back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Teuta dhe Teutonët – nga Ferdi Memelli

Gazeta

Luftërat Ilire - Mbretëresha Teuta dhe Ambasadori Romak
Luftërat Ilire – Mbretëresha Teuta dhe Ambasadori Romak

Teuta dhe Teutonët

nga Ferdi Memelli

Teuta (Τεύτας, Teuta) – Mbretëreshe ilire, ndoshta gruaja e Agronit. Shfaqet për herë të parë në vitin 230 p.K., si aleate i Demetrius II, mbret i Maqedonisë. Ajo drejtonte një shtet që ishte bashkësi e panumërt fisesh pirate, ku ajo vetë nuk hezitoi për të pasur nën sundim edhe Jonin. Në vitin 230 p. K., ajo rrethoi Fenicën (Finiqin) në Epir, duke fituar përveç një pasurie të madhe, edhe Aleancën Epirotase të Akarnanisë. Por, meqënëse në Fenice (Finiq) ishin grabitur dhe vrarë disa tregtarë romake, Senati dërgoi Teutës, ndërkohë që ajo ishte e zënë me rrethimin e Issa, një ambasador për të kërkuar shpërblimin, gjë që duket se u mohua; dhe meqë një nga përfaqësuesit ligjorë ra në pritë, Roma votoi për luftë kundra saj në pranverë të vitit 229, nën udhëheqjen e konsujve A. Postumio Albino dhe Cn. Fulvio Centumalo. Ndërkohë kishte vdekur Demetriusi II. Për të parandaluar ndonjë dezertim te romakët të armiqve të saj në Jon, Teuta pushtoi edhe Korkyrën (Korfuzin) dhe goditi me flotën e saj në Paxos klanet etolo-akease. Por, për shkak të tradhtisë së Demetrius Fario (Dhimitër Fari) dhe superioritetit të dukshëm të flotës romake, Teuta u mund. Ajo u rezistoi duke u vendosur në pjesën e poshtme të Bocche di Cattaro (Bokat e Kotorrit) deri në fillimet e vitit 228, kur Teuta kërkoi paqe. Ajo e realizoi atë, me kushtin e heqjes dorë nga Iliria e Poshtëme dhe çdo ndërhyrje, nga toka dhe deti, deri në jug të Lissusit (Lezhës).
Më pas, për Teutën nuk dihet asgjë.
(Enciklopedia Treccani, online – përsht. jozef radi)
.
Mbreteresha Teuta
Mbreteresha Teuta
25 maj 229 para erës sonë.
Roma pushton Ilirinë me pretekstin e vrasjes së ambasadorit romak nga mbreterësha Teuta.
Në këtë pikturë është mbretëresha ilire Teuta, ne momentin që jep urdhërin për vrasjen e të dërguarit romak. Ka pasur shumë opinione, për këtë ngjarje pro dhe kundër veprimit të Teutes, por një miku im Ferdi Memelli, nga studimet që ka berë, e përmbledh ngjarjen në këtë mënyrë.
Së pari, ambasadori Romak e ofendon Teutën në një asamble me të gjithë prijësit dhe gjeneralët e Teutës të pranishëm.
Së dyti, të gjithë ilirët e pranishëm u ofenduan në ekstrem nga fjalët e ambasadorit romak i cili e fyu haptas nderin e mbretëreshës së tyre.
Së treti, arsyeja pse ambasadori romak nuk u ekzekutua në vend është pikërisht sjellja me përgjegjësi e Teutës: Ajo e thirri këshillin e gjeneralëve të saj për të kuvenduar, dhe për të parë se ç’vendim duhej të merrej, duke pasur parasysh se ndëshkimi i romakëve do të sillte një përgjigje gjakmarrëse nga vetë Roma. Këshilli, dhe jo vetëm Teuta, vendosi të ndëshkonte romakët për fyerjen që i kishin bërë Mbretëreshës së tyre. Në këtë kohë, romakët kishin përgatitur anijet për t’u larguar. Ndërkohë ilirët konfiskojnë anijet e tyre dhe njërin nga ambasadorët – ai që ofendoi mbretëreshën – u vra, kurse tjetri tjetri u kap rob. Me këtë veprim, Teuta dhe ilirët nuk treguan papërgjegjësi, por një sens të lartë të nderit. Në fund të qëndresës së saj kundra Romës, Teuta, me shembullin e saj të vetsakrifikimit, u bë legjendare në Europë, dhe frymëzoi fiset Kelte dhe Teutonike në luftën e tyre kundër Perandoriseë Romake.
Frymëzimi i Teutës për fiset teutonike (gjermano-kelte) është fakt historik, jo stil shkrimi. Shprehja “Furitë teutonike”: i referohet vetëvrasjes në masë të grave teutonike, duke mbajtur në buzë emrin e Teutës që u hodh nga shkëmbi 120 vite përpara, mbasi Teutonet humbën në vitin 101 p.e.s betejën ndaj Romës në jug të Francës.
Historianët gjermanë e konsiderojnë racën ariane me prejardhje Ilire, dhe linguistika historike e lidh emrin “Teutonik” me frymëzim të drejtpërdrejtë dhe me prejardhje nga Mbretëresha ilire Teuta…
Marrë nga muri i Mirel Sharrxhi, 24 maj 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.