back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Tentativa” – rrëfim nga Anthony Perdoda

Gazeta

Anthony Perdoda
Anthony Perdoda

“Tentativa”

rrëfim nga Anthony Perdoda

Në vitin 1973, fill mbasi mbarova gjimnazin më morën ushtar, ndërkohë që shokët e mi klasës me përjashtim të ndonjërit, të gjithë vazhduan në shkollë të lartë…
Ato kohë ishin më të vështirat e jetës sime, sepse kisha mbaruar me mesatare 9.7, por drejtori i gjimnazit u kujdes që në asnjë mënyrë unë të mos shkoja në universitet. Në fakt, edhe unë vetë e dija mirë, se nuk më lejonin të vazhdoja, mbasi isha nip i “kriminelit antikomunist” të vrarë në mal në përpjekje me bandat e Zonës së Parë Operative.
Kaq shumë u përpoq ai faqezi drejtor sa edhe në një incident që na ndodhi në mbrëmjen e fundit të maturës kërkoi të ma ngarkonte mua peshën e saj, bile ai provokoi edhe një mbledhje diskredituese ku synonte të më vinin prangat. Aq të madhe e bëri në Komitet të Partisë së Rrethit, sa në atë mbledhje pati edhe përfaqësues nga ky komitet, Komiteti Ekzekutiv Seksioni i Arsimit dhe Dega e Brendëshme.
Mbas një ore sulm mbi mua, falë shokëve të mi që nuk pranuan të instrumentalizoheshin dhe të më fajsonin mua si “armiku i klasës” munda t’u shpëtoj nga kthetrat.

Këndej kaluan të poshtërit. Prisja drunj dhe bëja sikur nuk i shihja...
Këndej kaluan të poshtërit. Prisja drunj dhe bëja sikur nuk i shihja…

Fill pas kësaj mbledhjeje, m’u krijua një gjendje tepër tepër e rëndë psikologjike aq sa shpesh herë kam menduar edhe arratisjen, pavarësisht se kurrë nuk e ndërmora një hap të tillë. Aq i tronditur isha sa sikur edhe vetëm 10 % shpresë të kisha se do t’i shpëtoja plumbit të ushtarit, unë do ta mësyja kufirin. Asnjë shpresë nuk kisha më, dhe asnjë interes për të jetuar në atë vend. Nuk e bëra kurrë atë akt. Bile edhe sikur të qëllonte që të isha në kufi dhe të më jepej shansi të arratisesha, nuk do të mund ta bëja kurrë.
Arsyeja e vetme dhe më madhorja që më pengoi ta bëja ishte se nuk mund ta pranoja që “liria ime” të bëhej skllavëria familjes së cilës i përkisja.
Ja dija mirë shijen persekutimit që na bënë për atë që xhaxhai ishte aktivizuar me forcat antikomuniste të Mirditës. Ndaj thashë: Kurrë!
Llogjika e këtij shkrimi të shkurtër:
Nuk e di sesi dikush mund të mburret si i persekutuar sot në një kohë kur thjesht për ëndrra rinie ka tentuar të kalojë kufirin dhe ka marrë në qafe vehten dhe gjithë familjen. Aq më tepër të shitet si i djathtë. Si raste të tilla që nuk të lënë radhë të flasesh, por vetëm të dëgjosh ata di mjaft.

Marre nga Muri i FB Anthony Perdoda, 7 korrik 2023

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.