back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

S’kemi para as për të varrosur Mandelën tonë Skënder Tufa

Gazeta

Vdekja e Lirak Bejkos 2012
Vdekja e Lirak Bejkos 2012

Nuk kemi para as për të varrosur Mandelën tonë nga Skënder Tufa

Në datën 11 dhjetor Nënkryetari i Parlamentit deklaroi se do të bëhej e mundur që qytetarët të ndiqnin seancat Parlamentare… Në datën 12 dhjetor një grup të Burgosurish Politikë po qëndronin tek hyrja e Parlamentit, kur policia veproi mbi ta duke i shtyrë për t’i larguar. Ndoshta kjo është mënyra që na ofrohet për të komunikuar ne të Burgosurve Politikë me ligjbërësit që po vazhdojnë të na zhgënjejnë…
Të shtyrë nga gjendja jonë social-ekonomike, jemi të detyruar t’i kërkojmë të drejtat tona, me forma dhe mënyra demokratike dhe kur institucionet injorojnë me heshtje dhe justifikime absurde, si dhe kur na kujtojnë me veprimet e tyre se ne jemi shtresa më vunerabël dhe e diskriminuar që nuk merremi në evidencat qeveritare, jemi të detyruar që t’i tregojmë kujtdo se ne do të vazhdojmë të jemi luftëtarë të fjalës së lirë dhe ushtarë të zgjidhjes së problemeve tona!
Ne nuk do të na ndalojnë dot as policët dhe as agjentët, por do të jemi sërisht ditën e enjte, datën 19.12.2013 ora 9.30 tek hyrja e Parlamentit…
Ne, për asnjë moment nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat tona. Gjendja jonë aktuale sa vjen e përkeqësohet, të Burgosurit Politikë të dërmuar nga burgjet, të lodhur nga tranzicioni, të fyer nga politika, sot janë duke jetuar çastet më të rënda të skamjes dhe të injorimit.
Kërkesat tona të bazuara në ligjet e pa implementuara nuk po shohin zgjidhje prej 22 vjetësh dhe të Burgosurit Politikë, të dërmuar nga kjo politikë katoviciane janë duke ndrruar jetë pa përfituar të drejtat që kanë mbetur vetën ndër letra.
Është e turpshme dhe kriminale që një i burgosur politik i quajtur Mihal Kosta, 31 vjet burg politik, një Mandelë tjetër shqiptar, ndodhet prej një jave në morgun e qytetit të tij në Ersekë, sepse familja nuk ka para për ta varrosur. Bashkëvuajtësit dhe dashamirësit, për lëmoshë po mbledhin para që t’i bëjnë nderimet e fundit. Ndërsa shteti hesht dhe organizmat që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut nuk ndihen…

Greva e Urisë - Tiranë shtator 1991
Greva e Urisë – Tiranë shtator 1991

I nderuar z. Kryeministër,
ndërhy menjëherë për të zgjidhur problemin e integrimit të të dënuarve politikë, të cilët nuk kanë më kohë të presin se po largohen nga kjo botë në mënyrat më mjerane. Ata kërkojnë dinjitet njerëzor nëpërmjet implementimit të ligjeve. Shprehim keqardhjen që persekutimi i hapur politik po vazhdon edhe sot.
Rasti i gjykimit të grevistit të urisë, z.Perikli Shqevi më datën 13.12.2013, për arsye dhe motive të grevës të urisë, është sa qesharak aq dhe fyes. Për ne rasti i Shqevit është një pikë referimi e 2 qeverisjeve, dje Berisha dhe sot Rama.
Shpresojmë që nuk do të na bëni që dhimbja jonë të vazhdojë më tej, nuk duam që të rifillojmë dhe njëherë nga e para, të dalim në rrugë, të protestojmë, të reagojmë e të avancojmë me veprimet tona që janë të njohura.
Çdo gjë është në dorën tuaj.
Për Shoqatën e të Burgosurve Politikë Shqiptarë
Kryetari Skënder Tufa

(Greva përfundoi me vetëvrasjen me djegie të Lirak Bejkos dhe tentativën për vetëvrasje të një ish-të përndjekuri të dytë. Qeveria Berisha nuk pranoi në asnjë rrethanë të dialogonte me grevistët)
(Marrë nga www.gazetadita.al)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.