back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Tanushi na ftoi për kafe… – kujtime të papërsëritshme nga Fritz Radovani

Gazeta

Tanush Mulleti (1944-2024)
Tanush Mulleti (1944-2024)

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Tanush Mulleti, Ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë,
Lajmin e vdekjes së Mulletit, e ka dhënë i biri i tij Niuton Mulleti, ku bën me dije vdekjen e tij si dhe faktin se ceremonia e varrimit do të bëhet me datë, 21 maj 2024, ditën e martë në orën 14:00, në varrezat e Tufinës, në Tiranë.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.
Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që babai im Tanush Haki Mulleti ndërroi jetë sot.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e martë, më 21 maj 2024, ora 14:00, në varrezat e Tufinës, Tiranë.
Pritjet bëhen tek Shtëpia Funerale “ALBA 2000”, rruga e Dibrës, Nr. 302 (pranë Medresesë), Tiranë.
Qofsh i xhenetit zemra ime!”, shkruan ai.
Kujtojmë se Tanush Mulleti ka shërbyer në disa detyra e funksione te larta shteterore, mes tyre dhe si Drejtor i Burgut 313, në Tiranë. Marrë nga OraNews

Fritz Radovani
Fritz Radovani
Tanushi na ftoi për kafe…
kujtime të papërsëritshme, nga Fritz Radovani

Ishte viti 1993, kur po përgatitshim në shtypshkronjën pranë stacionit të trenit në Tiranë, librin që do t’ia dhuronim Papës Gjon Pali II, në Shkodër.
Pa mbrrijtë, tue ecë me Prof. Simon Pepën, ndigjova një zà, që po më thirrte. Ishte Tanush Mulleti, asokohe drejtor i burgut Tiranës, dhe më kërkoi me shkue me të, për me pi nji kafe. Unë i kërkova me shkue ma mirë se për nji kafe, në burg… dhe me pa Nexhmije Hoxhën. Dhe… Tanushi kje dakord me mue. Të tre sëbashku morëm kthesën dhe shkueme te burgu. Paraqitme të dy te dera dokumentat dhe hymë. Para se me shkue te Nexhmija, Tanushi na ndaloi te dhoma e Aranit Çelës… dhe e hapi sportelin. U afrue aty Araniti të cilit i shpreha knaqësinë tonë që po e takonim aty, një prej vrastarve ma kriminela që ka zhdukë në Shkodër me firmën e tij, mbi 2000 të pafajmë!
Prej aty, shkueme te dhoma e Nexhmijes. E hapi dhomën polici dhe te dera po pritte në kambë Nexhmija. Na prezentoi Tanushi. Sigurisht ajo nuk na njifte, po Drejtori i tregoi se kemi shkue në Tiranë për me punue një libër me Klerikët Katolikë Shqiptarë, të pushkatuem, masakruem dhe të zhdukun ndër hetuesitë komuniste prej burrit të saj, Enveri dhe ajo, kur ata ishin në krye të shtetit kriminal komunist vrastar. Dhe ajo u justifikue se “asokohe ajo qe situata!” Unë, i shpreha keqardhjen se “sot nuk vjen ma ajo situatë, po edhe prangosja e yte në burg, për mue asht knaqësi e madhe!”
Në korridor drejtori na prezentoi edhe me Sulo Gradecin. Vërtet, ishte nji ndjesi e veçantë kur shikojshe kriminelët ma barbarë të regjimit të pranguem n’ate korridor!
Ata vërtet nuk paguene asgja prej masakrave, torturave dhe vrasjeve të tyne, ama prangat e tyne ruejnë shumë kujtime ndër dryjtë e tyne të ndryshkun!

Tanush Mulleti duke marrë një dekoratë
Tanush Mulleti duke marrë një dekoratë

Tanush i Nderuem,
Ju me të vertetë e mbyllët jetën me faqe të bardhë, ndaj na sot, vetëm Ju urojmë, Përjetësi në Jetën e Pasosun t’Parrizit!
Ngushllime familjes e Motrave të Tua të Nderueme.
Me shumë respekt, Fritz Radovani!

Melbourne, 21 Maji 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.