back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Spektakle padobi të politikës – nga Marjan Bunaj

Gazeta

Mjekë dhe infermierë shqiptarë në ndihmë të Italisë me Coronavirus
Mjekë dhe infermierë shqiptarë në ndihmë të Italisë me Coronavirus

Spektakle padobi të politikës

nga Marjan Bunaj

Unë jam shqiptar 58 vjeçar, gjysmën e të cilave i kam kaluar në Itali dhe mirnjohjen këtij populli jam munduar t’ia shpreh me punë e ndershmëri familjarisht. Kështu si unë janë qindramijëra të tjerë.
Si taksapagues italian mendoj se detyra e ministrit të jashtëm italian është të negociojë dhe të përfitojë kontributet që shtetet perëndimore ia kanë borxh Italisë e cila nuk ka munguar asnjëherë në detyrimet e sajë ndaj partnerëve. Nuk është detyrë e Di Maios, as morale e as shtetërore, që t’u ofrojë dukshmëeri mediatike politikanëve ezibicionistë që shfrytëzojnë rastin të bëjnë spektakle pa sjellur ndonjë dobi në përballimin e gjendjës së rëndë të krijuar në vend nga përhapja e coronavirusit. Ndoshta këtë e bën për t’u thënë partnerëve se nuk po kryejnë detyrimet, por gjithsesi është një gjest që demostron paaftësi. Për karaturën morale të Putinit, Ramës etj, nuk ka nevojë të them asgjë.
Mjekë, arkitektë, inxhenjerë e specialistë të fushave të ndryshme tashmë po plakën duke bërë mure, llaç, duke pastruar o larë pjata e duke kontribuar në ekonominë e të dy vendeve në heshtje e larg telekamerave. Shtetin shqiptar nuk e kanë ndjerë kurrë si mbrojtës të interesave të tyre. Po u vjen koha e pensionimit dhe do të marrin pension social pasi shteti i tyre nuk ka bërë marrveshje dypalëshe për njohjen e vjetërsisë së punës të akumuluar në vendlindje.
Ndoshta ka prej tyre që po flenë aeroporteve e porteve të botës për t’u kthyer në vendlindje, por nuk gjejnë asnjeri të ngarkuar nga shteti që t’i ndihmojë.
Politikanët shqiptarë i përkasin asaj kategorie sociale që në Itali ka punuar për kriminalitetin e organizuar duke u vënë një barrë të rëndë të gjithë shqiptarëve në opinionin publik. Historitë e Tahirit e Xhafës e kompani i keni të gjithë të freskëta në kujtesë e këta ishin ministra të qeverisë së Ramës.
Këto rradhë i shkrova në shqip pasi nga njëra anë nuk dua të prish atmosferën e retorikës që kanë krijuar mediat mbi imazhin e Shqipërisë por dua t’i them Ramës e shokëve të tij, se nuk jam një nga delet e tyre që t’i them babë çdo rrugaçi që merr pushtetin. Këta me tuta të bardha m’u dukën si ata klerikët që bënë fotografi me Ramën në Paris për të leçitur një bashkëjetesë paqësore të religjioneve në Shqipërinë që pat ndërtuar njeriun e ri ateist.
I uroj njerëzimit mbarë të dalë më i mirë nga kjo flamë e mallkuar.
.
Marrë nga Muri i Marjan Bunaj, 29 Mars 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.