back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Statuse të përzgjedhura prej miqve të mi… për vitin 2015

Gazeta

Gëzuar... 2015
Gëzuar… 2015

Statuse të përzgjedhura prej miqve të mi…

për vitin 2015

Edison Ypi
Edison Ypi

 

 

 

 

 

 

Paradë e shëmtuar e fukarallëkut të mendjes, mungesës së fantazisë, kreativitetit, profesionalizmit… Zero frymëzim, zero përkushtim, zero stil, zero talent, zero përmbajtje, zero elegancë, zero rafinatecë. Vetëm vanitet, superficialitet, budallallëk, pështirosje e pafundme.
Duket sikur në Shqipëri nuk bëhet asgjë tjetër por vetëm karagjozllëk, vetëm aheng.
Frika e diktaturës ishte e lemeritëshme. Por serioze, dinjitoze, madje edhe solemne para këtij turpi kolosal, kësaj paljaçiate televizive me përmasa të frikshme, këtij shpërdorim skandaloz të gjësë më të shtrenjtë e më të shenjtë, Lirisë, që mezi e arritëm pasi u mbytëm në gjak.
Edison Ypi

Nevila Jaupaj
Nevila Jaupaj

 

 

 

 

 

 

 

Faleminderit teknollogji që na bashkon me të afërmit dhe të dashurit e zemrës.
Ne shqiptaret u shpërndame si këmbët e cjapit nëpër botë, dhe do të ndjeheshim shumë të vetmuar pa këtë rrjet social. Unë ndjehem me fat që kam 576 miq, një pjesë të gjakut, një pjesë të afërm, një pjesë të njohur, dhe pjesa tjetër që jua lexoj mendimet e shkruara, dhe një pjesë më janë bërë si rob shpie dhe s’mundem dot më, të jetoj pa ta… ata më dhurojnë kohën e tyre të vyer, dashuri, dhe vëmendje. Cdonjeri prej jush është univers ndjenjash dhe potencialesh, ndaj ta shfrytëzojmë këtë rrjet për të përmirsuar ekzistencën tonë…
Me gjithë zemër ju uroj një 2015, për të mos e harruar… me emocione të forta dhe ndjesi të bukura!
Nevila Jaupaj

Gjergj Kola
Gjergj Jozef Kola

 

 

 

 

 

Shqiptarët mund të marrin bankierë të huej me ju ba financat; politikanë të huej me ju ba politikat; inxhinjerë të huej me ju ndërtue urat dhe sheshet; ushtarakë të huej me ju mësue se si me e mbrotjë vedin dhe vendin, porse Poetët nuk mund t’jua afrojnë kërkush në botë, Poetët ka me ju dashtë me i nxjerrë vetë, nëse dojnë me mbijetue…
Poetët janë ata që lidhin qelizat e shpirtit e i japin frymën jetës. Pa Poetin, paratë kanë me u kalbë, politikat kanë me u qelbëzue, kolonat e ndërtesave kanë me u thërmue e kalatë shekullore kanë me u mbytë në llom…
Shoh gjithandej filiza të pakontaminuem poetësh të rinj, që premtojnë se në vendin e shqipeve njerzit po fillojnë me mësue të fluturojnë…
Gjergj Jozef Kola

Bedra Kaba
Bedra Kaba

 

 

 

 

 

 

E shkruar para një viti… por mund të shkruhet për vite e vite me rradhë…
Po e njejta gjë, që të vret ngadalë dhe pa u ndjerë… Dikush më tha: “Sepse harmonia që ti je e zonja ta krijosh brenda vetes tënde, pavarsisht situatave që ti kalon, dikë s’e le të qetë…
Janar 2014

Përse vjen kur s’di të falësh dashuri…? Përse kthehesh kur në shpirt mban vetëm ligësi dhe urrejtje…? Përse krijon situata të vështira ku ti shumë mirë mund t’i shmangësh…? Përse shtiresh si i drejtë, kur në ato që thua vetëm drejtësi s’ka…? Përse gënjen kur unë fort mirë e kuptoj kët gjë?!
Ik të lutem, më mirë ik… se asnjëherë s’ke për të më kuptuar… se s’të interesoj!!
Janar 2015
Bedra Kaba

Edmond Hasani
Edmond Hasani

 

 

 

 

 

 

 

 

Troket dera… dhe ashtu gjysëm në dremitje ngrihem e shikoj te syri magjik, i cili vërtet atë çast bëhet vërtet magjik dhe shoh para derës një plak të Vitit të Ri zezak, pastaj një plak të Vitit të Ri në formë binjakësh, pastaj një plak të Vitit të Ri homosexual, pastaj një plak të Vitit të Ri si njëri nga komshinjtë e mi, që më bëjnë zhurmë vazhdimisht, pastaj si plak i Vitit të Ri me del një llotist që s’fiton asnjëherë, pastaj plaku i Vitit të Ri pas dere transformohet në prostitutë, pastaj prostituta e Vitit të Ri më ngjan me një varrmihës plak mbuluar me baltë, pastaj varrmihësi plak i baltosur, më transformohet në një kurvar të dëshperuar, pastaj kurvari i dëshpëruar kthehet në një babagjysh kinez të dehur, pastaj babagjyshi kinez i dehur i Vitit të Ri më fanepset si një lypsar i bukur, pastaj lypsari bukuran transformohet në një femër lakuriq…!
Ama asnjerin prej atyre që m’u fanitën mbas dere nuk e pashë të mbajë ndonjë thes dhuratash…!
E hapa derën ngadalë… dhe mu shfaq një mace e bukur, mjaullitëse, e zezë…!
Edmond Hasani

Albana Kozeli
Albana Kozeli

 

 

 

 

 

 

Gëzuar o popull!
U uroj shqiptarëve sa më shumë durim për tavolinat e gjata kësaj jave, emisionet e padurueshme televizive, sa më shumë vend në stomak për të tretur gjela e pula me origjina të ndryshme… dhe sa më shumë nerva të qeta për vallet pambarim në lokale dhe repertorët e përseritura këtu e 30 vjet të shkuara të këngëtarëve që na shohin nga duart për ndonjë lek.
…Dhe në vecanti idjotëve që pijnë tepër dhe ngasin makinat si ne Formula Uno, ta lidhin veten në shtëpi dhe mos t’i japin makinës në kët ditë feste që për ca ditë të mos na dëgjojnë veshët vetëm vdekje të paktën!
E sa per ato që shpresoni që t’jua sjellë ky vit, lerjani Zotit në dorë…!
Albana Kozeli

Rezart Palluqi
Rezart Palluqi

 

 

 

 

 

 

Po përpiqem të zbuloj se cila ngjyrë është më e fortë në flamurin tonë: E Kuqja apo e Zeza!!!!
Më ndihmoni, ju lutem!
Duhet ta di këtë gjë përpara orës 23:59, sepse nëse është e Kuqja sunduese, atëhere do ngre dollinë: – Mireseardhsh o Viti i Ri.
Po nëse është e Zeza, më e fortë dhe më e fuqishme, do them: M’u qëro nga sytë o Vit i Ri o e Zeza e Re!!!!

***
E kam lënë Vitin e Ri mbrapa dere, sepse grushtat i kishte plot me akull.
I thashë: nëse do të hysh brenda, shkarko akullin.
Nuk e bëri!
Aty të presë, mbrapa derës. Mund ta le hyjë brenda kur të ngrohet koha. Atëherë shkrihet edhe akulli në duart dhe kraharorin e tij do të jetë shkrirë…
Aty le të rrijë, Viti i Ri, mbrapa portës!!!! Aty, t’i thahen dhëmbët!!!
Rezart Palluqi

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.