Sot asht 2 prill, gjithnji e ma larg prej asaj dite tmerri*
nga Merita dhe Adriano
2 Prill sot.
At ditë kishte dalë tan Shkodra.
Unë dola me vullnetin tem e të shoqnisë teme. E dijsha se diçka kishte me ndodhë, situata ishte shumë kaotike. Nuk kam për ta harru kurrë fishkëllimën e plumbave njeni mbas tjetrit pa u ndalë.
Ime motër, e vogla, largohet bashkë me mue mos me na kapë plumbi, e ciflat e asfaltit ia dëmtojnë pak kambët e saja nga mbas.
-Po un ç’dreqin e mora me vedi thashë!
Po, a u ndante prej meje ajo!???
Kurrë!
At ditë vranë shokun tim, Benin.
Benin e kam njoftë që 10 vjeç. Qe në kamp të Drinit. Mama tij me mamën time, janë njoftë që të reja, i kishim shpijat në lagje, por njifeshin. Në kamp të Drinit, disa turistë na kishin ba nji foto grupit, e un e kisha ruejtë. Mbas vdekjes së Benit, mama e takoi dhe ja fali atë foto. Asaj i duhej ma shumë.
Mue nuk më pëlqente ajo foto, m’i kishin qethë floktë si dele. Aty ishte edhe Beni.
Ishte djal shumë i urtë. Tepër bile.
E çuditshme, sepse asnjiherë nuk ishte dallue për politikë, po kur u rrit u burrnue.
Si duket kishte veprue në fshehtësi .
Kishte shumë iniciativa antipushtet, qysh në at kohë.
Me disa prej tyne pata ra në kontakt dhe unë, por nuk kisha besim. Nuk më binte n’mend me u marrë me politikë.
Qëllimi im ishte me ikë nga ky vend!
Ja, që nuk ika kurrë!
Un e marr jetën si të vijë. Por s’do të kisha mundur me kenë e qetë, me gjithë ato probleme që kisha në familjen time!
Kush më njeh mirë… e din mirë.
Duhej të kujdesesha për motrat e nanën që ishin vetëm.
E koha kalonte pa u kuptue.
Këto janë ecejaket e jetës time.
Eksperienca në vendin tim, e veshtirë!
Mbasi u martova me Adrianon, trajtimi ishte si të huaj, për të ty.
Fillonte nji luftë e re, ajo e imponimit tonë tregëtar, në zonën më maskiliste të kohës.
E vështirë, por jo e pamundur.
E kujtoj me dhimbsuni Benin. Edhe ai përpiqej të imponohej, por e kishte shumë të vështirë… si duket, me armiqtë e padukshëm.
I kishin dhanë siguri, apo po e përdornin?
S’e di!? Por ai pis që dha urdhën me gjuejtë,
gati na vrau të tanve…
*Titulli redaksional radiandradi.com
Marrë nga Muri i FB Adriana dhe Merita, 2 prill 2024