back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Spiro Gjoka rrёfen miqsinё me Padёr Meshkallёn (1991)

Gazeta

Spiro Gjoka Savër 1992
Spiro Gjoka – Savër 1992 (Jutta B.)

Figura e Padёr Mёshkallёs nёn dritёn e bashkvuajtёsve!

Spiro Gjoka rrёfen miqsinё me Pjetёr Meshkallёn

Bisedoi Jozef Radi  (nentor 1991)

 

Spiro Gjoka - Saver, Nentor 1991
Spiro Gjoka – Saver, Nentor 1991

Zoti Gjoka, kur dhe ku jeni njohur me padёr Pjetёr Mёshkallёn? Nёse s’gabohem, nё mars tё vitit 1970… Mbi 50 tё burgosur transferoheshim me autoburg nga Kampi i Spaçit nё Kampin e Vlorёs. Mbas formaliteteve tё kontrollit e tё stërkontrollit që ishin krejt tё zakonshme, u ndamё nё kapanone, na caktuan vendfjetjet, brigadat e punёs, tavolinat e ngrёnies, batanijet e gjithçka tjetёr. Pas disa ditёsh e shoh vёllanё tim, Sotirin tё arrestuar para meje, tek bisedonte me njё plak tё imët, bile tepёr tё imёt, por jo fort tё thinjur. Mё bёri pёrshtypje sjellja dhe afrimiteti i tij me kёtё njeri. Kur e pyeta pёr tё, ai mё tregoi se ishte Padёr Mёshkalla, pёr tё cilin nё tё vёrtetё kisha dёgjuar shumё, por qё s’kisha arritur ta njihja. Hyra në hollësi, tё dija si e kish njohur ai, si qe krijuar gjithё ajo afёrsi qё mё bёri pёrshtypje. Vёllai mё mё tregoi, se qe njohur nё dhomёn Nr.8 tё Burgut tё Tiranёs, e cila quhej ndryshe dhe “dhoma e armiqve”… Aty sipas praktikave tё asaj kohe, bёhej grumbullimi nga gjithё burgjet dhe më pas bёhej shpёrndarja nёpёr kampe. Duke qёnё se im vlla ishte mё i ri dhe i pёrballonte mё lehtё vёshtёrsitё dhe tё ftohtit e birucёs, dhe meqё ishte i pajisur mё mirё nga shtёpia me ushqime dhe veshmbathje, pat treguar njё kujdes tё veçantё pёr at plak nё kushtet e vёshtira tё birucёs, gjё pёr tё cilёn ai i qe mirënjohёs. Kёshtuqё ata ishin lidhur me njё respekt reciprok ndaj njёri tjetrit. I shihja qё rrinin shpesh bashkё, shёtisnin bashkё nёpёr pajtoz, ktheheshin bashkё nga puna, kështu edhe mua m’u dha rasti tё njihesha me tё. Faktikisht, unë kisha dёgjuar shumё pёr padёr Mёshkallёn, jo vetёm nga klerikёt tё cilёt ishin me shumicё nёpёr burgje, e me shumё prej tё cilёve kisha miqёsi e njohje si dom Mark Hasi, dom Nikollё Mazreku, dom Mikel Koliqi, dom Ndoc Sahatçia, por edhe nga njerёz tё thjeshtё, dhe njerёz mё kulturё. Tё gjthё flisnin me respekt tё thellё e konsideratё tё veçantё pёr tё.
Flija pёrbri njё prifti tё paralizuar, emri tё cilit tani nuk po mё kujtohet. Pёr ne mё tё rinjtё, qe njё ligj i pashkruar, hyzmeti dhe pёrkujdesja pёr mё tё vjetrit dhe tё sёmurёt. Padёr Mёshkalla mё kishte vёnё re pёr kujdesin qё tregoja ndaj atij plaku dhe sё bashku me vёllanё tim Sotirin, m’u afrua duke mё falenderuar. Qё nё bisedёn e parё me tё u vёrtetuan shumë prej atyre qё thuheshin pёr te. Kёshtu qё prej asaj dite kisha hyrё dhe unё nё rrethin e madh tё miqve tё tij. Takoheshim shpesh diskutonim pёr probleme tё ndryshme, pranё tij edhe pse çdo ditё burgu ёshtё e gjatё, koha kalonte pa u ndjerё. Nё burgun e Vlorёs ne njiheshim mirё me njёri tjetrin, megjithatё bashkё mbanim mё pak lidhje, sepse ishin mё tё shumtё tё rinjtё qё kёrkonin tё plotёsonin kulturёn e tyre nga ndejtja me padёr Mёshkallёn, ishin tё shumtё ata qё mësonin gjuhё tё huaja dhe pёr gjithçka u duhej tё konsultoheshin me tё kёshtu qё unё nuk dёshiroja ti “haja” kohё nё punёn e tij.
Cili ishte sipas jush po edhe nё e bashkёvuajtёsve tё tjerё padёr Pjetёr Mёshkalla? Pёr mendimin tim dhe të hapёsirёs së njohjes sime, padёr Mёshkalla ishte personifikimi i njeriut tё pёrsosur, i njeriut tё thjeshtё me virtyte fisnike, humane e kristiane. Njeri me shpirt tё madh e tё shqetёsuar; njeri qё s’bёri kurrё kompromis me tё ultёn, me dhunёn, me tё keqen. Kёto jo se ju mungonin edhe klerikёve tё tjerё apo intelektualëve tё shumtё qё ndodheshin nёpёr burgje dhe kampe, por ai ishte njё pёrjashtim. Ndoshta vёrtet dёshira ime pёr ta bёrё sa mё tё plotё portretin e kёtij njeriu i jep trajtat kёtij njeriu të pazakontё, qё ka dhёnё njё kontribut jo vetёm pёr kishёn dhe pёr kulturёn shqiptare, por edhe njё ndihmё tё vyer nё kulturimin e brezave tё tёrё qё kaluan nёpёr ferrin e terrorit komunist.
Vlerat e kёtij njeriu unё do t’i klasifikoja nё pesё shtylla kryesore: e para si njeri qё dallohesh pёr shpirt human dhe pёrçues i misionit kristian; e dyta njeri me kulturё tё gjёrё e tё gjithanёshme e krahasuar me shumё nga klerikёt e tjerё tё cilёt ishin nё numёr aq tё madh nëpёr burgje sa nё humor e sipër u thoja: “Le tё na vijё kёtu dhe Papa e ne mund ta krijojmё këtu Vatikanin e s’ka ç’na duhet fare Roma!”; e treta ai qё njё enciklopedi e gjallё, njё poliglot i rrallё, unё ende nuk kam njohur njё tjetёr qё ta krahasoj me tё. Nё mungesё tё literaturёs nё burgje, tё kishe padër Mёshkallёn ishte njё fitore e madhe; e katërta ai punonte me shpirt qё feja dhe misioni i tij fetar tё mos ishte njё shkak pёr ndarje midis njerёzve, por njё urё afrimi dhe bashkimi midis bashkёvuajtёsve tё shumtё, ai përpiqesh t’i vllazёronte njerëzit me fe tё ndryshme, duke ndjekur shembullin e rilindasve; e pesta nё atё rreth kaq tё tmerrshëm ai e vazhdonte misionin e tij fetar qё i kishte caktuar vetes edhe nё ato rrethana tepёr tё kufizuara, kur dihej se çdo tre veta njёri raportonte nё komandё, ai punonte me njё devotshmёri dhe pёrkushtim stoik, pёr ndalimin e grindjeve dhe sherreve qё mund tё ndodhin nё burg.
Tek ai nuk gjeje as virtute tё diskutueshme, as mëdyshje, as hezitime, as vёrejtje, ai qe i gjithi i mbuluar me dritё e kjo pёrbёn tё veçantё dhe kryesorёn e kёtij njeriu!
E theksoj edhe njё herё, pёr mua Padёr Mёshkalla pёrfaqёson njeriun e kompletuar, jo vetёm si njeri, por dhe si klerik, jo vetёm si edukator dhe pedagog, por edhe si burrё e martir. Si njeri me aftesinё e mrekullueshme tё komunikimit me kёdo si me katundarin e thjeshtё, i cili pёrveç tokёs dhe bagёtive nuk njihte asgjё tjetёr, ashtu dhe me intelektualёt mё tё zotё qё kishin studiuar nё universitetet e Europёs. Ai ishte mjeshtёr i debatit dhe diskutimit, i arsyes dhe tolerancёs. Ai kishte shpirtin e demokratit në kushtet e tmerrshme të terrorit komunist. E them pa frikё dhe me bindje tё plotё se ai pёrfaqёsonte ajkёn e klerit shqiptar, i cili edhe nё rrethana tё tilla tё paimagjinueshme qёndronte krenar e i papёrkulur.

Lazër Radi, Lekani e Spiro Gjoka (Savër 1984,)
Lazër Radi, Lekani e Spiro Gjoka (Savër 1984)

Fillimisht desha diçka mbi portretin fizik tё Padёr Mёshkallёs! Padёr Mёshkalla qe njё burrё mesatar, me njё gjatёsi normale, shumё i imёt. Nё tё njejtёn kohё nё atё trup tё brishtё, shihje gjallёrinë dhe vitalitetit tё njё djaloshi. Edhe pse ne mё tё rinjtё ishim gati ta ndihmonim pёr gjithçka, ai nuk pranonte ndihmё prej askujt, sepse e quante tё panevojshme kur ai ishte nё gjёndje tё punonte e tё kujdesej mё sё miri pёr vetveten. Mё bёnte pёrshtypje rregulli pёrpikmёria e gjithё veprimeve tё tij. E shihja çdo ditё nё pajtoz tek bёnte ato ecejakёt e tij tё zakonshme, rrallё vetёm sepse në çdo kohё do ta shihje tё shoqёruar me grupe tё rinjsh, tё cilёt çdo çast me padёr Mёshkallёn kërkonin ta shfrytëzonin si një mundësi edukimi. Asnjёherё nё Kampin e Ballshit, nuk e kam parё por as nuk dёgjuar qё padër Mёshkalla të ishte i sёmurё, e nuk kish lёvizur nga shtrati.
A mund tё na tregonit diçka interesante nga jeta e padёr Mёshkallёs? Pёr Padёr Mёshkallёn nuk ka tё burgosur qё ketё jetuar me tё nё kampet e burgjet e tmerrshme tё diktaturёs, e tё mos tregojё diçka interesante nga jeta e tij. Unё nuk e di nё se do tё jetё interesante kjo çka do t’u tregoj, por pёr mua ёshtё mjaft sinjifikative… Nё operacionet dhe raprezaljet qё zhvilloheshin nё Shkodёr e rrethinat pranё saj, Mehmet Shehu shpesh hante, pinte e flinte nё seminarin e jezuitave. Nё debat e sipёr midis tё tjerash padёr Mёshkalla i thotё Mehmetit: “Mbasi ta merrni dhe tё konsolidoheni nё pushtet, ju ashtu siç ka ndodhё edhe nё vende tё tjera qё ju i dini mirё, ju, jo vetёm qё do t’i shkatёrroni institucionet fetare, por do të na shpallni gjithё ne klerikёve armiq tё betuar tё kombit e tё kulturёs”. Mehmeti u ngrit i revoltuar, duke thёnё se njё gjё e tillё s’do tё ndodhte kurrё, pёrkundrazi ata do të lejonin mendim tё lirё, ballafaqim mendimesh… e tё tjera broçkulla tё kёsaj natyre…” Nuk kaluan shumё kohё dhe ndodhi ajo çka tashmё e dimё tё gjithё!! Midis atij terrori tё egёr qё kish shpёrthyer, padёr Mёshkalla me guximin e tij karakteristik, i shkruan një letёr të gjate drejtpёrdrejt Mehmet Shehut, duke i kёrkuar llogari pёr atё tё vёrtetё qё kishin folur dikur bashkё… dhe nё vend tё pёrgjigjes i erdhi urdhёri i arrestimit!!! Kjo pra qe ajo burrёria e atyre njerёzve qё kishin pushtetin, kjo qe ajo liria e mendimit dhe e debatit qё ata kishin predikuar veç pёr t’i mashtruar njerёzit.
A mendoni se Padёr Mёshkalla pёrbёn jo vetёm njё martir tё kishёs, por dhe njё martir tё kombit? Pёr mendimin tim, gjatё pesёdhjetë viteve tё diktaturёs shqiptare, tё cilёn unё pa mëdyshje do ta quaja mё e tmerrshmen e diktaturave tё Europёs, ky vend ka nxjerrë shumё martirё dhe heronj, tё cilёt nga mёnyra si iu kundёrvunё regjimit dhe nga qёndrimi heroik qё mbajtёn, duhen nderuar e duhet tё nxirret nё reliev akti i tyre. Sigurisht, ndёr këta do tё shkёlqente Padёr Mёshkalla, dhe e theksoj jo thjesht pёr bindjet dhe misionin e tij fetar, por pёr qёndrimin fund e krye tё palёkundur pёrballё mortajёs komuniste. Jo pse tё tjerёt nuk e ruajtёn, jo pse qёndrimi i tyre qё mё pak heroik, por sepse te Mëshkalla tё gjitha dimensionet njerёzore konvergonin nё njё pikё te vetme, gjё e cila e nxjerr me nё pah figurёn e tij. Dihet qё intelektuali ёshtё i prirur drejt kompromisit dhe absurditeti i burgjeve shqiptare qe i tillё, sa dhe krenaria dhe dinjiteti i cilitdo prej nesh pёrbёnte njё rrezik, kёshtu qё ndodhte shpesh tё bёheshin edhe lёshime, ndërsa Padёr Mёshkalla hyri dhe doli nga ferri komunist si hero i vёrtetё, duke pёrfaqësuar jo vetёm kishёn, qё ishte misioni i tij, por edhe kombin shqiptar, i cili pёr tё mbijetuar kishte nevojё pёr figura plot ditë si ajo e Padёr Mёshkallës.

Kolegji Jezuit (arkiv b. çoba)
Kolegji Jezuit (arkiv b. çoba)

Shpesh herё pёr tё qёnё hero duhet tё vdesёsh ose tё vritesh! A mendoni se rasti i Padёr Mёshkallёs, i cili pati njё vdekje tё natyrshme pёrbёn njё hero tё qёndresёs dhe si i tillё ai ka më shumё merita se plot klerikё tё tjerё qё u ekzekutuan qё nё ditёt e para tё çlirimit? S’jam aspak dakord, qё njё njeri pёr t’u konsideruar hero, duhet doemos tё vritet ose tё vdesё duke luftuar. Historia ёshtё e mbushur me shembuj, kur heronjtё kanё triumfuar mbi vdekjen duke mbetur. Sipas meje heroi ka mё shumё lidhje me veprёn se sa me vdekjen. Ёshtё vepra ajo qё e pёrcakton heroin dhe aspak vdekja. Ёshtё e vёrtetё se kisha katolike ka dhёnё shumё pёr kombin shqiptar dhe kulturёn shqiptare, dhe diktatura sё pari u drejtua kundёr kombёtares dhe nё pёrgjithёsi kundёr kulturёs. Me Padёr Mёshkallёn ndodhi ajo qё ndodh me absurdin! Nёse duhej dёnuar njё klerik pёr karakterin dhe kulturёn e tij, ndёr tё parёt duhej tё ishte Mёshkalla, por regjimi godiste shpesh edhe njerёz tё sferave mё tё ulta, ndёrsa njerёzit e sferave tё larta, i linte siç i thonё fjalёs gjallё e pёr gazep… Njё gjё e tillё ndodhi edhe me Mёshkallёn, prandaj s’jam aspak dakord se pёr tё qёnё hero duhet tё tё zhdukin. Nё historinё 46 vjeçare tё burgjeve shqiptare, ka me dhjetra e qindra tё zhdukur tё cilёt s’pёrbёjnё heronj, ashtu siç ka dhe tё gjallё qё e meritojnё me plot kuptimin e fjalёs titullin hero. Historia i ka tё freskёta rastet e Mandelёs, Sakarovit, Demaçit, ndёrkohё qё nё Shqipёri s’ka katund qё tё mos e ketё Mandelёn apo Demaçin e vet, e nёse pёr ata sot flitet fare pak, kjo tregon se pёr njerёzit qё e meritojnё nderimin ende nuk ka nisur tё mendohet e tё punohet seriozisht.
Pёrsa u pёrket klerikёve qё u vranё qysh nё fillim, e qё s’qenё tё paktё nё numёr, unё nuk dua t’i zbeh aspak figurat e tyre, por di tё them, se vrasja ёshtё e tmerrshme, por mё e tmerrshme ёshtё ta shohёsh çdo ditё vdekjen me sy, tё pёrleshesh çdo çast me tё ёshtё mё e tmerrshme se njё moment i vetёm tragjik. Di tё them se shumё prej nesh nё çaste tё skёterrshme, ata qё vdisnin i quanim tё shpёtuar… sepse për ta nuk do të kishte më vuajtje pafund. Sigurisht ata qё flasin nё kёtё mёnyrё s’e kanё as idenё se çdo tё thotё burg shqiptar. Padёr Mёshkalla jo vetёm qё vuajti gjatё nё kёt’ ferr, por vuajtja dhe qёndrimi i tij shpesh janё kthyer nё simbol qёndrese pёr tё tjerёt. E theksoj edhe nji herё pёr mua ёshtё mё hero ai qё pёr fatkeqёsinё e tij jetoi, dhe u bё shembull, se sa ata qё u ndёshkuan qё nё fillim me dёnimin kapital – jetёn!
Ç’pёrfaqёsonte nё kushtet e burgut kleriku, dhe si ishin raportet klerik-qytetar i thjeshtё? Nёpёr kampet dhe burgjet e diktaturёs, natyrisht pasi tё dalin statistikat e plota, do tё shihet, por pёr aq sa dimё ne, kleri katolik kaloi pothuaj i gjithi në kularin e ndëshkimit, ndërkohë që edhe dy besimet e tjera kishin tё ndёshkuarit e tyre, por gjithsesi mё tё pakёt, e llogaritur kjo nё raport me popullsinё ky raport bёhej gjithnjё e mё i dukshёm. Pa as mё tё voglin dyshim, kleri katolik ka qenё mё i masakruari, ai qe vazhdimisht nё shёnjestёr tё goditjes sё komunizmit. Kjo pёr faktin se ai i kundёrvihej dogmёs ortodokse dhe shovinizmit sllav, pёr arsye se pёrfaqёsonte kulturёn kombёtare dhe historinё e kёsaj kulture; pёr arsye se ai ishte mё i pregatituri, mё aktivi dhe ndoshta edhe mё dinjitozi. Ata (klerikёt) edhe nё rrethanat tepёr tё kufizuara dhe tё vёshtira tё burgjeve dhe interrnimeve jo vetёm qё ishin vazhdues tё misionit tё tyre fetar, por ishin edhe pёrçues tё atdhetarizmёs. Raportet midis klerikёve katolikё dhe tё burgosurve tё thjeshtё ishin raporte tejet njerёzore. Ata ishin jo vetёm ngushёllimi nё atё skёterrё ku ndodheshim, por dhe burim besimi nё Zotin dhe nё vetveten. Ata ishin burimi i shpresёs se njё ditё tё gjithё ne do tё ishim njerёz tё lirё, qytetarё tё nderuar tё njё shoqёrie me tё vёrtetё humane. Ata ishin tё bindur se njё diktaturё e tillё e pёrbindёshme do tё shkatёrrohej njё ditё, sepse mashtrimi, masakra, hipokrizia, terrori, izolimi nuk mund tё ishin tё pёrjetshme. Ata ishin pёr ne shpresa, sepse unё nuk mund ta kuptoja se çdo tё ndodhte me secilin prej nesh, të dёnuar me 20 apo 30 vjet skёterrё, nёse nuk do tё na injektohej shpresa dhe besimi. E nё kёtё luftё pёr ta mbajtur tё gjallё shpresёn “nё thellёsitё e minierave shqiptare” padёr Mёshkalla qe nё krye. Tё gjithё kishim nevojё pёr tё, pse ai kishte njё shpirt tё pashterrё. (Duke shkruar kёto rreshta, nga fjalёt e Xhaxhos (Spiro Gjoka), m’u kujtua ajo silueta e dom Mikel Koliqit atje nё Gjazё, nё atё qoshen e asaj barakes ku jetonte e ku bёhej edhe apeli. E ai me atё butёsinё e tij, kur e shihje qё delte tё bёnte pazarin apo apelin çdo darkё aty para zyrave. Me tё vёrtetё priftat tё jepnin nji farё shprese nё atё kohё tё zezё. Sepse ata dukeshin si Krishta tё vegjёl ku ti mund tё shpresoje gjithmonё… Sh.Lu.Ra)

Padër Pjetër Meshkalla
Padër Pjetër Meshkalla (1901-1988)

Sipas fjalёve tё tua nё burgje klerikёt qenё shpresa? Unё do t’i quaja mjekё shpirtërash të rrënuar; ata injektonin shpresё nё shpirtrat tanё. Ne ndodheshim mes tё njё tuneli tё gjatё, tё zhytur nё errёsirё tё plotё. Qё tё dilnim nё diellin e lirisё ishte e domosdoshme shpresa.
Duke e ditur se Padёr Mёshkalla, nuk bёri kurrё kompromis me vesin mё tё keqёn me parimet e tij, a mendoni se kjo heroikё e tij ёshtё njё mesazh pёr shpirtin e kёtij populli? Njё gjё tё tillё as e vё nё diskutim. Duke njohur bindjet e tij; temperamentin, pregaditjen e tij tё shkёlqyer, misionin fisnik tё cilit i qe pёrkurshtuar dhe qёndrimin tejet dinjitoz qё mbajti për gjithё at’ periudhё tё gjatё dёnimesh e ridёnimeshi; unё mendoj se njё gjё e tillё jo vetёm qё do nxjerrë nё pah, por duhet tё shёrbejё si etalon vlere dhe vlerёsimi.
Ai, ishte rigoroz nё zbatimin e rregullores sё burgut. Edhe pse qёndrimi ndaj tё burgosurve politikё ishte tepёr fyes dhe denigrues, por ai qёndronte krenar dhe i papёrkulur. Tek ai nuk gjeje asnjё hije pёrultёsie e nёnshtrimi, asnjё buzqeshje tё vetme me kapterrin apo personelin e komandёs. Ai kokëfortёsisht qёndroi gjer nё fund, besnik i pikёpamjeve tё tij, i kulturёs sv tij, i misionit tё tij fetar, aq sa dhe shёrbimi i brendёshёm “spiunёt e burgut”, tё cilёt s’ishin tё paktё e qё raportonin gjithçka, pёrballё Padёr Meshkallёs ishin tё detyruar tё heshtnin, sepse ai kishte se parim… “çka mund t’ia kёrkoj vetvetes, s’mund t’ua imponoj tё tjerёve!!” Ndodhte shpesh qё urtёsia e tij tё ishte vendimtare nё grindjet e sherret qё ndodhnin midis tё burgosurve. Unё mendoj se figura e tij do tё dalё mё e plotё kur tё mblidhem edhe kujtimet e shumё bashkvuajtёsve tё tjerё, shokёve dhe miqve tё tij, tё cilёt mendoj se s’janё tё paktё. Kёshtu do tё tregohet se dhe nё një periudhё kaq tё errёt, kanë dalë figura heroike tё cilat meritojnё nderim dhe respektin.
A nuk mendoni se ёshtё bёrё pak, ose fare pak pёr tё hedhur dritё mbi figurat e klerit nё kёtё periudhё tё shkurtёr lirie? Nё gjithё shfletosjet e mia tё kёsaj periudhe nё fjalё, kam vёnё re fare pak dritё mbi kёto figura, tё cilat, gjithnji sipas mendimit tim, nuk janё tё pakta. Asnjё pёrkujtim, asnjё monografi, asnjё studim vetёm ca shkrime tё shkruara nё ngut e sipёr. Pёr Padёr Meshkallёn, tё cilin e kemi objekt tё kёsaj bisede, mund tё shkruhet shumё e jo tё lihet nё dorё tё rastёsisё. Vetёm kujtimet e tij duhet t’i bёhen tё njohura rinisё dhe brezit tё ri, sepse nuk mungojnё ata që përpiqen t’i lënë nё heshtje dhe errёsirё. Do tё qe njё kёnaqёsi e jashtëzakontё pёr mua nёse do tё merrja vesh se dikush ka nisur tё kujdeset pёr kёtё figurё, se dikush po kёrkon tё hedhё dritё mbi tё vёrtetёn pёr tё.
Midis intimiteteve qё krijoheshin midis tё burgosurve cilin do tё veçonit? Intimitetet midis tё burgosurve janё si intimitetet e njё familjeje, si intimitetet midis burrit dhe gruas. Nё mё tё shumtёn e rasteve ne flinim ngjitur me njёri tjetrin, d.m.th. kishim vetёm 40 centimetra pёr njeri! Nё njё intimitet tё tillё, ne njihnim jo fytyrёn po edhe frymёn e njёri tjetrit, jo mё zakonet e sjelljet, po edhe kulturёn e gjithçka tjetёr. E theksoj, Padёr Mёshkalla ishte mjaft i hapur dhe komunikativ. Ndёrsa ndodhte qё klerikё tё tjerё mjaft tё pregatitur e ruanin pёr vete kulturёn e tyre, ose i frikeshin komunikimit me tё tjerёt, Meshkalla gjithçka kishte nё arsenalin e dijeve tё veta, ishte i gatshёm nё çdo kohё ta ndante me tё tjerёt. E ky s’ishte një intimitet i pakët, po të kesh parasysh egërsinë e burgjeve shqiptare…
Padёr Mёshkalla para çlirimit ka dhёnё njё kontribut tё vyer si gazetar. Gjatё kohës qё ndodhej nё burg, e keni parë ndonjёherё tё shkruante? Nё burg ishte pothuaj e pamundur tё shkruaje, pёr dy arsye: e para se aty gjithçka survejohej dhe kontrollohej nё mёnyrёn mё tё ashpёr, por edhe sikur tё shkruaje ishte pothuaj e pamundur ta nxirrje nga ai ferr i tmerrtё. Di tё them se pak kush ka mundur tё shkruaj diçka nё burg. Mё e shumta mёsohnin gjuhё tё huaja, jo vetёm pёr tё fituar kulturё, por pёr ta detyruar kohёn tё kalonte. Pёr t’i hapur punё vetes, Padёr Mёshkalla bёnte diçka tjetёr: merrte libra qё i kishte ndokush tё fshehura dhe nga gjuha standarte i kthente nё dialektin shkodran: Ai e pёrpunonte nё mёnyrё tё pёrsosur fjalёn dhe fjalinё, duke e shoqёruar edhe me shpjegimet e nevojshme, pёr ne tё tjerёt qe s’e njihnim fort mirё dialektin shkodran… Ishte e paimagjinueshme ajo çka bluante mendj e tij…

Monumenti i Padër Meshkallës
Monumenti i Padër Meshkallës (shkolla)

A bënte ndonjё vёrejtje Padёr Mёshkalla pёr drejtshkrimin e ri tё shqipes, qё ndodhi gjatё kohёs qё ai ishte nё burg? Kur e morёm vesh Kongresin e Drejtshkrimit dhe vendimet e tij, jo vetёm ai, por shumë prej nesh u indinjuam sё tepёrmi… Sepse nё mёnyrё arbitrare po u imponohej diçka qё binte ndesh me normat mё elementare tё etikёs sё njё populli tё qytetёruar. Asnjeri prej nesh, edhe pse nuk ishim gjuhëtarё, nё bisedat kokё me kokё s’e aprovuam njё akt tё tillё, pse ishte plotёsisht e mundur gjetja e njё mirëkuptimi pёr njё problem aq delikat siç ishte gjuha e njё populli. Mё sё tepёrmi u indinjuam me gjuhtarёt e Kosovёs, qё miratuan me bindje tё plotё urdhёrin e ardhur nga larg. Na erdhi keq atёherё, na vjen keq edhe sot sepse edhe pak ditё mё parё nё televizion pashё se ata vazhdojnë tё mbrojnë kokëfortësisht njё tezё qё s’mund ta mbrojё askush.
Debatet nё burg për kët çështje zgjaten pёr mjaft kohё. Sepse aty kishte edhe profesorё tё gjuhёs edhe intelektualё tё fushave tё tjera. E mbaj mend mirё se Padёr Mёshkalla e mbronte me argumenta bindёs njё veprim tё tillё dhe jam i bindur nёse polemikat e tij do tё ishin sot tё regjistrura, do tё pёrbёnin njё thesar tё vёrtetё tё arsyetimit  mbi një çështje madhore siç ёshtё kjo e gjuhës shqipe…

Savёr 22/11/1991 (foto nga Jutta Benzenberg)

 

Related Images:

More articles

4 KOMENTET

  1. ‪Juela Sulka
    Rrofsh Jozef, se më kënaqe.
    Faqja jotë është një lloj enciklopedie për mua. Më është e pamundur të mos lexoj çdo mbrëmje shkrimet e tua. U bën nder figurave të ndryshme, por i bën një nder të madh historisë. Unë mundohem në të voglën time t’i përcjell, në radhë të parë tek im bir pasi janë histori, personazhe që s’i mëson në shkollë, por edhe në miq e shokë…

    • Juela, më duhet të falenderoj shumë, sepse gjithnji më ke thënë afërsisht këtë gjë, po gjithnji duke shtuar diçka më shumë… gjë e cila më shtyn të kërkoj e të punoj gjithnji e më shumë, që kënaqsia e kërkimit dhe njohjes të së vërtetës të bëhet diçka e përditshme, diçka e zakonshme…
      Të falenderoj edhe nji herë për pozitivitetin tënd konstant…

  2. Luan Merdani
    Një interviste dinjitoze për një njeri (klerik) dinjitoz që e tregoi me vepra se sa shumë e deshti atdheun, se sa shumë e deshte lirinë se sa shumë e deshte zotin, njerzit, dijen, kulturën dhe për ironi të fatit këta lloj njerzish që Shqipërisë i duheshin aq shumë mbas mbarimit të luftës, kolera komuniste i mbajti burgjeve dhe internime duke menduar se ata do mbaronin të harruar në ato tunele e tela skëterre që krijoi sistemi komunist antinjeri për 45 vjet. Dëshiroj dhe shpresoj që kjo intervistë të lexohet nga shumë njerëz që përdorin fb dhe do të dëshironja shumë që për ata që edhe sot me përçmim i etiketojnë “Burgaxhinj” të mësojnë nga qëndrimi dhe personaliteti Patër Meshkallës dhe shumë klerikëve të tjerë që jetuan Ferrin komunist, mbase do të jenë më të aftë të shijojnë lirinë dhe demokracinë për të cilën ata dhanë jetën e tyre. E meriton tiullin “Hero i Demokracisë. I paharruar qoftë kujtimi dhe sakrifica që bënë për këto ditë që ne arritëm t’i jetojmë.
    Marrë nga Muri i fb 21 mars 2014

  3. Pjetër Delia
    bravo Jozef, që e kujton këtë burrë burrash… këtë intelektual, këtë njeri të urtë e të shoqërueshëm, i cili gjithë jetën e kaloi në burg e internim, dhe nuk u përkul para diktaturës… Ai lindi, jetoi e vdiq i burgosur fizikisht, por i lirë shpirtërisht!
    Marrë nga Muri i fb 20 mars 2014

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.