back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Stavro Skëndi – Nga profesor i Liceut të Korçës, profesor në Kolumbia University – nga Klodi Stralla

Gazeta

Profesorët e Liceut të Korçës: Stralla, Qorri, Skëndi, Sugari, 1941
Profesorët e Liceut të Korçës: Stralla, Qorri, Skëndi, Sugari, 1941*

Stavro Skëndi Nga profesor i Liceut të Korçës,

profesor Kolumbia University

nga Klodi Stralla

Një bisedë e para 75 viteve…

Në bisedën e fundit që pati me babanë tim, në tetor 1943, Stavro Skëndi i tha se së shpejti do të largohej nga vendi, sepse “Kauza e nacionalizmës shqiptare kish dështuar dhe se anglo-amerikanët Ballkanin ia kishin dorëzuar komunistëve të Moskovit…”
Koha i dha të drejtë dhe nëse do të qëndronte në Shqipëri, me siguri do të vuante kalvarin e gjatë të burgjeve komuniste, si shumë e shumë shokë të tij të të njëjtit ideal.
Skëndi, emigroi në Botën e Lirë dhe, për mbi një gjysmë shekulli, me punimet e tij shkencore mbi albanologjinë, historinë, etnografinë dhe folklorin, i dha kulturës shqiptare punime të një vlere të paçmuar, që e ardhmia do t’i ndriçojë më mirë.

Stavri Skendo (25 gusht 1905-17 gusht 1989)
Stavri Skendo (25 gusht 1905-17 gusht 1989)

Por, kush ishte Stavro Skëndi?
Lindi në Korçë më 1906. Shkollën fillore dhe 4 vitet e para i kreu në Liceun francez të qytetit. Fitoi një bursë studimi për “Robert College”, një institut amerikan në Stamboll, ku u diplomua në 1928. Studimet universitare i kreu në Sorbonë, Paris dhe në 1934 diplomohet aty për filozofi. Kthehet në Shqipëri, dhe emërohet profesor në Liceun Kombëtar, krahas me shumë kolegë vendas dhe francezë.
Me pushtimin italian në 1939, Stavro Skëndi u bashkua me lëvizjen antifashiste, por nga pozitat nacionaliste të Ballit Kombëtar. Në kulmin e luftës civile, në tetor 1943, largohet në Turqi dhe mandej, në 1947, emigron përfundimisht në SH.B.A.
Konkuroi me sukses për një bursë tek “American Council of Learned Societies”, në sajë të së cilës pati mundësi të niste studimet për doktoraturën në Universitetin Kolumbia, ku u diplomua në vitin 1951. Mandej, prof. Skëndi u caktua bashkëpunëtor i kërkimeve në “Mid-European Studies Center”, në New York, një organizatë që financohej nga qeveria e SH.B.A dhe kish për detyrë të përgatiste studime dhe analiza shkencore për zhvillimet në regjimet komuniste të Evropës Lindore. Gjatë kësaj periudhe ai ishte editor dhe autori kryesor i librit “Albania”, i cili u botua në vitin 1956 si pjesë e serisë “Europa Qëndrore e Lindore nën komunistët”.
Ndrroi jetë në New York në 1989, pa mundur ta shohë falimentimin e komunizmit, që ai e kish parandjerë shumë vite më parë.

Disa nga Veprat e Stavri Skendos (1905-1989)
Disa nga Veprat e Stavri Skendos (1905-1989)
Vepra e Stavri Skëndit

Prof. Skendi njihet për kontributet e shquara studimore që ka dhënë për Albanologjinë. Përveç veprës “Albania”, ndër librat e tij përfshihen, “Poezia epike orale shqiptare dhe ajo e sllavëve të jugut”, e botuar për herë të parë në vitin 1954. Por kryevepra e tij mbetet “Zgjimi kombetar i shqiptarëve” botuar në 1967.
PS. Nga e majta në të djathtë: Profesorët e Liceut të Korçës: Niko Stralla, Besim Qorri, Stavro Skëndi dhe Vasil Sugari, dalë në kafe Majestik – tetor 1941

Marrë nga Muiri i FB Klodi Stralla 10 tetor 2017

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.