back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Skllavja që refuzoi të bëhej gruaja e sulltan Abdylhamidit II (1876-1909) nga Hasan Bello

Gazeta

Skllavja që refuzoi të bëhej gruaja e sulltan Abdylhamidit II (1876-1909)
nga Hasan Bello

Skllavet ose xharijet ishin vajza ose gra të cilat gëzonin një status social në të gjithë Lindjen. Në Perandorinë Osmane pozita e tyre trajtohej në përputhje me të drejtën islame. Kështu që krahasur me periudhën e antikitetit, nuk është e njëjta gjë. Islami nxiste lirimin ose, në rast të kundërt një trajtim dinjitoz për të gjithë skllevërit. Aq sa diferenca e statusit të tyre politik me njerëzit e lirë, ishte shumë e ngushtë.
Në oborrin perandorak osman, xharijet ishin pjesë e jetës së përditshme. Përzgjedhja e tyre bëhej me kujdes, sepse pas një shkollimi special, një pjesë e tyre martohej me burokratë dhe drejtues të lartë të shtetit osman. Një rast konkret është sulltanesha Kosem (1589-1651), e bija e një prifti grek nga Qefalonia, e cila është nëna e tre sulltanëve. Madje, ajo njihet si femra e parë që kishte të drejtë të merrte vendime në emër të padishahut.
Por xharijet përdoreshin edhe për profesione të ndryshme në oborrin perandorak. Kjo në varësi të prirjeve që ato kishin, si: muzikante, poete, guzhiniere, etj etj. Jo çdo xharie mund të bëhej gruaja e sulltanit. Për këtë nevojitej dëshira e të dyja palëve dhe kishte një procedurë.
Kështu, teksa shfletoja këtë libër të botuar nga një historiane turke, lexova rastin e një xharije të bukur të cilës Abdylhami II i kishte propozuar për t’u martuar disa herë. Pas disa vitesh, kur ky e pyet se ende mbante inat dhe vijonte ta refuzonte, ajo i përgjigjet se “kishte shumë konsiderata për të dhe ishte e gatshme të sakrifikonte edhe jetën. Por bashkëshorti i saj duhet të kishte vetëm një grua. Vetëm atë! Pas kësaj bisede, Abdylhamidi II bëhet shkes që xharija në fjalë të martohet me një funksionar të ndershëm. Përveçse i dhuroi një konak (vilë) në një lagje të Stambollit, organizoi gjithashtu një dasëm që zgjati pesë ditë, ndërsa bashkëshorti u prit në një takim zyrtar.
Më mirë një skllav me dinjitet dhe me parime sesa një njeri i lirë, por me mentalitet dhe karakter skllavi…

Marrë nga Muri i FB i Hasan Bello, 13 korrik 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.