2]. Filloi të shkruante me pseudonimin “Lyricus”.
Më 9 dhjetor 1946, ra në burg, ishte në moshën 23 vjeçare u dënua me burg të përjetshëm fillimisht si antar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, si përfundim ka bërë 12 vjet në burgun e Burrelit dhe në baltat e Myzeqesë. Në burg u njoh me Hirësinë e tij, Át Visarion Xhuvani, me të cilin thellon njohuritë në greqisht1]. Pas daljes nga burgu më 19573] ka punuar te ndërmarrja Zukth-Kashta në Shkodër si llogaritar-normist deri në pensionim4]. Mbas rënies së regjimit gëzon njohjen e duhur të mundit të bërë, dhe vdes pak muaj mbasi mbushi të tetëdhjetat.

Iliada e Homerit - Gjon Shllaku
Iliada e Homerit – Gjon Shllaku

Përkthime dhe leksikografi
Një ndër mjeshtrat e këtij zanati, përktheu pjesë nga “De rerum natura” e Lukrecit dhe nga “Eneida” e Virgjilit kur ishte ende në Seminar. Në moshën 16 vjeçare, përktheu të plotë “Gjeorgjikat” e Virgjilit.1] 17 vjeç përkthen Ben Hur-in e Lju Uallasit2]. Përktheu tekste biblike nga greqishtja e vjetër, “Punët e Apostujve” dhe “Apokalipsi”5]. Në vitin 1965, shqipëron “Iliadën” në gegnisht që ribotua në standard më 1979, me 1995 boton shqipërimin e shtatë tragjedive të Sofokliut – përkthim që në kohë të regjimit nuk iu pranua nga Akademia, me “Kangët e Rolandit” (bot. më 2003) dhe “Le Cid” të Kornejit. Dy muaj përpara vdekjes mbaroi hartimin e “Fjalorit latinisht-shqip” të nisur prej shumë vitesh me afërsisht 65.000 fjalë. Ka lënë të pa përfunduar “Fjalorin greqisht-shqip” me rreth 18.000 fjalë. Bëri të flasë shqip Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, De Musenë, Lamartenë, Shatobriandin deri tek Papa Gjon Pali i Dytë. Çmonte Nolin, Dakajn, Alkajn, Lacajn, Çomorën6].

Veprat
Ka shkruar po ashtu edhe vepra të vetat dramat “Dy Lekët”, “Judita dhe Holoferni” dhe “Skënderi e Zulejka”. Gjatë qëndrimit në burgun e Burrelit, nis më 1950 shkrimin e dramës “Skënderi dhe Zulejka”, që e përfundoi në aeroportin e Urës Vajgurore, Berat. Me anën e dy shkodranëve të rinj, teknikë të jashtëm në pistën e Beratit, u realizua dalja e veprës së vetme të shpëtuara. Shumë vepra të tjera i kanë mbetë pa u nxjerrë prej burgjeve dhe kampeve. Pas 47 vitesh i vëllai, regjizori Lec Shllaku, ia dorëzoi dorëshkrimin. Ky është i pari daktilografim që përfundoi në orën 20 dt. 20 nëntor 19997].

Mirënjohje
Më 1995, i jepet titulli “Profesor” nga komisioni i kualifikimit shkencor, me rastin e 80 vjetorit të lindjes i akordohet nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu urdhri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”1] me Urdhrin Naim Frashëri i Artë nga Presidenti, fitues i “Penës së Artë” për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001, fitues i “Diskut e Argjendtë” nga qeveria greke8].

Shllaku - Përkthyesi i Klasikëve - Eea dhe Tiberio
Shllaku – Përkthyesi i Klasikëve – Enea dhe Tiberio

Burime
1.abcd Milani P., Amaneti i fundit i Lec Shllakut, prelemilani.com, 23 korrik 2007.
2.ab Kraja F., Profesor Gjon Shllaku, helenisti i madh, Flaka. – Nr. 7381, 25 mars, 2003, f. 9.
3.Bushati Xh., Gjon Shllaku, ‘Iliada’ që përktheu Iliadën…, Shqiptarja.com suplementi Kulturë, 6 korrik 2014.
4.Jubica I., Gjon Shllaku, fisniku i fundit; Ars. – p. 3, 30 mars, 2003, p. 3.
5.Kush janë shkrimtarët dhe gazetarët shqiptarë të dënuar nga diktatura, Tirana observer, 25 shtator 2012.
6.Kelmendi Sh., Elegji për Kalorësin e fundit, Ars. – Nr. 8, 31 gusht, 2003, f. 5.
7.Dibra R., Trillet letrare të një përkthyesi: Gjon Shllaku, nderim me rastin e përvjetorit të lindjes së helenistit të madh, Koha Jonë. – Nr. 79, 24 mars, 2006, f. 20-21.
8Loloçi Ç., Ndahet nga jeta helenisti i madh, Gjon Shllaku, 21 gusht 2003.
(Krejt materiali i kësaj skede u punue nga Sait Saiti)

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. “Këndo Hyjneshë mënine e Akil Pelidit…!”
    Ky është vargu i parë i kryeveprës botërore “Iliada” e Homerit. Një përkthim perfekt dhe i jashtëzakonshëm i autorit, megjithëse përballë kishte edhe sprova të tjera përkthimesh nga autorë mjaft të njohur si të tillë. Vargjet e para të poemës do të na shoqëronin deri në fund të vitit të dytë në fakultet, të deklamuara me pasion nga profesori ynë i nderuar Myzafer Xhaxhiu, dhe të përkthyera në gegnisht nga kolosi i përkthimit të Homerit, Gjon Shllaku.
    Lavdi kujtimit të tij!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.