back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017 – nga Jozef Radi dhe Hysen S. Dizdari

Gazeta

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Filatelinë Shqiptare (1913-2017) - Hysen S. Dizdari
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Filatelinë Shqiptare (1913-2017) – Hysen S. Dizdari

Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017

nga Jozef Radi dhe Hysen S. Dizdari

Në kujtim të 550 vjetorit të vdekjes Skënderbeut dhe
5 maj 2018 – 105 vjetori të emetimit të pullës parë shqiptare
Me 5 maj-2018, në hollin e muzeut historik kombëtar në Tiranë,
u prezantua libri-album, Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017
.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Filatelinë Shqiptare (1913-2017) -
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Filatelinë Shqiptare (1913-2017)
Kopertina e Pasme

Libri-album “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në pullat shqiptare, 1913-2017”, me autor koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar mbi figurën e Heroit Kombëtar – Skënderbeut në 105 vjet, prej emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali, dhe trajton të plotë koleksionin e pullës shqiptare për Skënderbeun nga viti 1913, e deri në vitin 2017.

Libri hapet me pullën e parë ku paraqitet portreti i Skënderbeut, emetuar më datën 1 dhjetor 1913, dhe pasohet me emisionet të tjera kushtuar figurës madhore kombëtare të Skënderbeut dhe përfshin të gjithë historinë 105-vjeçare të pullës shqiptare.
Ky libër përfshin të tria epokat historike të më shumë se një shekulli ku shpalosen vlerat kulturore, historike, artistike dhe kombëtare të realizuara me mjeshtri të lartë atistike nga piktorët e skulptorët më të njohur të vendit tonë dhe të huaj.
Libri është botuar në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht, dhe jep informacion të bollshëm jo vetëm filatelik, por edhe historik për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë kufijve dhe në diasporë.
Përmes larmisë së informacionit dhe të ekspozimit të historisë pullave postare, ky libër duhet të nxisë jo vetëm interesin e koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj, por edhe të historianëve dhe të turistëve të huaj, të cilët janë të interesuar të njohin historinë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut përmes zhvillimit të historisë dhe të emetimit 105-vjeçar të pullës shqiptare.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.