back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Strategjia e braktisjes së imponuar vendit nga Shpend Sollaku

Gazeta

Shpend Sollaku - Noe
Shpend Sollaku – Noe

Strategjia e braktisjes së imponuar vendit

nga Shpend Sollaku

Shumë prej bashkatdhetarëve të mi po braktisin Shqipërinë.
është një eksod i heshtur, i pabujë. Mediat anemike nuk merren seriozisht me të, pasi tremben të humbin financimet nga pushteti i radhës. Ata që ikin janë jo vetëm shqiptarë të thjeshtë (që nuk e kanë për zemër qeverinë e tanishme, apo nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve të tyre), por edhe intelektualë të lodhur prej pritjes së stërgjatur.
Këtë lloj lodhjeje e provova edhe unë jo shumë vite më parë. U ktheva në Shqipëri për të ndejtur aty, në vitin 2000. Rezistova vetëm 6 (gjashtë) muaj!! Më shkuan kot projektet që kisha, makineritë që mora me vete. Entuziazmi zbehej sa më shumë përplasesha me burokracine. Rezistova në fakt aq sa harxhova kursimet e dhjetë viteve.
Dhe mʼu desh të rikthehem në Itali. Për të filluar gjithçka nga e para…
Ajo çka vërej tani është se nuk ka ndryshuar shumë që atëhere.
Kthimi i njerëzve me iniciativa të rëndësishme, apo me ide të guximshme, pengohet e sabotohet më çdo lloj mënyre. Kjo ndodh edhe me ata intelektualë që ndodhen apo ndodheshin në Shqipëri dhe që janë larguar apo po largohen, qofshin këta me përvojë, apo edhe të rinj të talentuar e të lauruar me djersën e tyre.
Kur më pyesin se a do ta bëje edhe njëherë arratisjen e 1992-shit, unë u them se “Nuk ia uroj askujt braktisjen e vendit! Nuk ka gjë më të rëndë se të mos jeshë në gjendje të jetosh e të punosh i lirë në vendin tënd!” Por, nëse të venë dinamit poshtë shtëpisë, e të ndjekin pas shpine për të të qëlluar me gjysma tullash të fshehura nëpër xhepat e pardesyve, o tentojnë të të rrëmbejnë fëmijën apo të të heqin qafesh edhe me pisoleta të paregjistruara, je i detyruar të arratisesh, me çdo lloj mjeti, sidomos kur ke edhe një familje mbi shpatulla. Në këto kushte largohen shumë shqiptarë të zotë që, ashtu si unë, provuan jo njëherë të ndryshojnë diçka në Shqipëri.

Keda Kaceli
Keda Kaceli

Këtu po ju sjell vetëm një shembull të kësaj natyre: Keda Kaceli.
Edhe ajo u përpoq të ribëhej në politikën shqiptare, por u detyrua të largohej. Në foton e mëposhtme e shohim atë vajzë, zonjë të mediave e të politikës, në Kongresion Europian të Partive Popullore. Ky është vetëm njeri nga shembujt më të freskët që më erdhën ndërmend, por ka sa e sa të tjerë, shembuj për të cilët mund të sillni sa të lodheni.
Ne nuk kemi hequr dorë nga kthimi në Shqipëri. Shpresoj vetëm që kjo të mos ndodhë pak ditë para vdekjes sonë (fizike) apo të mos të kthehemi kur të jemi mbyllur në një akivol. Do të jetë shumë vonë jo vetëm për ne.
Dhe ne jemi vetëm disa pika gjaku prej kësaj hemoragjie të rëndë intelektuale që ka pësuar e po pëson ky popull, e që çdo ditë e më tepër rrezikon leuceminë kronike.
24 tetor 2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.