back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Të gjithë në Shesh! – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

7 Korrik 2022 - Protesta Kunder Regjimit
7 Korrik 2022 – Protesta Kunder Regjimit

Të gjithë në Shesh!*

nga Adriatik Riza Dosti

Litari ka ardhur në fyt! Thika ka shkuar aty ku s’mban më… në palcë! S’mban më ujë Pilafi! – thua ti vetë o popull ndaj:
…Motër e vëlla… shqiptar e shqiptare… ke aq shumë aresye madhore që të enjten, në pasditen e 7 korrikut 2022, të jeshë në shesh! Të dalësh e të protestosh, madje edhe të përplasesh ashper me Gangsterrin – kryeministër dhe me bandën e tij kriminale në pushtet…
Të dalësh jo për ta risjellë Berishën e PD në pushtet, siç po thonë rëndom e pisët çdo ditë papagajtë e Ramës në gazetat, radiot e tv e tyre të pështira…
Por të dalësh për veten tënde, për familjen tënde për fëmijët e tu… për Atdheun tënd që drejt me ta thënë kurrë nuk ka qënë më në rrezik se sot! I varfër e i tradhëtuar; i vjedhur e i përçudnuar!!
Të dalësh që shqiptarët të mos ikin më të tmerruar nga Mëmëdheu i tyre ose të mos i përzëre më nga Dheu i tyre antishqiptari Rama… siç ka bërë deri më sot…!
Të dalësh që të mos pranosh kurrë që paratë e marra “borxh” nga bota, të vjedhura e të bëra rrush e kumbulla nga banda pushtetmbajtëse, e që tash borxhi kombëtar e ndërkombetar i Shqipërisë tënde e ka kaluar shifrën 106 % pra ty të bie të paguash mijëra euro pa patur e futur një lek në xhep!
Të dalësh që ti thuash “Stop” rritjes së tmerrshme të çmimeve, sepse fëmijët po të shkojnë në shtrat pa ngrënë e po të ngrihen në mëngjes të uritur!!
Të dalësh për të kapur për gryke hajdutët dhe banditët me pushtet e në pushtet me Ramën në krye, që të kanë vjedhur miliona euro përmes Inceneratorëve që ti s’ju a pe hajrin kurrë…
Të dalësh për t’i thënë një herë e mire JO – korrupsionit e abuzimeve të tmerrshme të krejt makinerisë kriminale shtetërore, që të ka çuar ty sot në stadin e popullit e vendit më të keq-qeverisur e më të varfër në Europë…!
Të dalësh që historitë e pleqve që jetojnë në Azile e që një mëngjes të bukur gdhihen si në ato përrallat e Andersenit – milionerë të lumtur pasi qelbësirat në pushtet ç’nuk sajojnë për të vjedhur e fshehur paratë e tua o popull… të mos përsëriten më kurrë!
Të dalësh që tu thuash një JO të fuqishme Ramës e Pacollit që po pastrojnë paratë e pista deri në Venezuelë e Salvador… ndaj dhe Bexheti jo më kot ka disa kohë që është bërë dashnor i flaktë i “Ballkanit të Hapur” e jo më kot Rama i ka dhënë atij Aeroportin e Vlorës që vlen miliona euro…!!

Shqipëria në Rrezik! 7 Korrik 2022
Shqipëria në Rrezik! 7 Korrik 2022

Të dalësh në shesh o popull që 156 milionët e Becchetit t’i pagojë i çmenduri kryeministër e jo ti…
Të dalësh që Rama e Damiani, Ulsiu e Balla, Spiropali e Ballukja & comp. mos të guxojnë më kurrë ta prekin e ta vjedhin… ta shesin e ta blejnë Votën tënde…
Të dalësh që Rama të mos guxojë më të dënojë gazetarët e të të shajë, të fyejë, të tallë, të ofendojë, të poshtërojë e të nëpërkëmbë ty o popull…
Në Shesh që Rama e banda e tij kriminale të mos ju a shesë e japë me koncensione identitetin e një prej krenarive të historisë tënde kombëtare! Butrintin… sikurse as edhe Rezidencën protokollare e mikpritëse të shtetit shqiptar [të njohur si Rezidenca Mbretërore ose Pallati i Brigadave]…
Në Shesh me 7 korrik o shqiptarë… që Ramës mos t’i shkojë më kurrë ndërmend të vazhdojë të qeverisë permes skandaleve, abuzimeve, vjedhjeve dhe grabitjeve pa fund… përmes patronazhistëve, bërjes publike të të dhënave të tua personale… përdorimit të administratës për qëllimet e teket e tija perverse e politike… etj. etj.
Në Shesh o shqiptarë… që tradhëtari Rama dhe banda e tij kriminale e antishqiptare të mos ju a shesë Detin tek greku… të mos ia japë Portin e Durrësit as arabit e aq më pak e frikshëm as serbit!!!
Të dalim në shesh o motra e vëllezër… për të mbrojtur Kosovën martire, gjakun tonë të pastër shqiptar së cilës Rama e Vuçiqi kanë kohë që i qëndrojnë pas shpine me thikë në dorë…
Në shesh për të ndalur edhe përdorimin e Policisë së Shtetit për qëllimet kriminale të Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet…!
Të gjithë në shesh për punë, për lirinë e fjales, për ujë dhe drita, për siguri jetese, për rroga normale, për çmime të arsyeshme, për ilaçe e shëndetësi publike, për litrin e naftës e të benzinës të përballueshëm!
Në Shesh të gjithë… për të protestuar fuqishëm edhe për vjedhjen skandaloze të 33 km rrugë Kardhiq-Delvinë të cilat nga 75 milion euro përfunduan në 108 milion… për atë stadium “kombëtar” me 20 mijë vende që nga 55 milion e përfunduan me 75 milion euro… për rrugën e Arbërit të lënë ende pa përfunduar, të vjedhur e stërvjedhur deri më sot nja tre herë… e për t’i pështyrë në surrat ata karagjozë “artistë -polifonistë” që aq neveritshëm vazhdojnë t’i këndojnë e thurrin këngë Partisë e Udhëheqësit të saj për sukseset e arritura… Zot o zot çfarë trushpëlarje tmerri!
Për t’u thënë Ndal! – vrasjeve të përditëshme nga Shkodra deri në Vlorë… ku shqiptarët vriten mes tyre si në Palermon e dikurshme të viteve ’50!
Në Shesh për t’u thënë Mjaft! përçarësve të PD, Opozitës shqiptare… me Bashët, Alibeajt, Bardhët, Gjekmarkajt e Joridat në krye, të paguar e të instruktuar nga dora e zezë antishqiptare e Ramës!
Të dalim e të protestojmë fuqishëm edhe kundër disa ambasadorëve e ndërkombëtarëve sharlatanë e palaço që kanë kohë që janë rreshtuar në krah të gangsterrit kryeministër e kundër teje e kundër vetë Shqipërisë, o popull..
Në Shesh kundër së keqes së madhe që e ka zënë për fyti Shqipërinë e shqiptarët… por në Shesh jo për gallatë e për të kaluar nja dy orë e as për të bërë Selfie me celular, po për të protestuar fuqishëm për rrëzimin e kësaj bande kriminale në pushtet e të këtij kryeministri antishqiptar që ju a ka vënë shkelmin në fyt…!

7 korrik 2022 - Protestë Kombëtare
7 korrik 2022 – Protestë Kombëtare

Në Shesh për Drejtësinë e kapur kokë e këmbë nga banditi Rama… kundër Medias së blerë e që i shërben bandës kriminale në pushtet… Kundër 95 % të të gjitha pushteteve që sot janë në duart e një Neodiktatori paranojak e pervers si Edvini…
Në shesh kundër drogës e oligarkëve kriminelë të Ramës e PS-Rilindjes antikombëtare… por edhe kundër deputetëve, ministrave e kryebashkiakëve të tyre që po bëjnë kërdinë në Atdheun tënd o shqiptar!
Në Shesh të gjithë për të protestuar fuqishëm e madje edhe për t’u përleshur po qe nevoja me kryebanditin e bandën e tij të drogës, abuzimit, hajnisë antidemokracisë e antishqiptarisë… pasi të dhunshmit largohen nga pushteti po ashtu siç vijnë në të: me dhunë!
Shqipëria në rrezik!! ç’duhet të bëjmë ne!?
Asgjë më shumë se detyrën tonë qytetare, kombëtare e patriotike dhe obligimin ndaj vetes, familjes sonë e Atdheut tonë…!
Asgjë nga ato çka kemi bërë kaq keq fatkeqësisht për vite me radhë, por le të bëjmë njëherë të vetme në historinë tonë kombëtare atë që duhet të bëjmë për së mbari… madje urgjentisht: Të shpëtojmë veten e Atdheun nga mbeturinat komuniste e antishqiptare!!
T’i hapin Shqipërisë sonë një dritare dinjitoze europiane e t’u lemë fëmijëve, nipave e mbesave tona një të nesërme puro shqiptare, pa këtë lloj llumi e pislliku që kemi ndër këmbe tash e sa vjet!
Të gjithë në Shesh me 7 korrik 2022!
A.R.D

*Titulli redaksional radiaandradi.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.