Të lexosh Radët – si të prekësh nji enciklopedi njerzore
nga Kazanova Aliaj
(nga cikli “Fund javë me Kazanovën”)
Mjeshtëri Lazër Radi asht dëshmi e atij modeli me nji performë njerzore të nji niveli të lartë, sa pretendon dhe i jep randësi të jetuarit me nji program të pasun jetik edhe pse i privuar nga liritë e tija (gjë kjo që të zbeh dëshirën të jetosh e jo ma të shkruash), ai asht i fuqishëm përtej reales.
Pikërisht në këto kushte gjatë gjithë kohës, ai ka shtuar produktivitetin e veprave të tija e po kështu i biri i të jatit, në kushtet plot turbullime sociale i ofron lexuesit veprat e të jatit dhe të tijat, si nji ordinator shpirtëror, ku i jep të kuptojë ma të vlefshmin mendim: që “…ti o bashkudhëtari im, do të bashkëjetosh me sfidën duke u përsosur si njeri, që ta përjetosh udhëtimin tënd njerzor mbi tokë, me dinjitet që shoqëria të ketë progres…!” – Këto janë mesazhet e fuqishme të veprave të mjeshtrit Lazër Radit, të përcjella me dinjitet dhe të tjera vepra që ne kemi fatin t’i gjejmë dhe t’i lexojmë…!
Ky asht konkluzion i lexuesit dhe i imi sepse duhet të kuptojmë, që diferenca e shkrimeve të Radi&Radi, me veprat dogmatike vrasëse të real-socializmit dhe ktyne gjenive të deformuar janë thellësisht ndryshe dhe me të tjera vlera artistike e njerzore, që i shërben fuqizimit të subkoshiencës së lexuesit…
Të lexosh Radët, është si të prekësh nji enciklopedi njerzore.
Kaq lexues i dashur, vërtet takohemi këtu në nji post të rëndësishëm social dhe njerzor… unë si ju që shtegëtojmë bashkë në kët botë të pandreqëshme!
.