back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Studiuesi Idriz Lamaj, i dhuroi Arkivit të Vatrës Rekordin e vitit 1919 – nga Dalip Greca

Gazeta

Recordi i Vatres 1929
Recordi i Vatres 1919

Studiuesi Idriz Lamaj,

i dhuroi Arkivit të Vatrës Rekordin e vitit 1919

nga Dalip Greca

Sot kisha në Vatër mikun tim, studiuesin e njohur Idriz Lamaj. Ashtu si në të shkuarën ai nuk erdhi duarbosh në selinë e Vatrës: Këtë herë solli rekordin e shtypur në Shtypshkronjën e Diellit, record që ka regjistruar punimet, vendimet, zgjedhjet, bilancet financiare të Kuvendit të Vatrës, 6 Korrik 1919.
Z. Lamaj i ka dhuruar Vatrës një sërë dokumentesh me vlerë, Letërkëmbime të personaliteteve të Vatrës dhe Diellit, kopje të plotë të dosjeve të emigrantëve shqiptarë të ardhur në SHBA me ndërmjetësimin e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe Kisha, qindra libra të bibliotekës së tij etj etj…
Po çfarë përmbanë broshura e dhuruar sot?
Është i plotë “Rekordi” i Kuvendit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” për Kuvendin që filloi punimet me 6 Korrik dhe përfundoi me 15 Korrik 1919. U zhvilluan gjithsej 21 sesione dhe aty përshkruhen me detaje se çfarë ndodhi në secilin prej tyre.
Kjo ishte një praktikë mjaft e mirë që i shërbente shumë Vatrës për të mos krijuar precedente pas Kuvendeve. Gjithçka është shkruar në 36 faqet e broshurës.
Faleminderit z. Lamaj!

Dielli, 17 qershor 2021

Shënim: Kushdo që disponon materiale të Vatrës, koleksione të Diellit, dëshmi apo fotografi të ndryshme, relike apo kujtime, është i lutur që t’i sjellë ato në Vatër… (shenim nga Dalip Greca)

Recordi i Vatres 1919
Recordi i Vatres 1919
Recordi i Vatres 1919
Recordi i Vatres 1919

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.