back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Të jesh i djathtë & të jesh i majtë – Si e bëjnë dallimin të huajt

Gazeta

Alternativa e gjetjes së vetvetes...
Alternativa e gjetjes së vetvetes…

Të jesh i djathtë & të jesh i majtë

Si e bëjnë dallimin të huajt

-Kur një i djathtë nuk është gjahtar dhe nuk i pëlqen armët, ai nuk del për gjah dhe nuk blen armë;
-Kur një i majtë nuk është gjahtar dhe nuk pëlqen armët, kërkon që të ndalohet gjuetia dhe njëkohësisht edhe shitja e armëve.
 
-Kur një i djathtë është vegjetarian, nuk ha mish;
-Kur një i majtë është vegjetarian, organizon një fushatë kundër ushqimeve me mish dhe krijon një Ojf për të ndaluar ngrënien e mishit.
 
-Kur një i djathtë është homoseksual, bën jetë normale;
-Kur një i majtë është homoseksual, bën apologjinë e homoseksualitetit nëpër gazeta dhe TV, shkon në “gay pride” dhe akuzon për “homofobi” të gjithë ata që nuk mendojnë si ai.
 
-Kur një i djathtë e humb punën, i vihet kërkimit të një pune të re;
-Kur një i majtë e humb punën, shkon të qahet në sindikatë dhe merr pjesë në të gjitha manifestimet e mundshme kundra së djathtës.
 
-Kur një të djathti nuk i pëlqen një program televiziv, ndërron kanal ose fik televizorin;
-Kur një të majti nuk i pëlqen një kanal televiziv, ankohet nëpër portale dhe sidomos në Facebook, në TV-të e së majtës, si dhe propozon një peticion për të mbyllur kanalin televiziv që transmeton çfarë nuk i pëlqen atij.
.
Të Djathtë & Të Majtë
Të Djathtë & Të Majtë
-Kur një i djathtë është ateist, nuk shkon as në kishë dhe as në xhami;
-Kur një i majtë është ateist, përndjek të gjithë ata që besojnë në Zot, denoncon ata që mbajnë simbole fetare dhe kërkon që të ndalohen kremtet fetare në publik.
 
-Kur një i djathtë ka probleme ekonomike, kërkon mënyrën për të punuar më shumë, mundësisht për të bërë dhe një punë të dytë, dhe me sa mundet, kursen;
-Kur një i majtë ka probleme ekonomike, ua hedh fajin të djathtës, bizneseve private, sipërmarrësve, borgjezisë, kapitalizmit etj. etj., dhe orvatet të depërtojë në ndonjë parti – ku t’ia qëllojë – për të zgjidhur problemet e veta ekonomike.
 
-Kur një i djathtë e lexon këtë shkrim, qesh dhe ua dërgon miqve që të qeshin edhe ata;
-Kur një i majtë e lexon këtë shkrim, xhindoset, e quan fashist atë që e ka shkruar dhe ia ka dërguar, duke u rrekur sidomos të zbulojë “autorin fillestar”.
 
Për vete qesha… dhe e postova vetëm për “miq”
 
Marrë nga muri i fb i Aurel Plasarit, 7 shkurt 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.