Testi Veliaj
nga Elona Caslli
Ndonëse tingëllon absurde, individi Erion Veliaj me qëndrimin e tij, me vjedhjen e tij, me mashtrimin e tij dhe me gjithçka tjetër, në mënyrë të pandërgjegjshme formësoi një “test moral” për shoqërinë shqiptare dhe për të vetëquajturit intelektualë, artistë e gazetarë.
Askush nuk do ta mendonte se ky individ me një bashkësi të pafundme vesesh, do t’i kryente një shërbim kaq të shëndetshëm shoqërisë shqiptare.
Ishte një lloj procesi si ai i “Hapjes së dosjeve”.
Testi Veliaj vuri në provë akademikë, gazetarë, shkrimtarë, artistë e qytetarë dhe na rrëfeu qartazi dosjen përkatëse të secilit.
Hapja e dosjeve që duhej kryer vite e vite më parë, duket se po merr jetë tani, në këtë kohë tragjike për vendin, si për të na kujtuar faktin se pa kuptuar çka jemi, nuk mund të shndërrohemi në atë çka duhet të jemi.
Post Scriptum – “Testi Veliaj” pajisi gjithkënd me dosjen përkatëse. Gjithkush u vu përballë vesit apo virtytit që zotëronte.
Tashmë kushdo është thjesht dhe vetëm një dosje e hapur…
Marrë nga Muri i FB, Elona Caslli, 3 prill 2024