back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Të futesh në Kohë… refleksion nga Robert Martiko

Gazeta

Shkrimtari Robert Martiko
Shkrimtari Robert Martiko

Të futesh në Kohë

refleksion nga Robert Martiko

Shkrimi i një vepre historike apo letrare nuk është të kujtosh të vdekurit, por nëpërmjet një kuptimi rinovues të ndikosh për të hapur Kohën e Mbyllur. Të përpiqesh të ndikosh te lexuesi për të ndryshuar cilësinë e jetës së tij.
Lëvizja, zhvendosja nga këneta ka rëndësi, jo himnizimi i saj pa e kuptuar. Përsëritjet e kota, pa thelbin e thellë të gjërave, vetë jeta i zhvlerëson.
Suksesi i një shkrimi matet kur lexuesi problematizohet, mëson, hedh poshtë, ndryshon, gjallëron jetën e tij.
Për studiuesin apo shkrimtarin të mos thotë vetëm: “O sa i madh, o sa i bukur!” – Dhe gjithçka mbetet aty.
Manifestimi, akademitë, sallat, jubiletë, politikanët, shkrimtarët e kotë, përsërisin gjërat mekanikisht pa ndryshim shpirti.
Objekti historik pa rinovim i lë njerëzit mumie.
Studiuesi me vlerë përpiqet të shartojë një Kohë të re duke korrigjuar përçarjen shekullore, që Diktatura e çoi në qiell. Kjo është gangrena e sotshme dhe e shekujve të ardhshëm po nuk u korrigjua duke filluar nga Arti dhe Letërsia.
Ka rëndësi thelbësore futja në Kohë. Teknologjia ecën me hapa vigane. Po të lexosh historianët e sotshëm ne Shqipëri, njësoj si ne manifestime publike, të mbysin me përshpirtje historike, ku duket sikur luten për shpirtin e te vdekurve, në vend që të kërkojnë atë që nuk iu shkon fare ndër mend ringjalljen shpirtërore, tejkalimin e vetvetes dhe të lexuesit. Dhe më e bukura është se edhe kur iu bën vërejtje, askush bën dialog apo pyet, ndonëse pikërisht pyetja është ajo që karakterizon shoqëritë e pjekura që sot kanë shpërthyer Kohën.
Si mund të ndryshojnë gjërat dhe vetë jeta e shoqërisë e ndikuar nga mendimi beton-armé, që vetëm përsërit veten dhe gjërat pa kuptim!…
Ndodhitë historike të së kaluarës, vetë Skënderbeu apo Nënë Tereza, nuk vlejnë për muze, por për të ndërtuar të ardhmen, pa përçarje, pa fanatizma, pa urrejtje, por me harmoni dhe kohezion.
.
Marrë nga muri i Fb i Robert Martikos, 19 janar 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.